Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë e nxënësve në Akademinë Bullgare të Shkencave zbulon bukurinë e qyteteve Trjavna, Mellnik dhe Sofja

БНР Новини

Nxënësit nga Shkolla e Lartë Kombëtare e Arteve të Aplikuara “Shën Lluka” vendosën këmbalecët e veta në qytete me histori shumëshekullore që të tregojnë përmes pikturave sesi kishat piktoreske, urat, rrugët dhe shtëpitë ndryshojnë pamjen shpirtërore të qytetit.

Снимка

Pikturat e përfshira në projektin “Trashëgimia Kulturore Evropiane”, tanimë janë eksponuar në hyrjen e godinës qendrore të Akademisë Bullgare të Shkencave. Me veprat e veta, të cilat zbulojnë të kaluarën e bukur arkitekturore të qyteteve Trjavna, Mellnik dhe Sofja, piktorët e rinj marrin pjesë në konkursin e Institutit të Nxënësve pranë Akademisë Bullgare të Shkencave për gjimnazist me interesa në fushën e shkencës së artit dhe të arteve të bukura.

Снимка

СнимкаAkademia Bullgare e Shkencave përpara 5 vjetëve ringjalli diçka e cila ka ekzistuar prej shumë kohe – lëvizjen TNTM /Krijimtari teknike dhe shkencë për të rinjtë/ – tregon akademiku Petër Kenderov. Ideja është që nxënësit me prirje ndaj veprimtarisë studimore të inkurajohen në nismat e tyre shkencore. Gjatë këtij viti për herë të parë lejuam dhe projekte në fushën e artit dhe të shkencës, prandaj dhe nxënësit nga Shkolla e Lartë Kombëtare e Arteve të Aplikuara “Shën Lluka” e bënë këtë ekspozitë me piktura nga trashëgimia kulturore evropiane tek ne. Në pikturat e veta piktorët e rinj paraqitin përmes vetëdijes së vet atë që e kanë parë në qytetet e lashta bullgare në bazë të një mënyre interesante dhe të papritur. Për ta bota duket në mënyrë më të ndryshme dhe është mirë të hedhim një vështrim në të përmes syve të tyre, që të vështrojmë në të ardhmen.

Снимка

Nxënësit e klasës së 12 Cvetelina Kumanova dhe Llëçezar Vlladimirov zgjedhin për frymëzimin e vet qytetin rilindës Trjavna.

Kjo është e ashtuquajtura “Urë me gungë bashkë me kambanoren pas saj – tregon për pikturën e vet Cvetelina. E zgjodha pikërisht këtë vend, sepse është kureshtja më e madhe, e cila mund të shikohet në qytet. Kur e morëm vesh se mund të shkojmë në Trjavna, bëmë një studim dhe pjesa me e madhe prej nesh piketuan pikërisht urën e vjetër. Prandaj dhe në ekspozitë do të gjeni piktura me pamje të saj të ndryshme.

Снимка

Piktura ime po kështu është nga qyteti Trjavna, por tregon një nga rrugët e mëdha rreth urës – përfshihet në bisedë dhe Llëçezari. Kujtohem se, qe një pasdite, në të cilën hija e diellit binte mbi vet rrugën. Që të mund të krijoj këtë pamje të shkëlqyer dhe të papërsëritshme, përdora mjaft ngjyra dhe materiale të ndryshme.

Снимка

Pikturat më të mira në ekspozitë do të dekorohen në sesionin shkencor për nxënës. Atëherë do të marrin vlerësim dhe projekte në fushën humanitare, kimi, fizikë, matematikë, informatikë, biologji, ekologji, robotikë. Autorët e dalluar do të kenë shansin të kalojnë një muaj të tërë në laboratorët e Akademisë Bullgare të Shkencave. Dhe të provojnë aparaturën nën drejtimin e shkencëtarëve.

Снимка

Qëllimi ynë është që të mund të tregojmë se çfarë do të thotë jeta shkencore, sepse fëmijët marrin pjesë në konferenca, bisedojnë me shokë të tyre të tjerë, debatojnë me jurinë dhe këto janë përsëri elemente të shkencës – tregon akoma akademiku Petër Kenderov. Unë jam i sigurt, se kudo që të shkojnë, ata do të realizohen mirë, me qenë se kanë përvetësuar mënyrën e qëndrimit studimor ndaj çdo gjëje që bëjnë. Disa nga nxënësit e Institutit tanimë po marrin pjesë në konkurse shkencore për të rinj nga të dyja anët e Oqeanit Atlantik dhe prezantohen shkëlqyeshëm, marrin dekorata, prezantojnë veten si dhe Bullgarinë. Kështu që vendi ynë qëndron në hartë–në fushën e shkencës ne nuk jemi më mbrapa nga shtetet më të zhvilluara evropiane.

Gjatë vitit 2000 me rastin e Vitit Ndërkombëtar të Matematikës disa organizata shkencore bashkë me Istitutin e specializuar të Akademisë Bullgare të Shkencave themeluan Institutin e Nxënësve për Matematikë dhe Informatikë. Në sajë të buxhetit të lëshuar çdo vit rreth 100 fëmijë marrin pjesë në shkollën verore studimore, kurse gjatë kohës tjetër punojnë me shkencëtarët. Sot shpresa e institutit është të marrë financim dhe në fushat e tjera shkencore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Diana Cankova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD