Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rosica Radeva restauron veshje popullore dhe përmes tyre njihet me fate interesante jetike

БНР Новини

Koha në mënyrë të palodhshme e ha stofin e tyre, por përderisa në dukje ka edhe një fije të vetme, ajo do të të transportoj përtej materies dhe përjetshmërisë, histori për gëzime, dhimbje, lumturi, trishtim, dashuri.

Në çdo një rrobë jeton nga një histori e vërtetë - në këtë beson piktorja Rosica Radeva, e cila tanimë prej 4 vjetëve restauron veshje popullore autentike bullgare. Dhe duke rikthyer bukurinë e tyre fillestare, prej çdo një nyje dhe ornamenti thith nga emocionet e veshjeve. Kështu një ditë ajo filloi të jetojë me fatin e jashtëzakonshëm të një gruaje nga qyteti Çepellare, përparësja e së cilës zbulon një jetë të tërë, e cila ka njohur një dashuri tragjike, e cila një ditë do të ngjitet nëpër shkallën qiellore.

Снимка

Ajo quhet Zllata dhe martohet në fisin e Kallajxhive gjatë vitit 1914 – fillon tregimin e vet Rosica Radeva. Si çdo një vajzë e re, dhe ajo gjatë netëve të dimrit, kur nuk ka punë tjetër, vet qëndis veshjen e saj për në dasmë. Por vetëm një vit pas vënies së kurorës, një shrapnel e vret burrin e saj të dashur në Maqedoni dhe ajo mbetet e ve në familjen e vjehrrave të vet, ku rrit dhe djalin e saj të vogël. Kurse ai, një ditë do të bëhet një mësues popullor në qytetin Çepellare dhe themelues i grupit “100 kaba gajde”. Dhe kur ndonjë e thotë fjalën “mësues” me germë të madhe, dihet se ky është djali i Zllatës nga familja e Kallajxhive. Kurse, ajo vetë, që të mos e detyrojnë të martohet edhe njëherë, pret me gërshërë nga brezi e poshtë veshjen e saj dasmore popullore. Sepse, sipas thënieve popullore pikërisht me të një ditë do të ngjitet në qiell dhe i dashuri i saj do ta njohë.

Historia e Zllatës nga qyteti Çepellare arrin deri tek mjeshtrja përmes Nikollaj Kallajxhievit, i cili sjell në atelienë përparësen e këputur të hallës së vet shumë të largët. “Dhe ja sesi me restaurimin e një rrobe të tillë, e cila është ruajtur deri në ditët tona, ne mësojmë për kaq fate të tilla jetike”, përgjithëson Rosica Radeva.

Снимка

Vetë ajo, piktore dhe restauruese, fare rastësisht zbulon edhe një prirje tjetër. Një ditë drejt saj drejtohet një zonjë me lutjen të rinovojë një veshje popullore për fëmijë - dhe me qenë se mbi të mungojnë pjesa më e madhe e zbukurimeve karakteristike prej metali /lloturki/, Rosica duhet t'i marrë nga një veshje popullore grash. Por, në vend që të prishë njërën rrobe, për llogari të tjetrës, ajo muaj të tërë me radhë kërkon mjeshtër i cili të mund të formojë me ndihmën e laserit elementet, të cilat mungojnë, duke u nisur nga filozofia se, restaurimi duhet të bëhet vetëm me materiale autentike.

Снимка

Çdo gjë e punoj në dorë, si njëherë e një kohë, sepse nuk duhet të duket ndërhyrja – thotë Rosica Radeva. Në këtë mënyrë unë e respektoj etikën në shkencën e restaurimit: ajo e cila rinovohet, duhet të jetë e kthyeshme, me fjalë të tjera, në qoftë se një ditë kam materiale më të mira, të mund të shqep atë që është bërë deri në këtë moment. Pikërisht ky është një nga parimet në restaurim dhe përmes tij mundohem të ngre veprimtarinë mbi nivelin e artizanatit.

Снимка

Rrobat më të vjetra të grave, të cilave mjeshtrja mundohet t'u japë një jetë të re, datojnë nga fillimi i shekullit të kaluar. “Tek unë asnjëherë nuk vijnë veshje popullore të plota”, thotë ajo. Kurse shpjegimi se përse pothuajse krejtësisht mungojnë rrobat e burrave, fshihet në faktin se, krerët e familjeve kanë qenë varrosur me veshjet e veta festive. Në të kaluarën edhe sot, veshjet popullore autentike gjithmonë e kanë detyruar njeriun të sillet me një respekt drejt tyre, mendon Rosica Radeva.

Снимка

Veshja popullore autentike është e ngarkuar me një lloj tjetër energjie dhe patjetër që ndikon mbi njeriun i cili e vesh – vazhdon ajo. Unë vet e ndiej kur vesh këmishët e mia nga rrethi i Trakisë, sepse ato më detyrojnë të ndihem dhe të veproj në një mënyrë krejt të ndryshme. Prandaj dhe do të doja që të besoj se, njerëzit duke veshur rroba të tilla, transformohen dhe mundin të shtypin agresionin në veten e vet. Kur ndonjë vjen në atelienë time, unë nuk nisem drejt tij me ndonjë pritje të caktuar, por në të njëjtën kohë jam e bindur se, veshja popullore e cila është e ndodhur tek unë është e drejtuar nga "lartë". Thjesht, në qoftë se njeriu beson në të mirën, në mirësitë në përgjithësi, në të njëjtën mënyrë do të kthehet dhe bota ndaj tij.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD