Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Karin Okolie – vrapuesja me buzëqeshje të bukur dhe shpirt luftarak

БНР Новини

Karin Okolie është mësuar të vrapojë në dy pista. Kur vrapon në stadiumin e atletikës së lehtë, sekonda llogarit çdo një lëvizje të saj, mimikë, emocion, gjest. Kurse për ndryshe i pëlqen të zgjasë kohën, që të mund maksimalisht ta shijojë.

Karin – 24 vjeçare mban emrin e gjyshes së saj nga Afrika-gjyshe Karolina. Buzëqeshja e saj e bukur dhe ngjyra karamele e lëkurës janë fryt i dashurisë midis një bullgareje dhe një nigeriani. Dhe pavarësisht se është rritur në vendin tonë, barazi ndien në damarët nga të dyja racat. "Si temperament jam mjaft më e ngrohtë dhe shumë lehtë miqësohem me njerëzit, por dhe e dua shumë muzikën, që është një gjë tipike afrikane", thotë ajo.

СнимкаAtletikë e lehtë ose balet – kjo ka qenë dilema fëmijërore të cilën Karin e zgjidh në emër të sportit dhe tanimë 12 vjet e përsos veten në disiplinat më të shpejta 100 dhe 200 metra. Kështu në olimpiadën verore të rinisë në Singapor ajo u klasifikua e 5 në vrapimin në 200 metra me rezultat personal. Përveç kësaj ajo vuru dhe 2 rekorde kombëtare në të njëjtën disiplinë-në sallë tek vajzat deri më 16 vjeç dhe në moshë rinore. Kurse sot qëllimi i saj bazë sportiv është të klasifikohet për olimpiadën në Tokio gjatë vitit 2020 dhe përse jo – ajo vrapon krahë për krahë me Ivet Llallovën, me të cilën e krahasojnë shumë shpesh.

"Kuptohet se më vjen mirë, por e vërteta është se ne jemi tepër të ndryshme – mendon Karin Okolie. Ivet Llallova është një atlete e shkëlqyer, ajo është fytyra e sportit tonë dhe që të gjithë në botën e atletikës së lehtë e lidhin Bullgarinë pikërisht me emrin e saj. Kështu që për mua ky është një kompliment – pavarësisht se akoma nuk i kam arritur meritat e saj, por njëkohësisht gëzohem kur më përngjajnë me veten time."

Të dyja sportistet kanë një përngjisje të padiskutueshme dhe kjo është karizma, e cila i dallon dhe në pistë dhe në jetë. Prandaj dhe Karin shpesh pozon përpara fotoobjektivit thjesht si një hobi, kurse kohën tjetër të lirë ia përkushton mësimit – përfundon studimet për marketing në Universitetin e Ri Bullgar, dhe blogut të saj personal My book of Inspirations.

"Ideja ime është t’i detyroj njerëzit të ndihen mirë, t’i frymëzoj të përsosen dhe të mos të heqin dorë – thotë ajo. Më pëlqen shumë të merrem me blogun tim, sepse më shkëput nga bota e sportit dhe më ndihmon të shikoj veten në një dritë tjetër. Shkruaj për gjëra përmes të cilave vet unë kaloj, por kuptohet gjithmonë në një mënyrë pozitive. Postimi im i fundit për shembull është për këtë sesi të shpërndajmë në mënyrë më efektive kohën tonë, që të mund të përballojmë me efikasitet që të gjitha detyrat tona. Më pëlqen po kështu të shkruaj dhe mbi gjëra filozofike, por të cilat nuk i publikoj me qenë se mendoj se njerëzit preferojnë të mos e ngarkojnë veten me tekste të rënda."

Снимка

Si një njeri kozmopolit Karin është e hapur drejt larmisë së botës, duke pritur që ajo t’i përgjigjet sikurse është pasqyrë. Por, si fëmija e vetme me lëkurë më të zezë në shkollë, vitaliteti, gjallëria dhe mirësia e saj jo gjithmonë janë pasqyruar në sjelljen e fëmijëve të tjerë, të cilët shumë shpesh e kanë treguar me gisht.

"E kam ndier kur njerëzit nuk më pëlqejnë, por momentet më brutale kanë qenë të veçanta – kujtohet Karin Okolie. Por, sot takoj vështrime gjithnjë e më pak çuditëse në rrugë dhe për këtë ndihmojnë interneti, televizioni, por dhe njerëzit udhëtojnë më tepër. Si parim njerëzit gjithmonë veprojnë me paragjykime jo vetëm ndaj ngjyrës tjetër të lëkurës, por dhe ndaj çdo gjëje, të cilën nuk janë mësuar ta shikojnë ose është e re për ta. Dhe do të thosha, se kjo është mjaft bullgare, sepse unë të gjithë jetën time të vetëdijshme e kam kaluar këtu dhe ndiej se, njerëzit i duan dhe i pëlqejnë gjërat e tyre tradicionale. Por, që të zhvillohemi dhe të bëhemi gjithnjë e më të mirë në çdo gjë, ne duhet të thithim të renë – në të nuk ka asgjë të çuditshme, thjesht duhet t’i japim shans. Me fjalë të tjera, duhet të provojmë, që të mund të themi se nuk na pëlqen, por jo menjëherë ta dënojmë."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov arriti në raundin e katërt të turneut të tenisit në Shangai

Tenisti më i mirë bullgar u kualifikua në fazën e 16-të të turneut "Masters" në Shangai. Bullgari i renditur në vendin e nëntë në skemë fitoi 7:6(5), 6:2 kundër Aleksej Popirin - Australi. Ndeshja zgjati 89 minuta. Kjo ishte ndeshja e katërt mes dy..

botuar më 24-10-08 1.39.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov përparoi në turneun e tenisit në Shangai

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..

botuar më 24-10-07 11.12.PD

Interesim rekord për edicionin e 41-të të Maratonës së Sofjes

Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..

botuar më 24-10-05 10.05.PD