Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Shishkovci bullgarët, serbët, dhe maqedonasit ulen në një shkorsë ballkanike

БНР Новини

Kur shishja me pijen e zjarrtë shkon dorë më dorë nëpër njerëzit e ulur në një trapezë, që të gjitha mosmarrëveshjet harrohen dhe njerëzit fillojnë të përqafojnë njëri tjetrin si vëllezër. Këtë e dimë më mirë në Ballkan, ku nga hiçi marrim zjarr në ngjashmëri të një fije shkrepëseje, por dhe zotërojmë mirë recetën të mund të shuajmë zjarrin.

Për vit të tetë të radhës në një shkorsë lara-lara në fshatin e rrethit të qytetit Kjustendill-Shishkovci do të ulen bullgarë, serbë dhe maqedonas, që të mund të qerasen me rakinë më të mirë të rendimentit të fundit dhe me byrek nga më të mirët, të përgatitur me shumë zell, por dhe t'i tregojnë njëri-tjetrit histori interesante. Në festivalin “Ballkanska Çerga” /"Shkorsa Ballkanike/ nga data 22 deri më 24 shtator banuesit vendas do të hapin zemrat e tyre, duke dhënë më të mirën nga vetja e vet – ata do të tregojnë shkorsa të punuara me shumë mjeshtëri, do të gatuajnë gjellët më të mira, të cilat i dinë nga gjyshet, do të marrin pjesë në këngët dhe vallet, në konkurset dhe lojërat dhe do të dëfrejnë baras me miqtë.

Снимка

Këtë festival e bëjmë me qëllim të ruajmë kulturën bullgare, traditat dhe shpirtin e asaj, të cilën e kanë bërë, kanë kënduar dhe luajtur gjyshet dhe gjyshërit tanë, t'u tregojmë më të rinjve  – tregon Kliment Terzijski, kryetar i bashkisë i fshatit. – Përveç grupeve bullgare, këtu do të marrin pjesë dhe grupe folklorike nga Maqedonia dhe Serbia dhe ne duam të theksojmë se folklori ynë, traditat tona afrohen – ashtu si cerga e larmishme shumëngjyrëshe që është me të njëjtat modele. Prandaj dhe e quajtëm këtë festival “Ballkanska Çerga”. Ai bëhet gjithnjë e më i madh, po e afirmojmë nga viti në vit. Njerëz  nga e gjithë Bullgaria shfaqin interes për të marrë pjesë në të.”

Снимка

Në vitet e para të festivalit vinin kryesisht gjyshe dhe gjyshër, por tani në skenë këndojnë dhe vallëzojnë edhe fëmijë, edhe djem, edhe vajza 20-30 vjeçar, sipas fjalëve të kryetarit të bashkisë.

Снимка

Një demonstrim se si zihet rakia dhe një konkurs për pijen më të mirë e të fortë të bërë sipas traditës së zierjes së rakisë do të hedhë në një betejë të ashpër bullgarët, serbët dhe maqedonasit – vitin e kaluar fitoi rakia serbe prej ftoi. Por, a do të ketë në fund të garës  një test për "kokë sakllam" të jurisë, në mënyrë që ajo të jetë objektive?

"Jo, këtë nuk e kemi planifikuar – qesh kryetari i bashkisë. Ne nuk e kemi menduar, sepse ideja jonë është jo t'i bëjmë njerëzit pijanikë, por ata të mund të çlodhen, të dëfrejnë dhe kështu t'i përgjigjen kësaj jete të nderë. Sepse, në qoftë se fryma bullgare është ruajtur dhe traditat tona po kështu, kjo është bërë në sajë të takimeve, valleve dhe këngëve në mejdan."

Снимка

Pikërisht në mejdan gjatë ditës së dytë do të shtrihet dhe shkorsa më e gjatë e mbuluar me byrekë të ndryshme përsëri bullgare, serbe dhe maqedonase. Shkorsa do të dredhojë në vazhdim të 80 metrave. Me gjysmën prej tyre do të qerasen miqtë e festivalit, kurse pjesa tjetër do të shitet me çmime simbolike. Jo rastësisht ekspozita mban emrin e piktorit Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri. Thjesht një nga modelet e tij – gjyshja Julla Rizova, shpesh i ka bërë byrek me lakër arme dhe presh, të cilin ai e ka pëlqyer shumë. Piktori i cili ka pikturuar zonjat bullgare ka kaluar 32 vjet në fshat dhe për të tregon: ”Në qoftë se ekziston Parajsa në Tokë, ky është rrethi i qytetit Kjustendill me zemër fshati Shishkovci.”

Снимка

"Konkursi titullohet “Byreku i Mjeshtrit” dhe ky është një byrek i posaçëm me petë të thata – tregon akoma Kliment Terzijski. Gjyshet e vjetra e dinë, se byreku më i mirë i cili bëhet në këtë krahinë është pikërisht me petë të thata. Pasi hapet peta, ajo vihen në sobë të thahet, ose në ndonjë vend tjetër dhe aty qëndron një farë kohe dhe atëherë vazhdon puna e bërjes së byrekut."

Снимка

Dhe në qoftë se akoma jeni duke u çuditur se ku t'i kaloni 3 ditët e ardhshme të pushimit, patjetër u vini vesh fjalëve të kryetarit të bashkisë: "Hajdeni të shikoni diçka të lashtë e të bukur - në Shishkovci do të jeni shumë mirë të pritur!"

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: cherga.alle.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD