Saksofonisti legjendar Jan Garbarek do të ekzekutojë muzikë për adhuruesit e vet të shumtë më 3 nëntor, në koncertin e fundit të festivalit. Mik i posaçëm në program është perkusionisti indian me famë botërore Trilok Gurtu. Forumi ndërkombëtar i xhazit hapet zyrtarisht më 31 tetor me ekspozitën “Koleksionuesi-improvizues”, që prezanton piktura nga koleksioni i Nikollaj Nedellçevit. Pason një “Natë me Eliane Elias” – koncert i këngëtares dhe pianistes magnetike braziliane.
Në Ditën e iluministëve kombëtarë, festivali organizon një takim letrar-bisedë nën moton “Gravitacioni i ndritshëm i fjalëve”. Më 1 nëntor janë dhe koncertet e Dena DeRose/ Shtetet e Bashkuara/, Teodosij Spasov dhe Vllatko Stefanovski. Dena DeRose do të zhvillojë dhe një klasë mjeshtërie në xhaz, vokal dhe piano. Më 2 nëntor do të dëgjojmë Dave Holland Quartet. Kontrabasisti i cili e ka filluar karrierën e vet nga kuarteti i Miles Davis, gjatë 50 vjetëve të kaluara ekzekuton muzikë krahas me emrat më të mëdhenj në xhaz. Bashkë me të në skenën në Plovdiv do të jetë dhe saksofonisti i njohur Chris Potter.
Sipas traditës festivali do të japë dekoratën e vet për kontribut të gjithanshëm. Sivjet ajo i jepet xhaz-formacionit “Të bardhë, të gjelbër dhe të kuq” nga qyteti Plovdiv. Me këtë çmim do të dekorohet pas vdekjes dhe pianisti i madh i xhazit Rumen Toskov-Rupeto, i cili gjatë vitit 2018 do të mbushte 50 vjet.
Interesant dhe shumë mirë i zgjedhur është dhe programi i koncerteve të klubeve, të cilat janë çdo natë në Bee Bop Cafe. Ato do të jenë të Milen Kukosharov kuartet, Hristo Jocov& Jazz Cats, Oktet Plovdiv dhe pianistit Ivan Gërbaçev, i cili do të paraqesë albumin e tij të ri.
Dhe sivjet Plovdiv Xhaz Fest organizon një konkurs rinor. Finalistët në të do të zhvillojnë koncerte më 3 nëntor, kur juria do të përcaktojë dhe fituesit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..