Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mocioni i mosbesimit për shkak të shëndetësisë mbeti në hijen e tronditjeve të reja në qeverisje

БНР Новини
Foto: BGNES

Mocioni i mosbesimit, i kërkuar nga Partia Socialiste Bullgare për shkak të shëndetësisë, i cili përgatitej më shumë se një muaji dhe u diskutua në Parlament në vazhdim të tri orëve të premten e kaluar, u refuzua të martën shumë shpejt pothuajse pa jehonë në shoqëri. Interesi ndaj votimit nuk ishte i madh për shkak të mossuksesit të pritur, por për këtë luajti rol edhe tërheqja e vëmendjes së opinionit publik ndaj tensioneve të radhës të brendshme në koalicionin në pushtet.

Njëkohësisht me votimin e mocionit të mosbesimit, ditën e mërkurë në mëngjes Këshilli i Koalicionit i partnerëve në udhëheqjen e vendit – GERB dhe “Patriotët e Bashkuar”, diskutuan urgjentisht se çfarë duhet të bëhet që të zbutet pakënaqësia e madhe e shoqërisë për shkak të deklaratave skandaloze të Zëvendëskryeministrit Valeri Simeonov. Disa ditë më parë ai vuri në dukje se nënat e fëmijëve me çrregullime që duan ndihmë adekuate nga shteti në fakt abuzojnë me “fëmijët e tyre gjoja të sëmurë”. Madje bashkëkryetari i “Patriotëve të Bashkuar” Volen Siderov, i cili është gjithashtu lider i partisë “Ataka”, ishte skandalizuar nga ky pohim dhe nguli këmbë për tërheqjen e Simeonovit jo vetëm nga posti i Zëvendëskryeministrit, por edhe nga posti i bashkëkryetarit të Patriotëve të Bashkuar. Mirëpo, dy formacionet e tjera në këtë koalicion – VMRO dhe Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë, vendosën që tani për tani të mos e “dëbojnë”, që të mos i akuzojnë se e ndajnë votën patriotike. Në të njëjtën kohë ata hodhën poshtë kategorikisht dëshirën e Siderovit për ta kryesuar listën e Koalicionit. Sipas shumicës kjo do të bëhet shkas që ai vetë të tërhiqet.

Nën presionin e Këshillit të jashtëzakonshëm të Koalicionit të GERB-it me “Patriotët e Bashkuar” Veleri Simeonov kërkoi falje nga të gjithë, “të cilët janë ofenduar, ose ndihen të ofenduar” nga fjalët e tij. Në fakt që para disa ditësh personalisht Kryeministri Borisov kërkoi falje nga Brukseli për shkak të deklaratave të Zëvendëskryeministrit Simeonov, derisa protestuesit e kërkonin dorëheqjen e tij. Sipas ndryshimeve që po përgatiten në Ligjin për njerëzit me çrregullime, që në pranverën e vitit tjetër në Bullgari do të ketë këshill kombëtar për integrimin e tyre në shoqëri. Ky këshill duhet të kryesohet nga zëvendëskryeministri, i cili përgjigjet për politikën demografike dhe ekonominë, siç është Valeri Simeonov.

Tensionet në koalicionin në pushtet tani për tani duken të zbutura, por jo të përballuara. Zgjidhja e problemeve gjatë disa muajve në vijim do të koincidojë me konsultimet politike të Ministrit të Shëndetësisë për reformimin e sistemit të sëmurë të shëndetësisë. Sipas ligjit gjatë gjashtë muajve në vijim nuk mund të ketë kërkesë të re për votë mosbesimi mbi të njëjtën temë. Mirëpo, madje të ketë kërkesë për mocion mosbesimi nga ana e opozitës për shkak të ndonjë teme tjetër, ka pak të ngjarë që ai të pranohet. Përveç kësaj gjatë pothuajse tri dekadave të demokracisë kontradiktore në Bullgari nuk ka pasur mocion të suksesshëm të mosbesimit. Në fakt në historinë më të re të vendit ka një votë të tillë të suksesshme, por si rezultat i kërkesës së votës së besimit nga ana e qeverisë së parë të Bashkimit të Forcave Demokratike, të udhëhequr nga Filip Dimitrov. Mirëpo ka pak të ngjarë që ky kazus unikal të përsëritet.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD
Rumen Radev

Bullgaria duhet të rivendosë rolin e saj udhëheqës në Ballkan

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..

rinovuar më 24-10-17 4.46.MD