Filloi festivali ndërkombëtar “Ditët e muzikës në Shtëpinë e Ballabanit” në Plovdiv. “I konsiderueshëm” ishte koncerti i pare i tij, sipas fjalëve të drejtoreshës artistike të këtij edicioni të vjeshtës Milla Pavllova:
“Në të morën pjesë disa nga ekzekutuesit më të shquar të instrumenteve harkore në orkestrën “La Scala” të Milanos, në krye me koncert-mjeshtrin Francesco De Angelis – një figurë e madhe në Itali dhe një nga muzikantët më të mirë të zgjedhur për violinist të parë personalisht nga maestroja Riccardo Muti. I njohur si muzikant dhome, solist dhe pedagog i mirë, ai do të zhvillojë një klasë mjeshtërore tek ne. Pjesë e formacionit Paganini String Quartet është bullgarja Evgenia Staneva, e cila prej vitesh është në orkestër. Me sukses kaloi dhe koncerti i dytë i programit “Kabare në Shtëpinë e Ballabanovit”. Jemi shumë të limtur për këtë se patëm mundësi ta prezantojmë këtë projekt jo standard. Hapësira e Shtëpisë së Ballabanovit u gjallërua nga regjisorja Mariana Kënçeva dhe këngëtaret e shkëlqyera të formacionit Bella Voce. Dua të përmend akoma një ngjarje – koncertin kushtuar përvjetorit të 110-të të lindjes së kompozitorit, kritikut dhe pedagogut të madh muzikor Marin Goleminov. Pikërisht më 28 shtator është ditëlindja e tij dhe atëherë do ta zhvillojmë koncertin, në të cilin do të prezantojmë krijimtarinë e tij. Do të marrin pjesë kuarteti “Goleminov”, kuinteti “Pilekadone”, sopranoja Evgenia Rallçeva, e cila është soliste e Teatrit Operistik të qytetit Plovdiv, pianistja Marija – Desisllava Stojçeva, kori i Akademisë Muzikore të qytetit të Plovdivit me dirigjent prof. Buraxhiev.”
Jo më pak interesant është koncerti i 22-shtatorit me titull “Melodi”:
“Mexosopranoja Vera Nikollova dhe pianistja Margarita Ilieva do të prezantojnë programin kushtuar këngës franceze të fundit të shekullit të XIX-të dhe fillimit të shekullit të XX-të” – vazhdon Milla Pavllova. – “Më 23 shtator zërat e “Gjyshave të Bistricës” do të tingëllojnë në Stadiumin Romak. Koncerti i tyre në të hapur është më 9 tetor dhe me të do të shënojmë përvjetorin e 70-të të profesorit Angell Stankov – violinist i dalluar, koncert-mjeshtër shumëvjeçar të Filarmonisë së Sofjes, dirigjent dhe ekzekutues. Më 10 tetor presim kuartetin “Vector” nga Zvicra, në të cilin marrin pjesë muzikantë nga orkestra e shquar simfonike e Lucernit “Luzerner Sinfonieorchester”.Një ngjarje shumë e rëndësishme është koncerti i pianistes me famë botërore Pllamena Mangova. Ajo ka qenë në Plovdiv si soliste e Filarmonisë së Plovdivit dhe si pjesë e një ansambli dhom., por për herë të parë do të ketë recital të vet. Dhe akoma një emër të shquar: violinistja Milla Georgieva – koncert-mjeshtrja e Orkestrës së Radios në Shtutgard. Ajo të do jetë soliste e Filarmonisë së Plovdivit. Lija Petrova – gjithashtu violiniste me karrierë botërore do të jetë mysafire jonë për herë të parë, bashkë me dy muzikantë të njohur francezë.”
Le të kujtojmë se vetë Milla Pavllova është flautiste me karrierë të suksesshme dhe muzikante që ekzekuton solo dhe muzikë dhome.
“Në vitin 2018 i dhuruam një koncert të vogël një njeriu tim të afërm. Atëherë lindi dashuria mes meje dhe Shtëpisë së Ballabanovit. Pas impulsit fillestar të bëjë diçka intersante atje vazhdoja me punën e përkushtuar në Shtëpi. Dhe fakti se jam muzikante profesionale është me rëndësi të madhe për hartimin e programit të festivalit.”
Edicioni i tij i parë ishte në vitin 2010. Që nga atëherë festivali zhvillohet dy herë në vit – në pranverë dhe në vjeshtë – këto janë stinët më të bukura në Plovdiv, sipas Millës. Në kuadrin e forumit zhvillohen dhe klasat mjeshtërore “Muzikartisimo”. Sivjet për pedagogë janë zgjedhur Francesco De Angelis, kuarteti “Vector” (për muzikë dhome) dhe profesoresha Borisllava Taneva (piano).
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: BGNES dhe arkiv
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..