Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jehona e Konkursit Ndërkombëtar të Këndimit të Dhomës “Panço Vlladigerov”

Pavell Gerxhikov: “Interpretues të talentuar, të cilëve u uroj një karrierë të shkëlqyeshme!”

БНР Новини
Marija Irell – çmimi II, Petër Karagenov, Pejksin Li, Mihaill Mihajllov, Bojan Savov – çmimi III, Svetllana Ivanova – çmimi III dhe Petja Petrova
Foto: Fondacioni “Panço Vlladigerov”

Panço Vlladigerov (1899-1978) lindi në Cyrih, mësoi në Sofje dhe Berlin, por rriti në Shumen – qytetin, në të cilin kthehej pothuajse çdo verë për të gjetur qetësi dhe për të krijuar. Më se një çerek shekulli fondacioni, i cili mban emrin e klasikut bullgar, organizon konkurse ndërkombëtare për pianistë dhe violinistë. Para katër vitesh u zhvillua edhe konkursi i parë i këndimit të dhomës, edicioni i dytë i të cilit përfundoi para disa ditësh. Kandidatët ishin pak, por në vend të kësaj shfaqën aftësi të mrekullueshme profesionale.

Me Panço Vlladigerovin u njoh që në fillim të karrierës sime në Operën e Sofjes – kujton profesor Pavell Gerxhikov, anëtar i jurisë. – Më ftoi të incizojmë një këngë të tij. Ai shoqëronte interpretimin tim në piano. I kam interpretuar gjithçka kompozuar nga Vlladigerovi për zërin e ulët. Incizimet janë integrale të veprave të tij. Gëzohem, se u organizua një konkurs i tillë. Për anëtar të jurisë më ftoi Aleksandrina Millçeva, kryetare e jurisë ndërkombëtare, e cila jo vetëm që është këngëtare operistike me famë botërore, por edhe interpretuese e mrekullueshme e dhomës. Ky lloj i muzikës është maja e artit vokal-instrumental i cili kërkon njohje të madhe të stileve. Në konkurs u prezantuan shumë interpretues të rinj të mrekullueshëm, të cilëve u uroj një karrierë të shkëlqyeshme.

Konkursi është  i vështirë përsa i përket kërkesave ndaj repertorit – mendon Aleksandrina Millçeva. – Për fat të keq pak janë këngëtarët të cilët orientohen te kjo muzikë. Ata nuk dinë, se në skenën e operës do të hasin më pak vështirësi në se do të përvetësojnë këndimin e dhomës, sepse ai kërkon një teknikë të përsosur. Megjithëqë në edicionin e parë u prezantuan më shumë kandidat, mund të them, se sivjet niveli është më i lartë. Sidomos te femrat kishte interpretuese shumë të mira. Përveç me profesorin Gerxhkov në juri punuam bashkë me profesionistët e njohur – profesor Niko Isakov (Bullgaria), Klaudia Viska (Claudia Viska) (SHBA-ja/Austria) – këngëtarë dhe pedagogë, dhe pianisti Xhon Gros (John Groos) (SHBA-ja/Austria).

Pejsing Li (Peixin Lee) nga Singapori mori më shumë çmime: vendin e tretë, çmimin për interpretim më të mirë të këngës nga Panço Vlladigerovi te grat, ndërsa bashkë me bullgarin Petër Karagenov – çmimin për duo të dhomës.

Për mua është një nder i madh të prezantohem në këtë konkurs në jurinë e të cilit ka muzikantë kaq të njohur – rrëfen ajo. – Është një shans i madh të zbulojë muzikën e kompozitorit Vlladigerov. Para kohe interpretova edhe vepra të krijuesit Ivan Spasov, të cilat janë shumë interesante. Më pëlqen muzika bashkëkohore. Mendoj, se të gjithë interpretuesit duhet të përfshijnë këtë muzikë në repertorin e vet.

Vet fakti, se secili prej pjesëmarrësve arriti të përgatitë këtë repertor është një sukses i madh – mendon Mihaill Mihajllov, mbajtësi i çmimit të parë dhe i dekoratës për interpretim më të mirë të këngës së Vlladigerovit te burrat. – Krijimtaria e këtij kompozitori të madh është pjesë e shpirtit tonë, e ekspresionit tonë. Karriera ime është e lidhur me operën, por mendoj, se çdo këngëtar duhet të interpretojë edhe këngë të dhomës për të avancuar në zhvillimin e vet.

Interesi im ndaj muzikës së dhomës deri tashti nuk ishte i zhvilluar – tregon Petja Petrova, mbajtëse e çmimit të parë. – Përgatitja ime për konkurs u zgjat pothuajse një vit. Mësova shumë, pavarësisht se kam përvojë si këngëtare operistike. Zbulova fusha në të cilat duhet të punoj në të ardhmen. Ndër veprat e muzikës së dhomës secili mund të gjejë diçka për zërin e vet, për tipin e vet, të zbulojë tema të cilat e intereson.

Përshtypjet e veta i treguan edhe anëtarët e huaj të jurisë.

Xhon Gros – solist dhe ekzekutues të muzikës së dhomës ka përvojë të madhe në punën me këngëtarë. Ai lindi në SHBA-në, por dy dekadat e fundit punon në Insbruk të Austrisë:

Gëzohem se ndodhem në qytetin Shumen për këtë konkurs dhe se kam mundësi të mësoj më shumë për muzikën e Vlaldigerovit. Do të vazhdoj të interesohem për krijimtarinë e tij. Dëshiroj të mësoj më shumë edhe për Bullgarinë. Më bënë përshtypje të madhe këngëtarët bullgarë. Ata posedojnë zëra të thella, të pasura. Konkursi është për këndimin e dhomës dhe pianoja është pjesë speciale prej tij. Nuk është vetëm shoqërim, ky është një ekip prej dy muzikantësh.”

Klaudija Viska, profesore në Shkollën e Lartë të Artit Muzikor dhe Skenik në Vjenë shumë herë ishte në Sofje si anëtare e jurisë së konkurseve të këndimit. Për konkursin në qytetin Shumen thekson:

Niveli është shumë i lartë edhe për arsye se nuk ka kufizim në moshën e pjesëmarrësve. Kjo jep më shumë mundësi dhe tërheq këngëtarë të cilët e kanë mbaruar arsimin e lartë, klasa të mjeshtërve, pra këngëtarë me përvojë të grumbulluar në konkurse të tjera dhe në skenën e madhe. Ata janë pothuajse të përkryer si artistë. Kur flasim për konkurs është me rëndësi të theksojmë ato veçori të rregullores, sepse në përmasë botërore shumë pak janë konkurset në të cilaët mund të prezantohen edhe artistë më të moshuar. Kjo gjë haset rrallë dhe prandaj informacioni duhet të arrijë te më shumë krijues.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD

"Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..

botuar më 24-11-01 1.30.MD

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD