Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maria Spasova u bë bullgarja e parë që ka vend në Sistemin periodik të elementeve të kimistit rus Mendellev

БНР Новини

Elementi kimik antimon tashmë do të lidhet me emrin e bullgares Maria Spasova, sepse emri i saj u shkrua nën të njëjtin numër – 51, në sistemin periodik për kimikë të rinj. Kjo është lista e nderit e aplikuar me iniciativë të Bashkimit Ndërkombëtar për Kimi të Pastër dhe të Aplikuar /IUPAC/. Gjithsej 118 shkencëtarë të së ardhmes nga mbarë bota do të gjejnë vend në Sistemin periodik të elementeve të kimistit rus Mendellev me rastin e shpalljes së 2019-ës vit ndërkombëtar të sistemit në fjalë dhe të një shekulli prej themelimit të IUPAC.

Maria Spasova e meriton titullin e Bashkimit Ndërkombëtare për Kimi të Pastër dhe të Aplikuar për arritjet e saj në fushën e dizajnit dhe për krijimin e polimereve biokompatibile dhe biodegraduese dhe të matrialeve në bazë të tyre, të përdorura në biomjekësi, bujqësi dhe në veshjet mbrojtëse superhidrofobe. Ajo tashmë e zuri vendin e vet në sistemin periodik, ku do të vazhdojë publikimi i emrave të shkencëtarëve të rinj deri në mes të vitit tjetër. Bullgarja punon edhe në Institutin e polimereve pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, ku arriti të bëjë një aparat të posaçëm për përdorim në mjekësi, përfshi këtu dhe për mjekimin e kancerit.

Përveç se merremi me sintezën dhe dizajnin e polimereve biokompatibile, ne përdorim teknika të ndryshme moderne në prodhimin e tyre – na tregon për punën e vet në institut doc. dr. Maria Spasova. – Një prej këtyre arritjeve është një nanoteknologji avangarde, e cila lejon prodhimin e materialeve të posaçme që mund të përdoren në farmaci, në krijimin e sensorëve, filtrave, veshjeve mbrojtëse ushtarake etj. Pikërisht nëpërmjet kësaj teknike në laboratorin e Maria Spasovës krijojnë një material të ri në bazë të hotozanit, i cili përdoret për lidhje plagësh etj.

Pasi vendoset në plagë materiali e ndalon derdhjen e gjakut dhe në qoftë se plaga është e hapur nuk lejon zhvillimin e baktereve – na tregon gjithashtu Maria Spasova. – Përveç kësaj në shumë prej materialeve të polimerit mund të derdhen ilaçe të ndryshme të llojit sintetik, ose natyror, si dhe ilaçe për luftimin e kancerit. Në këtë mënyrë përmirësohet veprimi i tyre terapeutik dhe po pakësohen efektet e tyre të tjera.

Снимка

Një arritje tjetër ndihmon në bujqësi, ku me ndihmën e teknologjisë avangarde bimët mbrohen nga insekte të dëmshme dhe nga ndikimi i pafavorshëm i mjedisit. Imitimi i strukturës së gjethit të zambakut për shembull është në thelbin e materialeve që përdoren për veshje ushtarake. Materiali nuk laget, sepse pikat mbi të hedhin përdhe, përveç kësaj vetëpastrohet. Ky zbulim e ka aplikimin e vet edhe në jetën e përditshme.

Vendosja e emrit të Maria Spasovës në sistemin periodik për kimikë të rinj është suksesi i saj i radhës. Në vitin 2008 disertacioni i saj u dallua si një prej gjashtë disertacioneve më të mira në botë gjatë disa viteve të fundit nga Universiteti Teknik i Zvicrës. Atje ajo u ftua personalisht, që të paraqesë punën e vet shkencore, ndërsa pas kësaj në bazë të saj u publikuan pesë studime kërkimore në edicionet më të autoritetshme shkencore. Dhe megjithëse së shpejti pas kësaj ajo fitoi bursë për specializim nga qeveria belgjiane dhe kishte mundësi të mbetet përgjithmonë në Belgjikë, Maria Spasova vendosi që atje t’i plotësojë dituritë e saj, ndërsa pas kësaj të kthehet në Bullgari, që të merret me shkencë.

Kushtet te ne janë të ndryshme nga pikëpamja financiare, aparatura dhe baza materiale” – thotë Maria Spasova, duke saktësuar se nuk e konsideron veten si përjashtim ndër kolegët e saj. – Në përgjithësi kimikët bullgarë zënë pozita të mira në klasifikimin ndërkombëtar.

Emri i shkencëtarit bullgar nuk do të jetë i pranishëm për gjithmonë në Sistemin periodik të elementeve të Mendellevit, por siç thotë Maria Spasova ,kjo është një simbolikë, e cila do të mbetet si lajm dhe do të mund të lexohet madje pas 100 vitesh.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD