Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Iluministët “e heshtur”

БНР Новини
Foto: BGNES

Më 1 nëntor populli bullgar nderon iluministët e vet. Këto janë personalitete të shquara si Ivan Rillski, Paisij Hilendarski, Hristo Botev e shumë të tjerë – ata u kanë sjellë bullgarëve dritën e shpirtit në epokat, kur madje buka dhe mbijetesa kanë qenë problem. Përveç këtyre emrave, të cilët i shqiptojmë me zë të lartë, ka gjithashtu shumë iluministë “të heshtur”. Të tillë janë njerëzit, të cilët kujdesen që sa më shumë libra të arrijnë te lexuesit e tyre. Të tillë janë edhe vetë librat. Për një pjesë të këtyre librave na tregon ekspozita “Fati i librave”, e cila u hap në Bibliotekën e Kryeqytetit në vigjilje të 1 nëntorit dhe me rastin e përvjetorit të 90 të bibliotekës.

Këta janë libra të rrallë, të cilët u ruajtën, megjithë kthesat e kohës. Për fatet e tyre na solli më shumë hollësi Ana Anastasova, udhëheqëse e sektorit “Dituritë për krahinat e veçanta dhe trashëgimia letrare” në Bibliotekën e Kryeqytetit.

СнимкаUdhëheqësit e bibliotekës /pas krijimit të saj në vitin 1928/ kujdeseshin që te fondi të kenë sukses sa më shumë njerëz në Sofje, domethënë ai t’i kënaqë interesat e të gjitha grupeve sociale, moshave, si dhe të njerëzve, të cilët zotërojnë gjuhë të ndryshme. Karakteristik për këtë periudhë është fakti se formimi i fondit nuk ndikohet nga pasionet politike – thotë Ana Anastasova. Për shembull, në vitin 1941 Bashkia e Kryeqytetit livroi mjete suplementare që të blihet fondi i Librarisë Ruse në Sofje. Gjatë qershorit të vitit të njëjtë filloi lufta midis Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik, një luftë, në të cilën Bullgaria nuk donte të përfshihej dhe madje nuk i ndërpreu marrëdhëniet e saj diplomatike me Moskën. Për shkak të marrëdhënieve të afërta të Bullgarisë me Gjermaninë naziste libraria u mbyll. Mirëpo, librat e saj mbetën në Bibliotekën e Kryeqytetit. Në vitin 1942 biblioteka bleu edhe libra gjatë një prezence të madhe të kulturës gjermane në Bullgari.

Pas vitit 1944 biblioteka mori dhurata nga Arkivi i Drejtorisë së Policisë. Bëhet fjalë për libra, të konfiskuar gjatë kontrollit të personave të dyshimtë për veprimtari kundër shtetit. Në kopertinat e këtyre librave është shkruar numri i dosjes. Ka një fakt kureshtar: një prej tyre ka qenë i ndaluar në të gjitha regjimet deri në vitin 1989 – si në Mbretërinë e Bullgarisë, ashtu dhe gjatë qeverive prosovjetike pas vitit 1944. Ky është libri “Historia politike e bullgarëve bashkëkohorë” i Kosta Todorovit – revolucionar dhe politik me fat interesant, gjyshi i këngëtares së njohur bullgare Kamelia Todorova.

Listat e para me letërsi të asgjësuar janë në periudhën 1944-1948 – thotë Ana Anastasova. – Atëherë kolegët tanë kanë arritur të fshehin shumë prej këtyre librave. Afishet nuk i ka pasur në katalogë, kështu qe të mos mund të kërkohen nga lexuesit, por librat janë shpëtuar.

Libra të ndaluar para datës 9 shtator 1944. Libri i Kosta Todorovit u ndalua edhe gjatë dekadave në vijim. Librat e tjerë janë të autorëve me bindje të majta. Libri në anglisht është i Lavrentiy Beria, një figurë e shquar në aparatin represiv të Stalinit, por për të majtën bullgare atëherë ai ishte i njohur thjeshtë si revolucionar sovjetik (majtas). Libra të ndaluar pas 9 shtatorit 1944. Përmbledhja e vjershave “Këngë të fitores” e poetit të njohur Kirill Hristov u ndalua, sepse i lëvdonte fitoret e ushtrisë bullgare në luftërat për bashkimin kombëtar (në mes). Botimi i parë bullgar i romanit të parë në letërsinë tonë “Nën zgjedhën turke” të Ivan Vazovit. Libri ka ilustrime të shkëlqyeshme të piktorëve më të mirë të asaj kohe në Bullgari: Jozef Oberbauer, Anton Mitov, Ivan Mërkviçka dhe Antoni Piotrovski (djathtas).

Libra të fshehur ka pasur edhe në kohën më të re, gjatë viteve 60 – 80 të shekullit XX. Ndër to ka vepra të disidentit bullgar Georgi Markov, i cili u bë viktimë e një vrasjeje në Londër në vitin 1978, për të cilën faktet ende nuk janë sqaruar krejtësisht. U fshehën libra të njohur, si për shembull romani “Fytyra” i Bllaga Dimitrovës – më vonë Nënpresidentja e parë e Bullgarisë  e zgjedhur në mënyrë demokratike, si dhe novela “Një ditë e Ivan Denisoviçit” e shkrimtarit dhe disidentit të njohur rus Aleksandër Solzhenicin.

Gjatë bombardimit të madh të Sofjes në vitin 1944 u dogj edhe godina e atëhershme e Bibliotekës së Kryeqytetit, bashkë me 40 mijë vëllime librash. Në godinën e asgjësuar u gjetën ekzemplarë  të ruajtur mirë të librave të vlershëm, të cilët ruhen edhe sot e kësaj dite.

Ndër librat unikalë, që ruhen në Bibliotekën e Kryeqytetit janë botimet e para të romanit të parë bullgar “Nën zgjedhën turke” të Ivan Vazovit. Vepra u shtyp në Bullgari në vitin 1894, ndërsa pak më herët (në fund të vitit 1893) ajo ishte publikuar në gjuhën angleze në Londër.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Biblioteka e Kryeqytetit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A e dini se çfarë është një "fillton"?

Në vitin 2009, bashkatdhetari ynë Anton Orush solli koleksionin e tij kushtuar teknologjisë bullgare. Ndër eksponatet në të ka televizorë, radio, pajisje kuzhine, kompjutera, telefona, pajisje për lëshim faturash etj. Gradualisht, ky pasion i tij e shtyu..

botuar më 24-07-20 10.30.PD
Monumenti i Vasill Levskit në Karllovo

Bullgaria shënon 187 vjetorin e lindjes së Apostullit të Lirisë - Vasill Levski

Vetëmohimi, ndershmëria, trimëria dhe besimi në të drejtën e lirisë kombëtare dhe në një jetë të denjë. E gjithë kjo personifikon një nga heronjtë më të dashur kombëtar bullgar - Vasill Levski . Më 18 korrik të këtij viti Bullgaria shënon 187 vjet..

botuar më 24-07-18 6.35.PD
Teodora Dimova

Biseda për të kaluarën komuniste po bëhet gjithnjë e më e domosdoshme për të mbrojtur fëmijët tanë

Bullgaria vazhdon të jetë i vetmi vend europian që nuk ka memorial për viktimat e regjimeve totalitare. Ky fakt i turpshëm, që shënoi statusin modern të shoqërisë sonë si një ulçerë e pashëruar prej kohësh, u kujtua edhe këtë vit më 1 qershor, kur qindra..

botuar më 24-07-17 7.30.PD