E përnderuara Paraskeva, është një nga shenjtoret më të dashura dhe të nderuara jo vetëm në Bullgari, por në të gjithë botën ortodokse. Shën Petka , e quajtur akoma Petka e Bullgarisë, ka lindur në qytetin Epivat në Detin e Mermertë gjatë shekullit të 11. KA jetuar një jetë modeste dhe të devotshme, kurse pas vdekjes, eshtrat e saj kthehen në simbol të luftës për ruajtjen e kulturës së krishterë nga asimilimi islamik.
Rritja e lavdisë së Shën Paraskevës pas vdekjes është lidhur me Mbretërinë Bullgare. Kur Perandoria Romake Lindore bie nën pushtetin e latinëve (pas vitit 1204), eshtrat e Përnderuarës Petka janë çuar nga Epivati në Tërnovo /qyteti i sotëm Veliko Tërnovo/. Kjo ka ndodhur në vitin 1238 gjatë kohës së Mbretit Ivan Asan II dhe Patriarkut Joakim. Këtu shenjtorja gëzon nderim të jashtëzakonshëm si mbrojtësja e kryeqytetit të atëhershëm bullgar dhe e gjithë mbretërisë. Këtu Patriku Evtimij ka shkruar jetëshkrimin e saj më frymëzues të shenjtores. Eshtrat e shenjta mbeten në qytetin Tërnovo deri në periudhën e rënies së kryeqytetit bullgar nën pushtetin osman gjatë vitit 1393. Më vonë, pas shtegtimeve të gjata në vitin 1641, eshtrat janë vendosur në katedralen e qytetit rumun Jash, ku gjenden dhe sot.
Festa për nder të Shën Petkës-të quajtur akoma dita e Shën Petkës dimërore, konsiderohet si përfundimi i periudhës së verës dhe i ciklit aktiv bujqësor.
Shën Petka është konsideruar si përkrahëse e lindjes dhe pjellorisë si tek njerëzit, ashtu dhe tek kafshët. Në këtë ditë për nder të saj bëhen kurbane dhe gatuhet bukë e posaçme riti. Shtëpia spërkatet me ujë të bekuar, buka e ritit kalohet me temjan dhe e gjithë familja i përkulet tre herë në shenjë nderimi. Pas kësaj gruaja më e moshuar e ngre bukën lartë, e përuron dhe e bekon atë dhe pas kësaj u jep nga një copë të gjithë pjesëtarëve të familjes.
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..
Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum..
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë..