Bullgaria ruan vendin e saj të 51 në klasifikimin e sivjetshëm të Forumit Ekonomik Botëror kushtuar konkurrueshmërisë së vendeve në botë. Kjo është një pozitë e mirë, sidomos duke pasur parasysh se janë studiuar 140 shtete për nga 98 indikatorë dhe Bullgaria është pak mbi nivelin mesatar.
Në plan botëror vëzhguesve u bëri një përshtypje të madhe sprapsja e Zvicrës nga vendi i parë dhe radhitja në vendin e parë e SHBA-së. Mirëpo, në Bullgari me rëndësi më të madhe është pozita e vendit tonë si lider në Gadishullin Ballkanik, duke dalë përpara Rumanisë (52 pozita), Greqisë (57), Turqisë (61), Serbisë (65), Malit të Zi (71), Shqipërisë (76), Maqedonisë (84) dhe Bosnjës dhe Hercegovinës (91). Kjo tashmë është diçka tepër pozitive dhe flet shumë mirë për ekonominë e vendit. Konkurrueshmëria e mirë i detyrohet në vend të parë zhvillimit të mirë dhe përdorimit të teknologjive informative dhe të komunikacioneve, si dhe kapacitetit relativisht të mirë inovativ. Më keq vendi ynë paraqitet sa i përket administratës, shëndetësisë dhe sistemit financiar.
Këto pozita të mira të biznesit bullgar sa i përket aftësisë së tij për konkurrencë flasin se ekonomia në vend jo vetëm se rritet, por edhe se rritja është cilësore dhe u përgjigjet krejtësisht kërkesave bashkëkohore – inovacionet, teknologjitë e larta, digjitalizimi, vlera e lartë e shtuar. Në fund të fundit e gjithë kjo ndikon pozitivisht mbi eksportin e mallrave dhe shërbimeve në tregjet ndërkombëtare. Sipas statistikës zyrtare ai zhvillohet mirë dhe ka një prej motorëve kryesorë, të cilët e shtyjnë Bullgarinë përpara, ndërsa PBB-ja – lart. Një faktor tjetër për konkurruehsmërinë e mirë të ekonomisë bullgare janë resurset njerëzore. Ato po pakësohen për shkaqe të natyrshme dhe ekonomike, por te ne po vazhdon të ketë profesionistë të shkëlqyeshëm. Përveç kësaj pagat e tyre tani për tani nuk janë kaq të larta. Nuk duhet harruar se edhe tatimet ndikojnë mbi aftësinë për konkurrencë të një ekonomie, duke e bërë më të shtrenjtë prodhimin e saj. Në Bullgari edhe në këtë drejtim situata është e favorshme – ka vetëm një tatim të matur prej 10 për qind.
Fakti se ekspertët e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar nuk i japin një vlerësim të lartë administratës, shëndetësisë dhe sistemi financiar është deri diku diçka e kuptueshme dhe nuk është e re, ose e panjohur as për autoritetet, as për qytetarët e vendit. Përveç pengesave burokratike duhet shtuar edhe korrupsioni në këtë administratë, kundër të cilit zhvillohet luftë, por rezultatet janë të pamjaftueshme. Shëndetësia është e sëmurë, por në këtë moment përgatitet mjekimi i tij me ndihmën e shumë reformave.
Sistemi financiar bullgar merr një vlerësim relativisht të ulët, akoma më tepër se ai pikërisht tani po përgatitet për kontroll dhe audit nga Banka Qendrore Evropiane lidhur me kërkesën zyrtare të Bullgarisë për të hyrë në eurozonë. Sigurisht që edhe këtu ka probleme. Ato janë më të mëdha sa u përket kredive të këqija. Mirëpo, në përgjithësi edhe ekspertët, edhe bankierët janë të mendimit se sistemi bankar dhe ai financiar i vendit janë të qëndrueshëm dhe nuk fshehin befasime të pakëndshme. Duhet të shënohet se Forumi Ekonomik Botëror bazohet te standardet më të larta botërore në klasifikimet e tij. Kështu qe disa përfundime të tij mund të jenë të pakëndshme, por nga ana tjetër notat e shkëlqyera janë vërtetë reale.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..