Fshatrat me jetë të shuar në Bullgari, ku ka vdekur edhe banori i fundit, janë rritur 5 herë për 2 vjetët e fundit. Shkaqet për shpopullimin e tyre janë lidhur me probleme të ndryshme dhe vetëm nga zgjidhja e tyre varet nëse njerëzit do të venë re mundësi të reja për t’u vendosur në një mjedis të qetë dhe të pastër ekologjikisht.
Deputeti evropian Andrej Novakov krijoi një rrjet social në gjuhën bullgare dhe angleze, i cili i lidh fshatrat tona me njerëz nga e gjithë bota. "Селоводител" – Selovoditel /“Fshatrrëfyes”/ mund të kthehet në një dritare, përmes së cilës fermerët të mund të shikojnë tokat tona pjellore dhe të begata, kurse bullgarët e rinj dhe të huaj, vendi i punës i të cilëve është pranë kompjuterit, të pëlqejnë ndonjë shtëpi të braktisur për shtëpi të vet.
“Çdo një i cili ka kujtime të shkëlqyera nga ndonjë fshat bullgar, ka zbuluar ndonjë destinacion shumë pak të njohur për pushim për fundjavë ose për një pushim më të gjatë, mund ta popullarizojë përmes "Селоводител" – Selovoditel /“Fshatrrëfyes”/ – tregon idenë e tij Andrej Novakov. Në këtë mënyrë, fshatrat, të cilat u prekën më shumë nga kriza demografike, do të përkrahen. Siç çdo një njeri tregon anën e vet më të mirë në rrjetet sociale dhe e prezanton veten në mënyrën më të mirë të mundshme, do të bëjmë absolutisht të njëjtën gjë dhe me fshatrat. Kështu që njerëzit, të cilët interesohen nëse në një vend të caktuar ka kopsht për fëmijët dhe shkollë, sa larg gjendet ai nga rruga më e afërt kryesore dhe nga spitali, a ka mbulim telefonik dhe internet të mirë, do të gjejnë informacionin e tyre të nevojshëm të platformës sonë. Shpresoj që në sajë të "Селоводител" – Selovoditel /“Fshatrrëfyes”/,ata të përkrahin ekonominë vendase dhe të vizitojnë ndonjë fshat bullgar, të qëndrojnë në ndonjë shtëpi për miq, të blejnë gazetën vendase, të bëjnë pazar nga dyqani vendas. Me këtë hap të vogël do të mundohemi të ndajmë procesin e shpopullimit, dhe përse jo dhe të fillojmë ta kthejmë.”
Që të vendosen njerëzit në fshat, ata kanë nevojë prej rrugëve të mira dhe vijave hekurudhore, të cilat t’i lidhin me qytetin e madh, prej një ndihme të garantuar mjekësore, prej një sigurie për jetën e vet dhe për pronën. Këto janë gjithë shkaqe, të cilat i kthejnë në të vdekura qytetet e vogla tek ne – bashkë me emigrimin në tërë vendin tonë për shkak të mungesës së punës.
“Gjatë viteve të fundit po punohet në këto drejtime dhe pavarësisht se gjithmonë lë për të dëshiruar, u krijuan rrugë, që të mund të lehtësohet prania deri tek shumë vende të populluara – thotë deputeti evropian. Në shumë prej tyre qe investuar në bazë të Programit për zhvillimin e rajoneve fshatare. U krijuan rrugë të reja, u meremetuan shkollat, u rinovuan ujësjellësit, në mënyrë që të mund të zgjidhen probleme, të cilat janë grumbulluar me dekada të tëra. Përveç kësaj u ndanë investime për mbrojtje dhe siguri në lidhje me krimin shtëpiak , kështu që policët të patrullojnë në regjim të caktuar.”
Kisha të lashta, kala mesjetare, muze, produkte vendase dhe festivale-fshatrat tona mund të jenë atraktive jo vetëm me ajrin e vet të pastër dhe me pamjet piktoreske. Aq më tepër, se gjithnjë e më shumë evropianë kërkojnë jetë larg nga zhurma, trafiku dhe ndotja e qytetit të madh – aty ata nxjerrin paratë e veta, por në mbrëmje kthehen në shtëpinë e vet në fshat.
“Shumë njerëz, përfshi dhe unë, kur venë re një godinë të vjetër e të shkatërruar nga ferma kooperative agrare ose diçka tjetër, e cila nuk përdoret më prej kohe, e konsiderojnë vetëm si shkatërrim – pohon Andrej Novakov. Shyqyr që takohen dhe njerëz sipërmarrës, për të cilët kjo është një mundësi të zhvillojnë një bujqësi natyrale ose veprimtari të cilat mund të realizohen vetëm në vende të populluara të largëta. Shumë biznese të reja tanimë japin mundësi të punosh që në shtëpi – është e mjaftueshme të kesh internet, në mënyrë që të mund të ikësh nga trafiku dhe nga zhurma e madhe e qytetit të madh. Kështu që fshatrat me mbulim të mirë të celularit mund të ofrojnë dhe qetësi dhe kushte për të punuar nga shtëpia.”
Në rrjetin social çdo një konsumator mund të bëjë profilin e fshatit të tij të dashur, duke ngarkuar foto dhe një informacion kureshtar, i cili do të përkthehet dhe në gjuhën angleze. Sipas fjalëve të deputetit evropian, ky është vetëm një hap i vogël për ringjalljen e fshatit bullgar, që të mos të mbetet toka e papërpunuar dhe të mos të qëndrojnë shtëpitë e braktisura.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: selovoditel.andreynovakov.eu
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..