Banorët e kryeqytetit bullgar të Sofjes pothuajse 2 milionëshe nuk mund të ankohen nga mungesa e transportit urban. Rrjeti i tij është i zhvilluar mirë me metro (2 vija), trolejbusë (9 vija), tramvaje (12) dhe autobusë (97). Tashmë ka autobusë që lëvizin tërë natën. Ka gjithashtu 18 vija mikrobusësh, praktikisht është vështirë të gjejmë vend në Sofje dhe në fshatrat rreth saj, ku të mos mund të arrijmë me transportin urban.
Njëkohësisht me infrastrukturën u përmirësua edhe cilësia e shërbimeve të transportit. Gjatë disa viteve të fundit u investuan shumë mjete financiare nga ana e Bashkisë së Sofjes për modernizimin e autoparkut. Metroja është shumë moderne, trenat rusë dhe japonezë janë shumë komodë dhe pasagjerët ndihen shumë mirë, duke udhëtuar nga pika A deri në pikën B në mënyrën më moderne. Një pjesë e madhe e autobusëve gjithashtu u zëvendësuan me më modernë. Tashmë disponojmë 20 autobusë elektrikë, të cilët së shpejti do të hyjnë në përdorim. Së shpejti do të fillojë eksploatimi edhe i 17 autobusëve me gaz, nga gjithsej 60 në vend. Madje autobusët klasikë me naftë në Sofje janë relativisht të rinj dhe modernë. Shumica e tyre janë me klimatik dhe janë adaptuar për nevojat e invalidëve dhe të nënave me fëmijë të vegjël, të mos harrojmë të përmendim edhe WiFI falas. Zhvillime pozitive ka edhe në vijat e tramvajit. Në Sofje po vazhdojnë të lëvizin tramvaje bullgare që nga koha e komunizmit, por ka edhe të tilla të reja, u importuan edhe tramvaje të vjetra nga jashtë. Pritet rinovim i madh në këtë sektor. Para pak kohe Fondi Evropian për Zhvillimin Regjional livroi 46.6 mln euro pikërisht për këtë qëllim.
Rrjeti urban në Sofje jo vetëm se është zhvilluar shumë mirë, por është edhe relativisht i lirë në krahasim me qytetet e tjera të mëdha në Evropën Perëndimore dhe Qendrore. Një biletë kushton 0.80 euro, por ka abonime të ndryshme më të lira dhe çmime të leverdishme për pensionistët, nxënësit dhe njerëzit me çrregullime. Një prej sfidave më të mëdha para transportit publik është konkurrenca e taksive, të cilat përveç se janë shumë, i vozitin klientët me çmime tërheqëse. Në shumë raste në qoftë se udhëtojnë së bashku disa veta është më lirë të marrin taksi, sesa të blejnë bileta për transportin urban.
Si kudo në botë, një prej problemeve më serioze të qyteteve të mëdha është ndotja e ajrit dhe e mjedisit për shkak të automjeteve. Nuk është e rastit se tashmë disa qytete evropiane i ndaluan automjetet që lëvizin me gaz. Sofja ende nuk ka marrë masa të tilla, por ajo gjithashtu vepron në drejtim të pakësimit të emisioneve të dëmshme të autobusëve me naftë, të cilët dalëngadalë zëvendësohen nga autobusët elektrikë dhe nga ata me naftë. Duhet pasur parasysh se sot transporti urban (të paktën në Sofje) nuk është ajo që ishte. Para disa vitesh ai përdorej nga më shumë njerëz. Atëherë ai nuk ishte kaq komod, por ishte më i lirë. Atëherë edhe qytetarët nuk kishin kaq shumë automjete personale. Sot gjithnjë e më shumë njerëz preferojnë të lëvizin me veturat e veta dhe udhëtarët në transportin publik u pakësuan. Gjithsesi nuk mund të flitet për “perëndim” të transportit urban të Sofjes, thjeshtë ai adaptohet me kërkesat e reja për ruajtjen e mjedisit, për sigurimin dhe komfortin më të madh të udhëtarëve dhe për një shpejtësi më të madhe të lëvizjes në qytet.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..