Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Raporti i radhës i KE-së për Bullgarinë – çfarë është e reja, çfarë është e vjetra dhe sa duhet të emocionohemi për të

БНР Новини
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Ekatrina Zaharieva (në mes), Ministrja e drejtësisë Cecka Caçeva dhe Ministri i punëve të brendshme Mlladen Marinov në brifing në Këshillin e Ministrave në lidhje me raportin e Komisionit Evropian për Mekanizmin e bashkëpunimit dhe Verifikimit.
Foto: BTA

Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian që nga fillimi i vitit 2007, por akoma mbetet objekt monitorimi nga ana e Komisionit Evropian për sa i përket gjendjes së drejtësisë dhe rendit të brendshëm. Monitorim të tillë po implementohet edhe për Rumaninë. Dy shtetet, pavarësisht se tashmë 11 vjet janë anëtare të bashkimit akoma nuk e kanë justifikuar plotësisht besimin e dhënë atyre paraprakisht. Monitorimi nuk është aplikuar për asnjë shtetet tjetër në BE, as për ato që hynë në BE më vonë. Disa analizatorë e komentojnë këtë si shfaqje e diskriminimit, të tjerë mendojnë se është poshtërim, siç për Bullgarinë dhe Rumaninë, ashtu dhe për vetë BE-në.

Në vitin 2016 flitej se monitorimi i Rumanisë mund të anulohej për shkak të sukseseve të arritura nga ajo atëherë. Por jo për Bullgarinë, treguesit e së cilës atëherë nuk jepnin arsye për pritje pozitive në të ardhmen e afërt. Tani, në vitin 2018 Komisioni është i mendimit se Rumania ka treguar prapambetje në procesin e reformës së gjyqësorit, kurse Bullgaria ka shënuar përparim në lidhje me pavarësinë e pushtetit gjyqësor, kornizën legjislative dhe kriminalitetin e organizuar dhe kontrollimi i shtetit tonë për këto treguese mund të pezullohet përkohësisht. Monitorimi për tre treguesit e tjerë – reforma e gjyqësorit, korrupsioni në pushtet dhe korrupsioni në aspekt më të gjerë, mbetet. Sipas zyKryetarit të KE-së Frans Timmermans “në se Bullgaria vazhdon përpjekjet e saj për zbatimin e 17 rekomandimeve (të lidhura me 6 treguesit e monitoruar – shën. auroti) të bëra bashkë me raportin e vitit të kaluar sipas Mekanizmit të Bashkëpunimit dhe Verifikimit, në vitin 2019 monitorimi mund të përfundojë.

Raporti u komentua me entuziazëm nga qeveritarët në Bullgari. Sipas mendimit të ministres së punëve të jashtme Ekaterina Zahrieva dokumenti është objektiv, kurse sipas Ministres së drejtësisë Cacka Caçeva ai pohon pakthyeshmërinë e reformave të kryera. Sipas eurodeputetit nga Partia Popullore Evropiane Svetosllacv Malinov “fakti më i rëndësishëm tani është se Bullgaria mbetet nën mbikëqyrje”, kurse deputeti evropian Angell Xhambazki është i mendimit se mekanizëm i tillë i kontrollit duhet të aplikohet edhe në shtetet të tjera evropiane, në këtë numër edhe në Gjermaninë”.  Duke pasur parasysh përfundimet e Komisionit se akoma mungojnë “rezultate bindëse në Bullgari për sa i përket korrupsionit në pushtet”, nga Partia Socialiste Bullgare insistojnë se rekomandimet për luftimin e korrupsionit nuk janë marrë parasysh dhe pavarësisht se pritet përfundimi i Mekanizmit për Bullgarinë, pyetjet dhe pritjet ndaj qeverisë mbeten.

Një ditë para shpalljes së Raportit të KE-së për Bullgarinë u bë e qartë se në Këshillin e BE-së po diskutohet mundësia për implementimin e mbikëqyrjes së epërsisë së ligjit në tërë BE-së. Brenda disa ditëve të ardhshme Parlamenti Evropian duhet të japë mendimin e tij për zbatimin e këtij mekanizmi mbarevropian të mbikëqyrjes së epërsisë së drejtësisë, të pranuar në vitin 2014, i cili deri tani është përdorur vetëm një herë. Pritet se Parlamenti Evropian do të bëjë thirrje për zëvendësimin e Mekanizmit për Bashkëpunim dhe Verifikim ndaj Bullgarisë dhe Rumanisë me këtë mbikëqyrje mbarevropiane. Dhe kjo duket e arsyeshme, po ta kemi parasysh se raportin e Presidencës austriake të Këshillit të Bashkimit Evropian për besimin në institucionet publike dhe parimet e shtetit të së drejtës. Sipas të dhënave të përfshira në këtë raport për vitin e kaluar besimi në qeveritë kanë pasur vetëm 37% e qytetarëve evropianë, në parlamentet – vetëm 36%, kurse besimi në Parlamentin Evropian është vetëm 42%. Në këtë sfond emocionet e tanishme për këtë a do të përfundojë monitorimi për Bullgarinë dhe në çfarë kushtesh, ndoshta janë të parëndësishme.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD