Ministria e Punëve te Jashtme e Republikës se Kosovës ne shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 8 vjet pas dhënies se mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (22 korrik 2010) ka publikuar librin “Kosovo’s independence - In Compliance with the International Law” (Pavarësia e Kosovës – në përputhje me ligjin ndërkombëtar).
Diplomati i Republikës se Kosovës ne Sofje Bujar Desku i cili është edhe editor i këtij libri vlerëson se ky publikim përmbledh të dhëna dhe analiza themelore juridike të një dosjeje konkrete, me përmbajtje të pasur dokumentesh të periudhave te hershme historike, por me fokus te shtuar te Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ky libër si para hyrje ka një adresim te Zv.Kryeministrit te parë dhe Ministrit te Punëve te Jashtme te Republikës se Kosovës Behgjet Pacolli, përmes së cilës ministri falënderon dhe vlerëson gjithë aktorët qe kane kontribuar ne këtë proces, për te vazhduar me një përmbledhje kronologjike historike dhe më pas një analizë të gjatë të gjithë procesit që ka përshkuar Kosovën – periudha e pasluftës, shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe si rrjedhojë kontestimi i saj nga ana e Serbisë, e deri tek mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).
Megjithëse për studim është marrë një periudhë më e gjatë kohore boshti i temës së trajtuar në libër është i përqendruar që nga rezoluta e OKB-së e miratuar më 8 tetor 2008, ku Asambleja e Përgjithshme i ka bërë kërkesë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e deri tek mendimi këshillëdhënës i organit kryesor gjyqësor të Kombeve të Bashkuara, në pyetjen nëse Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është në pajtueshmëri te plotë me të drejtën ndërkombëtare.
Diplomati Desku thotë se në materialin bazë të librit në mesin e shumë deklaratave te shteteve, përfshihet edhe deklarata e Bullgarisë e cila përmes përfaqësuesit te saj Zlatko Dimitroff, në argumentet e paraqitura para GJND-së e ka vlerësuar Kosovën si një rast special. “Shpërbërja e dhunshme e ish Jugosllavisë, dhunimi i të drejtave të njeriut, administrimi i vazhdueshëm i bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, si dhe përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të gjetur zgjidhjen e statusit të Kosovës bazuar në Principet e Grupit të Kontaktit nuk gjinden ndokund tjetër dhe për këtë arsye e bëjnë rastin e Kosovës si rast special”. Tutje ne argumentet e prezantuara nga përfaqësuesi i Bullgarisë thuhet se Deklarata e pavarësisë është shprehje e vullnetit të një etniteti me qëllim krijimin e një shteti të ri.’ Kjo është një çështje që u përket shteteve. Me këtë edhe Rezoluta 1244 nuk pengon çfarëdo rezultati të mundshëm për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ndërkaq, sipas editorit te librit Desku rasti i Kosovës në GJND , ballafaqimi i deklaratave për dhe kundër shpalljes nga shtete të ndryshme të botës, argumentet dhe pretendimet ligjore nga ana e palëve direkte të ballafaquara ;Kosovës dhe Serbisë, si dhe mendimi përfundimtar këshillëdhënës i Gjykatës, përveçse është një referencë e mire për Kosovën, në te njëjtën kohë e bëjnë këtë çështje një lëndë relevante dhe atraktive edhe për hulumtim nga ekspertët e te Drejtës Ndërkombëtare.
Foto: arkiv personal
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..