Disa shkencëtarë u nisën nëpër rrugën e karvanëve të karakaçanëve /ata janë një komunitet etnik greko-folës që jeton kryesisht në malet Pind në Greqi dhe në Malin Stara Pllanina në Bullgari/ që të mund të ndiejnë shpirtin e lirë të bashkësisë, e cila popullon tokat e Ballkanit shekuj të tërë me radhë, por edhe të mund të shikojnë me sytë e veta sesi trashëgimtarët e tyre ruajnë traditat e trashëguara dhe ritualet. Ekspozita “Nëpër rrugën”, e cila u hap më 5 nëntor në hapësirën kulturore “SKLLAD” në qytetin e duhanit-Plovdiv, tregon për studimin dyvjeçar në bashkësitë e karakaçanëve tek ne dhe në Greqinë Veriore. Ai është bërë prej shkencëtarëve në katedrën “Etnologji” të universitetit të Plovdivit.
“Theksi ynë në studim qe karakaçanët në Bullgari si një bashkësi lëvizëse – tregon docentja Krasimira Krëstanova, dekane e fakultetit filozofik-historik në universitetin e Plovdivit dhe drejtuese e projektit. Qemë tek njerëzit në qytetet Karllovo, Sopot, Sliven, si dhe në Komotini – në Greqinë Veriore, që të vërejmë se në çfarë mënyre ata kanë ruajtur kujtimin për këtë lëvizje. Karakaçanët janë barinj të cilët popullojnë Ballkanin prej qindra viteve dhe jeta e tyre është e lidhur me migracionin sezonal të familjeve, të fiseve dhe të kopeve midis kullotave dimërore dhe verore. Dhe pavarësisht se karakaçanët e sotëm janë vendosur në qytetet dhe fshatrat në Bullgari, Greqi, Turqi dhe Maqedoni, ata mbeten të lidhur me udhëtimin e përjetshëm të paraardhësve të vet dhe e prezantojnë këtë trashëgimi të vet përmes kujtimeve, dijeve, këngëve, fjalëve dhe festave.”
Deri më ditën e sotme nuk ka teori unike për prejardhjen e karakaçanëve. Disa shkencëtarë pohojnë se, bashkësia ikën nga kufijtë e Greqisë Veriore në fillim të shekullit të 19, pasi u rezistoi shtypësve dhe iu nënshtrua një therjeje në masë. Kurse disa të tjerë mendojnë se, karakaçanët të fundit mbrojnë Konstantinopojën dhe largohen gjatë vitit 1453, kur qyteti bie nën pushtetin osman. Deri në mesin e shekullit të kaluar ata zhvillojnë një jetë nomade – përpara se të kthehen në një komunitet modern dhe të vendosen në një vend, duke ruajtur kujtimin për rrugën, formimin e qytezave në mal, rritjen e barinjve, përpunimin e qumështi dhe veprimtaritë e tjera, të cilat kanë shënuar të kaluarën e fiseve dhe solidaritetin i cili është ruajtur midis tyre edhe sot e kësaj dite.
“Karakaçanët janë të krishterë ortodoks dhe ndjekin kalendarin festiv të kishës – thotë akoma docentja Krasimira Krëstanova. Por bashkë me këtë ata kanë rite mjaft të bukura, të lidhura me mënyrën e tyre nomade të jetesës. Në vjeshtë, karakaçanët zbresin nga mali dhe drejtohen drejt rrafshnaltës së Trakisë. Dhe duke u nisur në rrugë, ata respektojnë një rit të shkëlqyer – një grua e veshur bukur e hipur në kalë drejton të gjithë karvanin, i cili merr rrugën në jug. Kurse riti dasmor kërkon që ana e dhëndrit të bëjë një flamur, i cili quhet flambura, dhe me të në mënyrë rituale kalon i gjithë procesioni dasmor.”
Dikur karakaçanët kanë jetuar të mbyllur dhe janë martuar midis tyre, por sot ka martesa të shumta të përziera. Dhe pavarësisht se bashkësia e tyre kompakte ka mbetur në të kaluarën, ata i ruajnë traditat dhe i përdorin në momentet festive, thotë docentja Krasimira Krëstanova.
“Karakaçanët në realitet janë një bashkësi shumë e lashtë dhe vetë ata mendojnë se kanë ruajtur gjuhën e lashtë greke të Omerit – vazhdon ajo. Por, ka pikëpamje të shumta mbi këtë çështje, që ta shqyrtojmë në mënyrë të njëanshme. Dhe sot karakaçanët vazhdojnë të mirëmbajnë gjuhën greke – pavarësisht nga fakti se gjuhën, të cilën e kanë folur më herët në familje të jetë më tepër një dialekt arkaik. Kurse disa prej tyre e përvetësojnë mirë gjuhën moderne dhe në këtë mënyrë bëhen një urë e miqësisë midis popullit grek dhe atij bullgar.”
Përveç me fotografi piktoreske, rruga e karakaçanëve do të ilustrohet dhe me filmin me titull “Një udhëtim me karakaçanët” të regjisores Ekaterina Minkova. Ky film do të na tregojë jetën e tyre dhe identitetin kulturor të ruajtur prej tyre, i cili i bën një pjesë nga shoqëria jonë, thotë si përfundim docentja Krasimira Krëstanova.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal dhe BGNES
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..