Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E ardhmja vjen që sot – “Automotive Forum & Expo Sofia 2018”

БНР Новини
Foto: festo.com

Ata që mendojnë, se e ardhmja është diçka e largët, gabojnë! Secili mund të bindet, që ajo vjen sot, nëse do të vizitojë Automotive Forum & Expo Sofia 2018. Ia vlen të shihet e ardhmja nga afër! Ekspozita është vendosur në “Inter Ekspo Qendër” në Sofje dhe është e hapur për vizituesit nga 18 deri më 21 tetor.

Lidhja midis njerëzve, makinave dhe teknologjive IT është në bazën e prodhimit industrial – tani dhe në të ardhmen. Po automatizohen jo vetëm linjat prodhuese, por edhe vetë komponentët  bëhen gjithnjë më inteligjentë dhe përfshihen në rrjete në saj të lidhjeve të softuerit.

“Automotiv Ekspo Sofje” është një ekspozitë e specializuar auto-teknike, e cila prezanton jo vetëm industrinë automobilistike e cila zhvillohet shumë shpejtë, por edhe servizin për automjetet e shituara në Bullgari. Janë prezantuar teknologjitë e reja në ndërtimin e automobilave, të gjitha llojet e pjesëve  dhe komponentëve të ndërrimit, pajisjet për servizet, aksesorët e ndryshëm për automjetet, kamionët me tonazh të ndryshëm, si dhe shërbimet në këtë sektor.

Përveç  ekspozitës, zhvillohet dhe  “Automotiv  Forum Sofje” me konferencë ndërkombëtare, B2B – platformë për takime, Ekspozite për karrierën dhe Zona e së ardhmes. Menaxherë të vërtetuar të kompanive globale të automjeteve dhe të  prodhimit të komponentëve të veçantë prezantojnë projektet më të suksesshme në Evropën Lindore dhe në Bullgari. Mes tyre është dr. Andreas Hölscher, udhëheqës i degës korporative “ Zhvillimi i produkteve të koncernit “Festo”.

Firma familjare gjermane “Festo” prodhon në Bullgari prej 28 vjetësh produkte me këtë markë dhe ndërmarrja- bijë ”Festo Prodhim” Sh.p.k. zhvillohet me sukses. Pse kanë zgjedhur Bullgarinë, e pyetëm dr. Hölscher:

Foto: Vlladimir Vlladimirov
Bullgaria ishte zgjedhur para 30 vjetësh, përpara ndryshimeve demokratike. Ajo ka krah të mirë të punës dhe gjithmonë kemi pasur bashkëpunëtorë të mirë. Jemi shumë të kënaqur nga prodhimi në Bullgari, nga cilësia e produkteve që prodhohen këtu dhe nga aftësitë e punonjësve. Ja, kjo na shtyn të vazhdojmë të investojmë në Bullgari.

“Festo” është lider botëror në fushën e teknologjive automatizuese, trajnimeve industriale dhe programeve mësimore. Në koncern punojnë rreth 21 100 veta, të cilët kanë një qëllim të vetëm: prodhimtari dhe konkurrueshmëri  maksimale në emër të  300 000 klientëve në 176 vende të botës.

Në Bullgari firma prodhon para së gjithësh  elektronikë – qendra e dytë prodhuese pas Gjermanisë është  pikërisht këtu për shkak të kualifikimit të mirë të personelit. A arriti “Festo” të ruajë krahun e saj të punës?

Tregu i krahut të punës në fushën e prodhimit të softuerit është mjaft i kufizuar, por firma “Festo” ka fituar reputacion të mirë. Ne arrijmë të tërheqim specialistë me projekte interesante, disa prej të cilave prezantojmë në këtë ekspozitë. Teknologjitë e reja i tërheqin njerëzit.

Në Bullgari “Festo” jo vetëm prodhon, por kryen veprimtari kërkimore-shkencore. Gjatë vetëve të ardhshme ka ndërmend të emërojë 30-50 specialistë të rinj. “Festo” ka dhe plane të tjera më ambicioze:

Për ne Bullgaria pas Gjermanisë dhe Kinës do te kthehet në qendrën e trete më të madhe në lidhje me veprimtarinë kërkimore-shkencore dhe zhvillimin e kompetencave. Mundësitë në fushën e teknologjive IT këtu në Sofje janë të mrekullueshme dhe ne mendojmë, se do të gjejmë specialistë të mirë, kështu do të formojmë një kolektiv të fuqishëm, i cili bashkë me qendrën tonë në Gjermani për veprimtari kërkimore-shkencore do të mund të zhvillojë projekte. Produktet tona përmbajnë elemente elektronike dhe ne duhet të zgjerojmë prodhimin tonë në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stanisllav Popdonçev

Biznesi është i shqetësuar se kriza politike po pengon zhvillimin e vendit

Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..

botuar më 24-11-12 10.45.PD

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD