Me buzëqeshje të madhe dhe zemër të hapur e besnike Vivaldi kërkon përkëdhelje duke u futur në duart e çdo një njeriu i cili afrohet. Në fushën e gjerë e të hapur në parkun Jugor në Sofje ai kërkon ndonjë shok, i cili të kap; rripin e tij përgjithmonë dhe ta shpjerë në shtëpi.
Dita e adaptimit, në të cilën shtëpia e strehimit në fshatin Gorni Bogrov dhe ndërmarrja e bashkisë “Ekoravnovesie” dhanë mësimin e vet të radhës të dashurisë, përfundoi me një rezultat të shkëlqyer – Sebastian mori provimet e tij shkëlqyeshëm dhe i dhanë diplomë për manar shtëpie. Mjerisht, lumturi të ngjashme nuk gjetën 7 qentë e tjerë, të cilët qenë të sjellë me shpresën po kështu të gjejnë shtëpi.
Natalia Ilieva nuk ndahet nga qeni Vivaldi, i cili e ka futur turirin e vet në prehrin e saj dhe me sy të përmbushur me lot thotë se në këtë moment nuk ka mundësi ta adaptojë.
“Unë i dua shumë qentë, qeni im vdiq përpara ca kohe dhe dua që të kem një qen tjetër, por të mos të jetë nga ndonjë racë pjellore – shton ajo. Me një kënaqësi të madhe pas ca kohe do të adaptoj qen dhe u drejtoj apel njerëzve që ta bëjnë , sepse ka shpirtra të shumtë, të cilët kanë nevojë për dashuri dhe kujdes. Raca nuk ka asnjëfarë rëndësie – është i rëndësishëm shpirti dhe po, kjo është dashuria më e pastër, të cilën mund ta japësh dhe ta marrësh.”
Në azilin e qenve në fshatin Gorni Bogrov afro 1460 qen presin adaptuesit e vet. Në sajë të fushatave të mëdha si mësimi i dashurisë në Parkun Jugor gjatë 2 vjetëve të fundit mbi 2 000 kafshë kanë gjetur pronarët e vet – në ngjarje njerëzit marrin vesh për azilin e qenve, përfshihen në shëtitjet e organizuara gjatë ditëve të fundjavës dhe zgjedhin qen për tërë jetën. Të kastruar, të vaksinuar dhe me pasaportë.
“Njerëzit vijnë dhe nganjëherë adaptojnë nga një ose dy qen – thotë Veselin Asenov, drejtor i “Ekoravnovesies” në lidhje me ngjarjen në Parkun Jugor. Por, më e rëndësishmja është t’i njohim me kafshët në azilet e qenve, që të shikojnë se jo vetëm ato të racave mund të jenë kafshë të mirë e të preferuar. Mjerisht, vazhdojnë sinjalet për qen të braktisur kryesisht të tillë të së ashtuquajturës racë për luftë /Pit Bull dhe Rotwejler/ kurse kohët e fundit gjetëm një kashun me katër qen fare të vegjël të lënë përpara njërit prej azileve tanë. Prandaj janë këto iniciativa - që të mund të shpjegojmë dobitë nga kastrimi dhe nga adoptimi i qenve nga azilet e qenve, me qenë se në këtë mënyrë do të pakësojmë popullimin e kafshëve pa strehë.”
Gjermanja Rozalin Shmih jeton prej 6 vjetëve në Bullgari dhe afro po prej kaq kohe ndihmon në azilin e qenve si vullnetare dhe pronare adaptuese. “Përveç të fusë ca larmi në jetën e qenve, të cilët nuk kanë asnjë njeri të afërt”, ajo do që t’u tregojë njerëzve se nuk ka asnjë shkak të blejnë një qen të racës, me qenë se qentë të cilët janë jetim bëhen manarë të shkëlqyer shtëpie.
“Do të doja që të them se, njerëzit preferojnë të adaptojnë qen, por mjerisht, tendenca akoma është të blejnë kafshë mbarështuese – pohon ajo. Kurse ata e bëjnë këtë zgjedhje nga padija sesa qen presin në azilin e qenve dhe mbase sepse mendojnë se nuk është prestigjioze të shëtisin një kafshë e cila nuk është mbarështuese. Dhe pavarësisht se nuk duhet t’u atribuojmë cilësitë njerëzore qenve, nga përvoja ime e di se të adoptuarit janë qenie absolutisht fisnike – na ndjekin, me hyrjen në shtëpi përvetësojnë zakone higjienike dhe nuk krijojnë probleme. Thjesht janë të ndryshme sepse shprehin njëfarë falënderimi.”
Dhe këtë më mirë e di Joana Spasova, e cila për asnjë moment nuk pushon së përkëdheluri Anabelën e saj – një bukuroshe të bardhë si dëbora me një vesh të kafshuar.
Gjithmonë kam dashur të adaptoj qen, por kështu dhe nuk gjeja azilin e përshtatshëm, derisa disa të njohurit e mi nuk më çuan në Gorni Bogrov - tregon vajza, e cila ka gjetur qenien e vet të dashur në azilin e qenve. “Aty pash kafshën më të stresuar dhe të frikësuar, e cila nuk dilte nga kafazi, nuk zgjaste bile as kokën. Dhe unë në moment e vendosa se ky është qeni im – ajo nuk shkonte me rrip, nuk qe aspak e socializuar, por thjesht qe një dashuri që në pamje të parë. U dashurova shumë pas saj dhe qesh e sigurt se do të jemi një familje e lumtur dhe ajo do t’i mësoj që të gjitha gjërat. Po kështu ngjau – Anabela është e zgjuar, nuk kam asnjëfarë probleme me të. Ajo ulet, jep putrën, ecën me rrip dhe është shumë e dashur dhe e mirë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Diana Cankova dhe arkiv personal
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..