Stinët i ndërrojnë fytyrat e veta, kurse ne duke menduar për problemet tona të përditshme, e humbasim lidhjen me natyrën. Grumbullojmë shqetësime dhe vite, kurse pakënaqësia i shtyp shpirtrat tona. Në qoftë se vetëm për një ditë shkëputemi nga gllabërimi i botës materiale , arrijmë të dëgjojmë këngën e natyrës, e cila shumë shpejt na “karrikon” dhe i përmbush shqisat tona me qetësi. Kjo nuk shitet në asnjë dyqan, kurse aty – në mal, ku koha nuk ekziston. Në malin e Rodopeve, pothuajse për të gjitha vendet e populluara, mbase mund të thuhet kështu – mendon Aleksandra Gjeorgjieva nga fshati Kosovo dhe vazhdon:
“Në rastin me fshatin Kosovo (në 50 kilometra në jug nga qyteti Plovdiv – sh. red.) flasim për një fshat të ruajtur rilindës, me fjalë të tjera shtëpitë në të janë të ruajtura kështu siç kanë qenë gjatë kohës së Rilindjes, me qenë se është pothuajse e shpopulluar-në të tani jetojnë rreth 10 vetash, siç tregojnë listat e zgjedhësve. E dimë se në shumë vende në Bullgari, kur arrihet deri në këtë moment, qytezat ruhen në pamjen , në të cilën kanë qenë kur jeta në to ka lulëzuar. Në fshatin Kosovo kjo ka ndodhur përpara dy shekujve, prandaj ai duket sikur ka dalë nga një pikturë e shekullit XIX. Janë ruajtur shtëpitë e vjetra prej guri të mbuluara me rrasa gurit.
Rrugët janë të përsosura, si në të kaluarën, ka një rrugë të vetme të asfaltuar. Të tjerat janë me kalldrëm, të mbuluara me bar, bile dhe vende-vende midis shtëpive ka vetëm shtigje të ngushta. Vetë fshati shtrihet nëpër kodrat, midis katër lumenjve, të cilat ndërpriten dhe zhurma e të cilave dëgjohet vazhdimisht kudo në fshat. Heshtja dhe qetësia janë kudo. Shtëpitë janë në një simbiozë të plotë me natyrën përreth. E gjithë kjo krijon atmosferë të një qetësie të plotë.”
Dhe e gjithë kjo pamje e cila të shtyn drejt soditjes shpirtërore i kthen përsëri e përsëri të eturit për qetësi dhe heshtje. Pikërisht vetmia dhe uniteti i papërsëritshëm me natyrën tërheq dhe shumë turistë të huaj:
“Gjatë verës afro 50% nga miqtë të cilët na vizitojnë janë të huaj. Shumë bullgarë, të cilët jetojnë jashtë shtetit vijnë çdo verë. Mes tyre ka dhe të tillë, të cilët blenë shtëpi dhe filluan ti restaurojnë. Mundohen ta ruajnë frymën rilindëse të tyre, nuk ndërtojnë godina moderne. Bile një familje e tillë shumë shpejt do të vijë dhe do të vendoset këtu dhe do të jetojë në fshat tërë vitin.”
Kurse vendi me të vërtetë predisponon për krijimtari artistike, sepse larmia e tablove natyrore e lind dëshirën për rikrijimin e tyre me mjetet e artit.
“Kemi dhe ngjarje shumë të ndryshme, jotradicionale dhe jostandarde. Përfshi dhe kampe të arteve, pushime me ushqim shëndetësor. Ushqimi i cili propozohet prodhohet në rajon. Kurse kjo do të thotë – në rajonin e fshatit Kosovo, ku shumë prej gjërave i bëjmë vetë. Bimët dhe kërpudhat mblidhen rreth fshatit, buka piqet në fshatin e afërt Hvojna. Gjatë verës, kur vijnë barinjtë me delet, direkt prej tyre blihet qumështi dhe bëhet kosi. Një njeri i cili është adhurues i ushqimit të shëndetshëm dhe organik do të mbetet i kënaqur. Bëhen shumë kampe për jogë, dhe për sporte dhe praktika të tjera të lidhura me vetëzhvillimin shpirtëror.”
Në varësi nga koha me të cilën disponon njeriu, rajoni rreth fshatit Kosovo propozon udhëtime drejt së kaluarës kulturore dhe historike të malit të Rodopeve. Manastiri i pranë fshatit Baçkovo dhe kalaja e Asenit janë fare afër, kurse turisti mund të arrijë me këmbë deri tek mali Krëstova Gora për 1 orë e gjysmë. Vendi piktoresk Çudnite mostove /Urat e çuditshme/ janë në rreth 30 kilometra. Burimet e ngrohta pranë Nareçenski Bani (Banjat e të Nareçenit) janë në 6-7 kilometra. Klima po kështu është shumë e favorshme – gjatë verës është freskët, kurse gjatë dimrit moti është relativisht i butë. Ngricat e mëdha dhe tufanet janë një gjë e rrallë, prandaj dhe vendi është i përshtatshëm për pushim gjatë gjithë vitit. Në muajt më të ftohtë të dimrit kompleksi nuk punon, sepse atëherë sipas traditës në çdo një fshat bullgar është koha për pushim.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: selokosovo.com
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë..