Më 25 shtator Gjergana Dimitrova prezanton projektin e vet etnik “Bellonoga”. Programi vazhdon të pasurojë dhe të zhvillojë idetë nga programi i parë muzikor vetjak me titull “Përmes syve të diellit”. Ai u paraqit përpara rreth 5 vjetëve, duke zbuluar mjeshtërinë e Gjerganës të përziejë elemente muzikore nga kulturat e ndryshme të lashta. Këngëtarja e njohur bën pjesë në korin “Misteri i zërave bullgarë” dhe “Eva kuartet”. Me këto formacione ajo vazhdimisht është nëpër skenat botërore. Njëkohësisht me këtë po vazhdon dhe karrierën e vet solo.
“Pas paraqitjes së programit tim të parë muzikor pasuan koncerte, si dhe pjesëmarrje në festivale në Gjermani, Austri, Poloni – tregon ajo. Muzika u rendit gjithashtu dhe në mjaft klasifikime, të lidhura me muzikën etnike, u vërtit dhe në shumë radio evropiane. Kjo po kështu kontribuojë për popullaritetin e projektit. Kur një krijues ndihet në gjendje, ai patjetër që do të zhvillojë frymën e vet krijuese. Në mënyrë fare të natyrshme filluan të lindin dhe shfaqje të reja... Përsëri punova me Aleks Nushevin – arranger i të gjitha shfaqjeve në edicionin e parë. Kurse në disa prej tyre dhe Kostadin Gençev dha idetë e veta si kompozitor dhe arranger. Pak nga pak i krijuam këngët , të cilat janë të përfshira në albumin e dytë me titull “Bellonoga” – “Përmes syve të tokës”, të cilin deri më disa ditë do ta mbaj në duart e mia. Shumë nga këngët janë të kënduara live në klubet dhe në sallat e koncerteve. Dhe pikërisht këtu qëndron dallimi midis dy albumeve. I pari qe incizuar përpara se ta prezantojmë në skenë, kurse i dyti fillimisht u formua në praktikën tonë të koncerteve, kurse pas kësaj incizuam këngët, që për mua është varianti më i mirë.”
“Bellonoga” nuk është vetëm një pseudonim artistik, i marrë nga poema e klasikut bullgar Petko Sllavejkov “Izvorët na Bellonogata”. Doli se është dhe një titull shumë i përshtatshëm të të gjithë projektit, të cilin e fillova përpara kohe, sepse në ndonjë farë mënyre prezanton karakterin e muzikës time" – tregoi akoma këngëtarja.
Muzikantë, me të cilat ajo ka partneritet në album janë Kostadin Gençev – fyell, Violeta Petkova – gëdullka, Aleks Nushev – kitarë, Petër Todorov – perkusion. Mes muzikantëve miq është dhe trumpetisti i xhazit Rosen Zahariev-Roko, Ivan Conkov – baraban, si dhe Aleksandër Selie – Hang Drum.
“Aleksandër është djali i Marsel Selies, i cili përpara disa dekadave më përpara qe producent i edicioneve shumë të suksesshme “Misteri i zërave bullgar” – sqaroi Gjergana. Me të jemi në marrëdhënie të shkëlqyera miqësore dhe profesionale dhe ai me shumë gëzim pranoi të marrë pjesë në incizimin e njërës prej shfaqjeve.”
Përveç instrumentistëve, emrat e të cilëve i përmendëm, në koncert do të marrë pjesë dhe Petër Millanov – kitarë, i cili është anëtari i ri i projektit “Bellonoga”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..