Që kur ishte fëmijë ajo fotografohej me medaljet e kampionit olimpik të kërcimit të trefishtë Hristo Markov dhe ëndërronte të kalojë rrugën e tij të suksesshme sportive. Një nga autorët e saj të preferuar ishte Aleksandër Dyma, në sajë të veprave të të cilit te ajo lindi dëshira që një ditë të zbulojë sekretet e Parisit.
Vajza për të cilën po bëhet fjalë është Elizabet Peisieva, e cila ishte ndër vullnetarët e Kampionatit Botëror të Gjimnastikës Ritmike, i cili u zhvillua para pak kohe në Sofje. Para nja dhjetë vitesh ajo iu gëzonte brohoritjeve të publikut të ngazëlluar nga ekzekutimet e saj. Mirëpo, kësaj here preferoi emocionet “prapa perdes” pra më shumë të vështrojë, se sa të përjetojë.
Mezi 14 vjeçare Elizabet Piasieva u radhit ndër “vajzat e arta” të Bullgarisë – pra ato sportiste të gjimnastikës ritmike të cilat vite me radhë në kampionate të ndryshme bëheshin mbajtëse të medaljeve të arta. Në karrierën e saj sportive janë dy olimpiadat – në Athinë dhe në Pekin, disa kampionate botërore dhe disa evropiane. Gjatë periudhës aktive sportive u bë mbajtëse e 75 medaljeve gjithsej në një sport tepër subjektiv, në të cilin rrugëdalja e garës në shkallë të madhe është në varësi të arbitrit.
“Vitet e fundit u bënë shumë korrigjime në rregullat e gjimnastikës ritmike për të evituar subjektivizmin, tregon ajo dhe saktëson se gjithnjë shihet një përkrahje për ruset.”
“Mendoj, se bullgaret nuk arrijnë të përballojnë tensionin e madhe dhe sa të përgatitur të jenë, ai ndikon mbi lojën e tyre – thekson Elizabet Paisieva. – Të gjitha sportistet janë shumë të talentuara dhe presim që ato gjithnjë të radhiten ndër mbajtëset e medaljeve. Mendoj, se Kampionati Botëror në të cilin ato fituan medalje të artë, të argjendtë dhe të bronztë ishte një trajnim dhe përgatitje e mirë në rrugën e tyre drejt Olimpiadës në Tokio.”
Për arsye se ishte një vajzë pak çapkëne, nëna e çoi Elizabetën në sallën sportive. Pak pas kësaj ajo ishte sportiste më e re e Kampionatit Botëror të Gjimnastikës Ritmike.
“Në të vërtetë isha sportistja më e vogël në Madrid, por nuk e kam pranuar këtë si diçka kaq e frikshme – kujton Elizabet. – Për ne kjo është punë, që nga mëngjesi deri në mbrëmje jemi në sallë dhe gjimnastika bëhet jeta jonë. Në fakt ne jemi si ushtarë të vogël, të cilët dinë se shkojnë për të mbrojtur punën e vet dhe atë të trajnerit, kështu që të prezantojnë në mënyrë më të mirë jo vetëm veten por edhe vendin e vet. Mbaj mend, se kisha një traumë e rëndë e shputës. Megjithëkëtë vendosa se do të garoj deri në fund, sepse e kisha të qartë, se sportistët kalojnë përmes momenteve të vështira, prandaj janë aq të mirë. Për më tepër se ekipi garonte për të fituar medalje.”
Një moment i tillë i rëndë Elizabet kishte edhe në Kampionatin Botëror në Budapest kur Simona Pejçeva u akuzua në përdorimin e dopingut. Atëherë asaj i ra shorti të bëhet lidere e ekipit dhe të garojë për dy kuota olimpike. Qëllimi jo vetëm që u plotësua, por ajo fitoi edhe medaljen më të çmueshme për të – bronz në shirit.
Sot Elizabet jeton në Paris ku trajnon vajza të vogla, përsos vallet moderne, përfshihet në kampe të trajnimit në botë dhe me shokun e jetës nga dritaret e apartamentit vështrojnë Kullën e Ajfellit.
“Kjo është një histori e gjatë – kujton Elizabet Paisieva. – Kur isha sportiste, gjithnjë mendova se nuk do të jetoj jashtë shtetit dhe nuk do të bëhem trajnere. Mirëpo, siç na mëson jeta, kurrë nuk duhet të themi “kurrë”. Që kur isha në klasën e katërt lexova “Mbretëresha Margot” të shkrimtarit Aleksandër Dyma dhe që atëherë magjia e Parisit më pushtoi. Shpesh bëra shaka, se një ditë dëshiroj të jetojë përball Kullës së Ajfellit. Dhe në të vërtetë ëndrra ime u realizua. Për mua Parisi është qyteti më i bukur në botë, megjithëqë e pëlqej Sofjen – një qytet të pasur të historisë, të arkitekturës, ku gjithnjë ndodh diçka interesante.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..