Me rastin e Ditës së pishtarëve bullgarë 1 nëntor kryeqytetin e Maqedonisë e vizituan 20 shkencëtarë nga Bullgaria, kryesisht përfaqësues të Institutit Shkencor Maqedonas. Në Qendrën kulturore dhe informative bullgare në Shkup ishin prezantuar disa libra të botuara nga Instituti gjatë vitit 2018. Festa kombëtare u bë shkak për takimin e shkencëtarëve bullgarë dhe maqedonas dhe për shkëmbimin e mendimeve mbi çështje të ndryshme historike. Për atmosferën e mirë të ngjarjes kontribuuan nxënësit nga kori “Konstantin Kiril Filozof” pranë Gjimnazit për gjuhë dhe kultura të lashta në Sofje. Më shumë për këtë takim na tregoi doktori Anton Pançev, politolog dhe specialist i gjuhës shqipe në Universitetin e Sofjes, i cili na shpjegoi gjithashtu për bashkëpunimin e tij me shkencëtarët shqiptarë nga Maqedonia.
Foto: arkiv personal
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..