Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kumbimi i festivalit të XIV i Festivalit botëror të filmit vizatimor

БНР Новини

Qendra e kongreseve dhe festivaleve në qytetin bregdatar Varnë (Bullgari Verilindore) ishte mikpritëse e edicionit të katërmbëdhjetë të Festivalit botëror të filmit vizatimor.

Ky është një art aq i lirë, me aq shumë autorë kureshtarë, çdo një prej të cilëve punon në mënyrën e tij” – tha prof. Anri Kulev, një nga organizatorët e forumit dhe shtoi:

Sivjet bëmë përpjekje të mos tolerojmë kërkime të posaçme nga pikëpamja e formës. U përqendruam mbi gjërat më të njohura për publikun. Në Evropë ndërmarrjet e mëdha kinematografike, të cilat metën struktura shtetërore, po prodhojnë shumë filma për fëmijë. Rusia është një nga këto shtete, kështu është në Francë, Spanjë, Gjermani... Të mos flasim për Kinën, ku filmave vizatimore u kushtohet vëmendje e posaçme.

Përveç programit filmor, festivali ofroi dhe shumë ngjarje shoqëruese:

Patëm shumë iniciativa si prezantimi i librit të Juri Llazarovit “Xha Veso i Rrumbullakëti... përsëri”, pastaj hapëm një ekspozitë vizatimore të studentëve të Universitetit të Ri Bullgar. Mendoj se kjo ekspozitë duhet të kthehet në një traditë. Është mirë që autorët e rinj të filmave vizatimore të kenë akses në skenën e madhe. Pastaj çelëm dhe ekspozitën “Libri komik belgjian – 60 vjet smurf-ët”. Programi filloi me filmin me metrazh të shkurtër “Etno” të studentes bullgare Elica Kostadinova – një punim minimalist dhe i ndërtuar mbi motive folklorike. Në ditën e dytë filloi punishtja për fëmijët. Animatorja franceze Karin Miralles përsëri ishte mysafire e jona. Ajo punon me fëmijë – fare të vegjël, apo me aftësi të kufizuara.” – shpjegoi profesori Kulev.

Bullgaria u prezantua me 7 filma të animuar. Grand Prix-in e mori prodhimi i Belgjikës, Francës dhe Holandës “Kjo tortë e bukur” (This magnificent cake).

Ky është një film shumë i pjekur me format jo standard – me metrazh të shkurtër, por me vazhdimësi 44 minuta. – tha përfaqësuesja e jurisë Vesella Dançeva.

Filmi rus “Dy tramvajet” mori çmimin për film më të mirë për fëmijë.

Dekoratën e posaçme në të njëjtën kategori e mori përsëri një film rus – “ Feçka e vogël”.

Filmi vizatimor më i mirë me metrazh të gjatë ishte “Dhelpra” (nga Irani).

Krenohemi me jurinë e festivalit – në të marrin pjesë piktorë të talentuar, producentë, regjisorë”, shpjegoi prof. Anri Kulev. - “Mariusz Wilczynski nga Polonia është një emër i madh. Sergej Merinov gjithashtu është ikonë në sferën tonë. Ai shpiku një teknologji të re në punën me plastelinë dhe filmat e tij janë shumë interesantë dhe zbavitës. Ka një karrierë mahnitëse në Hollywwod. Me të kemi organizuar një workshop me pjesëmarrjen e studentëve nga Universiteti i Ri Bullgar, pastaj edhe një tjetër në fshatin bregdetar Varvara (Bullgari Jugore)”.

Historia e festivalit botëror të filmit vizatimor fillon në fundin e4 viteve të 70-të të shekullit të kaluar. Pas ndryshimeve politike të vitit 1989 ai nuk organizohej më – deri në vitin 2011, kur ai u ringjall nga një grup profesorësh dhe studentësh nga Universiteti i Ri Bullgar. Për organizimin e tij ata marrin mbështetjen e Qendrës Kinematografike Kombëtare, Televizionit Kombëtar Bullgar, Radios Kombëtare Bullgare, bashkisë së qytetit të Varnës. “Do të vazhdojmë të punojmë për zhvillimin e festivalit, sepse po të mbyllet njëherë, pastaj është e vështirë të rimarrë përsëri jetë.” – tha Anri Kulev.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: BGNES dhe varnafest.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD