Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të thurim ngrohtësi për njerëzit e pastrehë

БНР Новини

Njerëzit të cilët kanë humbur gjatë këtij viti shtëpitë e tyre, do të presin Krishtlindjen e vet të parë në rrugë bashkë me “veteranët e mbijetesës” në të gjithë vendin. Si dhe gjatë vitit të kaluar, një vit edhe më parë, dhe ai dimër edhe më i largët, që të gjithë ata do të kërkojnë ngrohtësi në kashunët e vet dhe vetëm një pjesë e vogël prej tyre do të kenë fatin të strehohen vetëm për një natë në ndonjë qendër krize. Sepse dhe gjatë këtij dimri vendet në institucionet sociale nuk do të mjaftojnë dhe sepse aty u kërkojnë kartë identiteti, të cilën pjesa më e madhe e njerëzve pa strehë nuk e kanë, për shkak të mungesës së një adrese të përhershme.

Tanimë për vit të shtatë të radhës fondacioni “Ka mënyrë” i ngroh njerëzit e pastrehë përmes fushatës së vet “ Thur një ngrohtësi”. Ai u jep njerëzve në nevojë të madhe punime të thurura në dorë duke shkatërruar muret e shpirtit të nëpunësve indiferentë. Festivali “Gërshetë shumëngjyrëshe”, përmes të cilit organizata po grumbullon mjete për njerëzit pa strehë, kësaj radhe do të zhvillohet më 3 dhe 4 nëntor në “Serdika centër” në kryeqytet.

Снимка

Misioni ynë është që të mund t’i ngrohim njerëzit pa strehë – të mund të mësojmë më shumë njerëz të punojnë me shtiza, që të kemi më shumë shalle të ngrohta, kapele, dorashka, çorape të cilat të mund t’i dhurojmë në ditët e ftohta të dimrit – tregon Margarita Sokollova, kryetare e fondacionit “Ka mënyrë”. – Dhe po kështu më shumë njerëz të kuptojnë për kauzën tonë. Gjatë dy ditëve të festivalit mjeshtër-punues me dorë do të tregojnë teknika të ndryshme, do të ketë ekspozues të sendeve dhe të artikujve të bukur, si dhe një revy të modës me artikuj të punuar me dorë.

Снимка

Fondacioni “Ka mënyrë” lind me idenë të mund t’i ndihmojë njerëzit pa strehë – t’u dhurojë pak ngrohtësi, derisa kalojnë përmes sprovës së vet të rëndë. Por, më tepër – ta shtyjë shtetin t’u zgjasë dorë, që të mund ata përsëri të kenë shtëpi dhe ushqim. Tanimë për vit të shtatë të radhës shoqata po lufton për sigurimin e strehimit të përhershme dhe punësimit minimal për njerëzit në rrugë. Ajo propozon të krijohen mundësi që jetimët, të cilët mbushin 18 vjeç, menjëherë të fillojnë punë, të hapen më shumë shtëpi sociale për njerëzit e moshuar, kreditë bankare të kenë klauzola mbrojtëse në rastet e papunësisë, shteti të mund të garantojë minimumin jetik të çdo një njeriu kështu qe ai të mos gjendet jashtë. “Sa i përket qëndrimit të shtetit ndaj njerëzve të pastrehë, nuk mendoj se ka njëfarë përparimi”, komenton Margarita Sokollova dhe shton se ministria sociale duhet t’u sigurojë kushte minimale për jetë. Por ky problem nuk qëndron në fokusin e politikës së zhvilluar prej tyre, bën konkluzion ajo. Prandaj dhe 3000 veta të tjerë në të gjithë vendin do të luten për një dimër të butë dhe qëndrim të mëshirshëm ndaj tyre.

Снимка

Ky grup shtohet më tepër për shkak të gjendjes së keqësuar sociale si një pasqyrë e gjendjes së shtetit tonë” – thotë akoma Margarita Sokollova. “Gjithnjë e më shumë njerëz nuk gjejnë ushqim, duke humbur shansin të jetojnë në njëfarë hapësire dhe të paguajnë qira. Unë nuk po flas që ata duhet të pronësojnë banesë, por për minimalen – të mund të jetojnë në një dhomë. Mjerisht, gjithnjë e më shumë njerëz mbeten bile dhe pa këtë mundësi.”

Të shtojmë dhe shansin e ulur pothuajse deri në zero të mund të gjejnë ushqim.

Kemi vënë re një interes nga ana e biznesit për të emëruar në punë në të hapur nëpunës të kualifikuar ulët – në parqet, kopshtet e vendit” – tregon Margarita Sokollova. “Punëdhënësit nuk janë gati të lejojnë njerëzit pa strehë në ofiset e veta, prandaj i përdorin për shembull më shpesh për veprimtari të cilat kërkojnë forcë fizike. Një pjesë e madhe prej njerëzve pa strehë nuk ndihen mirë fizikisht për shkak të sprovave të mëdha përmes të cilave kalojnë përditë.”

Kurse që të gjithë ne, njerëzit e lumtur, mundet pa pritur Krishtlindjen që të mund të kujtohemi, të falënderojmë për shansin tonë përmes bamirësisë.

Снимка

Gjëja më e vlefshme dhe e shtrenjtë për njerëzit pa strehë është vëmendja, me qenë se ata ndihen në anë nga shoqëria. Prandaj dhe çdo një gjest i vogël për ta është i rëndësishëm – një supë e ngrohtë, një kavanoz me gjellë të ngrohtë, një fjalë e mirë, çorape dorashka. Secili aq sa mundet. Dhe mos i kaloni në rrugë – ata po kështu janë njerëz.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: imanachin.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD