Aktiviteti regjional i Bullgarisë gjatë javës së kaluar kulmoi me takimin katërpalësh të nivelit të lartë në qytetin Varna midis Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Serbisë, në të cilin me ftesë nga Sofja mori pjesë dhe kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu.
Java e re fillon me pjesëmarrjen bullgare në takimin regjional në Bukuresht për inaugurimin e presidencës rumune të Strategjisë Danubjane të Bashkimit Evropian. Theksi kryesor në të dyja ngjarjet janë projektet e përbashkëta regjionale. Takimi i Varnës qe i përqendruar mbi diversifikimin e furnizimeve të gazit në Ballkan përmes qendrës shpërndarëse bullgare rreth qytetit Varna dhe terminalit grek për gaz të lëngësuar rreth Aleksandropulis, zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore midis shteteve në gadishull dhe idenë për këmbimin e moleve të porteve. Mes temave të takimit i cili zhvillohet sot dhe nesër në Bukuresht është aktualizimi i Planit për veprim të Strategjisë Danubiane e cila qe iniciuar nga Presidenca Bullgare. Pjesëmarrëse në strategji janë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian – Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Republika e Moldavisë dhe Ukraina. Për të marrë pjesë në takimin katër palësh Bullgaria ftoi kryeministrin Benjamin Netanjahu me idenë që Izraeli të kontribuojë për diversifikimin e furnizimeve energjetike për Ballkanin përmes gazsjellësit të Mesdheut Lindor /“East-Med”/.
Me qëllimin të kërkojë ndihmë për projektet regjionale në anë, jashtë vetë regjionit, në ditën e takimit të Varnës, qeveria bullgare paraqiti përpara Koresë së Jugut mundësi për realizimin e investimeve të huaja në ndërtimin përfundimtar të autostradave “Hemus” dhe “Deti i Zi”, të cilat janë pjesë nga Rrjeti Transportues Evropian, si dhe të autostradës “Ruse-Veliko Tërnovo” në drejtimin e Korridorit të Përgjithshëm Evropian të Transportit numër 9. Vetëm disa ditë përpara bisedimeve në Korenë Jugore, Sofja qe e vizituar nga ministri i jashtëm i Azerbajxhanit Elmar Mamadjarov. Në kontekstin e bashkëpunimit strategjik midis të dyja vendeve, Mamadjarov diskutoi me homologen e tij bullgare Ekaterina Zaharieva edhe tema, të lidhura me furnizimet e gazit dhe të infrastrukturës. Në lidhje me vlerësimin e Zaharievës në fushën e bashkëpunimit midis të dyja vendeve në energjetikë dhe transport ka mundësi të mëdha, por akoma të pashfrytëzuara. Zhvillime më të konsiderueshme në dialogun bilateral mund të presim në fillim të vitit të ardhshëm, kur kryeministri Bojko Borisov do të realizojë një vizitë punë në Baku.
Ndërkohë, ministrja e jashtme Ekaterina Zaharieva u nis për në Shtetet e Bashkuara, ku sot dhe nesër do të ketë bisedime jo vetëm mbi çështjet bilaterale dhe globale, por dhe mbi çështjet regjionale, jo vetëm me sekretarin e shtetit Michael Pompeo por dhe me drejtorin regjional të Institutit Kombëtar Demokratik mbi çështjet e Evropës Qendrore dhe Lindore.
Një vëzhgues i njohur bullgar e përcaktoi takimin katërpalësh në Varnë si kërkesë për të legjitimuar Bullgarinë, Greqinë dhe Rumaninë si një farë Beneluksi Ballkanik. Faktet përpara dhe pas kësaj ngjarjeje tregojnë se formati katërpalësh në fjalë është një element nga një politikë regjionale me një përfshirje shumë më të gjerë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..