Goditje tingëlluese të çekanit, shkëlqim verbues i zjarrit nëpër mure, fishkëllimë e metalit të futur në ujin e ftohtë dhe lindja e veprës së radhës të artit. Kjo është dita e përditshme dhe zanati i Ljubomir Linkovit, mjeshtër i hekurit të farkëtuar. Duke dalë nga farkëtaria, sendet e bukura marrin rrugën e vet, gjejnë pronarët e vet, por përgjithmonë mbeten në zemrën e njeriut i cili i ka punuar. Sepse në çdo një prej tyre ai ka futur një grimcë nga shpirti i vet.
Si çdo një mjeshtër i madh, Ljubomir Linkov, siç thonë bullgarët, e ka vjedhur zanatin. Për nga profesioni ai është elektricist dhe saldator. Niset për të kërkuar punë në Afrikën e Jugut, ku rastësisht gjendet në një firmë për hekur të farkëtuar. Në fillim e ndërmerr këtë punë thjesht si hobi, por kur kthehet në Bullgari vendos që të vazhdojë dhe ta kthejë farkëtarinë në një profesion të vet. Dhe kështu më shumë se 15 vjet.
"Farkëtaria është një art, një krijimtari – tregon Ljubomir Linkov. Ndonjëherë mendoj me ditë mbi ndonjë model ose detaj. Idetë më vijnë nga brenda, i them vetes: Hajde ta provoj! Nganjëherë nuk bëhet që nga hera e parë, por herën e dytë-të tretë. Kur punoj mbi porositë e veçanta-butik, gjithmonë ndjek idenë e klientit dhe mundohem të zbatoj idetë dhe dëshirat e tij. Mjeshtëria është të mund të bësh atë të cilën e ke menduar ose të cilën e do klienti. Njëherë të bindësh veten, dhe njëherë klientin, se ajo të cilën e do është e mundshme për t’u realizuar."
Ljubomir Linkov punon krevate, pasqyra, shandanë, tavolina, karrige, llamba, sende të ndryshme për jetën e përditshme me saktësi dhe përpikëri karakteristike për një njeri i cili është i dashuruar pas profesionit të tij. Ndeshen dy karaktere të forta – të kovaçit dhe të metalit. A e mposht mjeshtri hekurin ose ata bëhen shokë?
"Hekuri kur ngrohet, bëhet i butë dhe plastik. Andej nga ta çosh aty shkon, në fakt ti e komandon – përgjigjet Ljubomir Linkov. Sipas vullnetit tënd, ashtu siç do që të qëndrojë – ashtu formohet. Por hekuri ka shpirt, ai nuk djeg, por ledhaton. Dhe thjesht shpirti i tij dhe shpirti im bashkohen dhe formohet diçka, e cila është origjinale dhe tepër unike."
Që të mund të tregojë bukurinë e farkëtarisë përpara më shumë njerëzve, njëherë në muaj Ljubomir Linkov zhvillon në punishten e tij “Ditë të dyerve të hapura”.
"Ai i cili do është i mirëseardhur, mosha dhe gjinia nuk kanë rëndësi – fton Ljubomiri. Bëj demonstrime të gjërave të vogla dhe ai që do – shikon, ai që do – bile mund të kapë çekanin dhe të provojë. Disa punojnë shumë mirë, të tjerë jo dhe kaq, por me rëndësi është se kanë dëshirë të provojnë dhe të krijojnë diçka për kujtim."
Vetë Ljubomir Linkovit çekani nuk i rëndon. “Ai për mua është furça, me të cilën unë e pikturoj hekurin e farkëtuar” – thotë mjeshtri. Dhe shton:
"Çdo një punim vet për nga vetja e vet është i veçantë. Nuk ka gjëra të njëjta. Po të shikoni dorën, gishtat nuk janë të njëjtë, nuk ka dy degë të njëjta në një pemë, çdo gjë është e ndryshme. Bile dy shandanë të njëllojshme të bësh, përsëri do të jenë të ndryshëm njëri nga tjetri. Por, pikërisht në këtë është unikja e çdo gjëje në këtë botë."
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..