Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

„Otello, Arapi i Vlorës“ i Ben Blushit me përkthim në gjuhën bullgare

БНР Новини

Romani më i përkthyer, më i lexuar dhe më i dekoruar shqiptar për disa vitet e fundit doli në tregun bullgar. Bëhet fjalë për “Otello, Arapi i Vlorës” të Ben Blushit. Prezantimi i tij ishte organizuar nga specialiteti “Ballkanistika” i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrit”. Përkthimi është bërë nga doc. dr. Ekaterina Tërpomanova, moderatorja e ngjarjes ishte doc. dr. Rusana Bejleri – profesoresha e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Снимка

Ndër të pranishmit ishte Ambasadori i Republikës së Kosovës në Sofje Shkëlqesia e Tij Zoti Edon Cana bashkë me Ministrin Këshilltar të Ambasadës Delfin Pllana. Përfaqësuesit e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë ishin në krye me Këshilltarin e Parë Novruz Çeta. Ngjarjen e respektuan profesorë, studentë, gazetarë dhe adhurues të letërsive ballkanike.

Detyrën jo të lehtë të popullarizojë një letërsi të vogël, siç është letërsia shqiptare e ka ndërmarrë shtëpia botuese “Izida”. Ky është titulli i tretë shqiptar i publikuar nga ajo. Vështirësitë janë të shumta dhe një prej tyre doli se është udhëtimi shumë orësh mes Sofjes dhe Tiranës, i cili e pengoi autorin të marrë pjesë në promovimin e librit.

doc. dr. Ekaterina TërpomanovaBen Blushi është mbajtësi i Çmimit për letërsi të Bashkimit Evropian dhe ky ishte një nga kriteret për zgjedhjen e tij – tha botuesi Pllamen Totev. Natyrisht na bëri përshtypje dhe tematika e librit, sepse subjektet e Shekspirit janë të përhershme dhe gjithmonë janë interesante interpretimet e tyre të ndryshme. Shpresoj se libri do të ketë sukses edhe në Bullgari – ka mjaft premisa për këtë dhe në vend të parë është përkthimi i shkëlqyeshëm i Ekatrina Tërpomanovës. Unë personalisht nuk kuptoj gjuhën shqipe, por këtë që e lexova në variantin bullgar më flet për një gjuhë të pasur dhe të përsosur. Subjektet e Shekspirit mund të jenë interesante, por me rëndësi është mënyra e shkrimit të tyre, mënyra e rrëfimit. Dhe për këtë tingëllim të bukur në gjuhën bullgare kontributi është i përkthyeses.”

Lajmi i mirë është se në të ardhmen e afërt presim të paktën dy libra të tjerë të autorëve shqiptarë që do të botohen në bullgarisht. Ja se çfarë shpjegoi për këtë Pllamen Totev:

Paraqitja e këtij libri në gjuhën bullgare nuk është një gjë episodike. Përkundrazi, kemi një program për botimin e autorëve aktualë shqiptarë. Luan Starova ishte i pari në të. Pavarësisht se ai jeton në Maqedoni është pjesë e letërsisë shqiptare. Në gjuhën bullgare tashmë kemi tre libra të tij. Planifikojmë akoma dy autorë të tjerë, për veprat e të cilëve tashmë kemi marrëveshje për botim dhe i zotërojmë të drejtat e autorit. Njëri prej tyre është Grigor Banushi, i cili gjithashtu e fitoi Çmimin për letërsi të BE-së dhe tjetri është Rudi Erëbara.”

Përkthyesja doc. dr. Ekaterina Tërpomanova është gjuhëtare dhe është udhëheqësja e katedrës së Gjuhësisë së përgjithshme, indo-evropiane dhe ballkanike pranë Universitetit të Sofjes dhe siç ajo vetë tha, përkthimi i letërsisë shqiptare për të është një kënaqësi e madhe. Ju ofrojmë të dëgjoni fjalët e saj para mikrofonit të Radio Bullgarisë:




Foto: Pllamen Totev




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Simeon Nikollov -

Mbreti dhe Mbretëresha e re e letrave do të kurorëzohen në maj

Ata që meritojnë kurorat e rënda të Mbretit dhe Mbretëreshës së letrave do të përcaktohen mes fëmijëve bullgarë në mbarë botën që do të marrin pjesë në edicionin e pestë të konkursit të leximit në gjuhën bullgare. Ai organizohet nga ekipi i Shkollës..

botuar më 25-03-08 9.15.PD

Ekspozita e fotografive "Bosilegrad para dhe tani" prezantohet në Timishoara

Një ekspozitë fotografike "Bosilegrad para dhe tani" u hap në Bastionin “Maria Terezia” në Timisoara. Iniciator i projektit është Aleksandër Dimitrov - kryeredaktor dhe kryetar i Shoqatës "GLAS" (zëri). Ai shoqërohej nga një nga fotografët, Vlladislav..

botuar më 25-03-07 12.54.MD

Piktori Emill Stojçev zbulon imagjinatën si sistemin e tij të gjakut

Në një ekspozitë të paharrueshme "Imagjinata është sistemi im i gjakut" në Galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes, Piktori Emill Stojçevprezanton veprat e tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes. Për më shumë se 30 vitet e fundit, ai e ndan kohën e tij..

botuar më 25-03-05 6.10.PD