Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ta bëjmë Sofjen një qytet më të gjelbër – një mision i mundshëm

БНР Новини

A mund ta bëjmë Sofjen një qytet më të gjelbër dhe më të pastër, në të cilin të ketë një balancë midis ndërtimit dhe gjelbërimit? Po, kjo është e mundshme dhe në vend që të ankohemi dhe të drejtojmë kritika sa drejt bashkisë, sa drejt investuesve, mund të gjejmë një zgjidhje konkrete, në sajë të platformës Shaping Sofia të Global Shapers për përmirësimin e mjedisit të kryeqytetit.

Global Shapers është krijuar përpara rreth 10 vjetëve, në sajë të Forumit Ekonomik Botëror, me idenë të bashkojë të rinjtë që duan të përmirësojnë mjedisin në të cilin jetojnë. Iniciativa shumë shpejt grumbullon përkrahës në 150 shtete, ku janë krijuar më shumë se 300 qendra rajonale të organizatës. Në të të rinjtë në bazë të parimit vullnetar, bashkojnë përpjekje në kërkim të zgjidhjes së problemeve konkrete, të cilat i emocionojnë. Në Bullgari kjo qendër (Global Shapers Sofia apo Sofia hub) ekziston prej disa vjetëve, kurse tani në fillim të muajit tetor organizon forumin e vet të parë, kushtuar gjelbërimit të Sofjes.

Ekipi i Shaping Sofia – Angjell Ivanov, Vjara Savova, Jullia Georgjieva, Angjell Shojlev

Sipas fjalëve të Angjell Shojlevit nga ekipi i Shaping Sofia, zgjidhja e problemeve me gjelbërimin është në dialogun midis ekspertëve dhe palëve në të vërtetë të interesuara. Prandaj në diskutim ishin ftuar përfaqësues të Bashkisë së Kryeqytetit, ndërmarrje (CEZ Electro Bulgaria, Sofproekt, Pylltaria Jugperëndimore) dhe organizata (Rotaract Cliub Sofia Vitosha-Izgrev, Shoqata e arboristëve /specialistëve të cilët kujdesen për pemët në mjedisin e qytetit/ në Bullgari, Gorata.bg). Të gjithë ato kanë qëndrim ndaj gjelbërimit dhe mjedisit të qytetit.

Qëllimi është që të provokojmë diskutim në lidhje me planifikimin e përgjithshëm të qytetit dhe në lidhje me planin e përgjithshëm urbanistik të Sofjes – shpjegon Angjell Ivanov, moderatori i forumit. Derisa po marrim vesh në bashki tanimë ka njëfarë iniciative të sqyrtohet problemi në makronivel dhe të bëhet harta e përgjithshme gjeografike, në të cilën çdo një pemë në Sofje ta ketë pasaportën e saj. Ky është një proces shumë serioz dhe i rëndësishëm, me qenë se del se, një pjesë e madhe nga bimësia në Sofje është krijuar në fillim të shekullit të kaluar dhe llojet e zgjedhura atëherë kanë qenë të përshtatshme me kushtet e atëhershme të mjedisit në qytet.

Me urbanizimin e kryeqytetit gjatë viteve, një pjesë e madhe nga llojet tanimë nuk mund të zhvillohen në kushtet e mjedisit të ri të qytetit. Prandaj nevojitet që një pjesë prej tyre të rinovohen ose të këmbehen me bimë më të përshtatshme. “Krasitja jo kompetente” e pemëve po kështu çon deri në asgjësimin e llojeve të ndryshme. Ajo bëhet nga firma private, të cilat kanë fituar prokurime publike të me autoritet kontraktor Bashkia e Kryeqytetit. Dhe meqenëse në Bullgari nuk ka rregulla të caktuara normative për krasitjen dhe formimin e kurorave të drurëve, shumë shpesh u presin tërë kurorën pemëve të pjekur - gjë e cila në mënyrë të pakthyeshme dëmton rritjen e tyre. Degët e reja të rritura janë më të brishtë dhe thyhen shumë më lehtë dhe kjo krijon rrezik edhe për kalimtarët.

Снимка

Një problem përbëjnë dhe remontet e shpeshta të infrastrukturës rrugore, të cilat çojnë deri në shkatërrimin e llojeve të shumta, kurse rivendosja e hapësirave të gjelbra pas kësaj del se është një detyrë mjaft e vështirë. Problemi vjen nga përgjegjësia e përbashkët ndërmjet kryerësve të remonteve dhe firmave, të cilët kujdesen për gjelbërimin. Kurse kjo sipas Angjell Ivanovit iu lejon ti hedhin njëri-tjetrit përgjegjësinë:

Shpesh gjatë kohës së këtyre remonteve bashkia përdor për nënkontraktues jo profesionalistë dhe firma, të cilat nuk kanë asnjë lloj certifikatash për punë me pemët. Nuk kanë kaluar as kurse në arborizëm, që është shkak për shumë dëmtime mbi pemët.

Снимка

Këto dhe akoma pyetje të tjera të shumta, të cilat qenë ngritur në diskutim gjetën përgjigje konkrete dhe zgjidhje të mundshme mes ekspertëve, të cilët janë të bashkuar rreth idesë se duhet të ketë rregulla të qarta për gjelbërimin dhe sanksione përkatëse për shkeljet. Dhe prapë së prapi, nga drejtimet e dhëna dhe koordinimi midis ndërmarrjeve bashkiake, firmave të ndërtimit dhe nënkontraktuesve që përgjigjen për gjelbërimin e qytetit, deri në realizimin e objektivave ka për tu kaluar akoma shumë rrugë. Kurse kur njerëzit i shikojnë ndryshimet konkrete pozitive, atëherë mund të flitet dhe për ndryshim të vetëdijes dhe të qëndrimit ndaj mjedisit urban.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Global Shapers Sofia dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD