Qyteti i bukur bregdetar Sozopol për herë të 34-të ishte mikpritës i Festave të arteve “Apolonia”, të krijuara me idenë e violinistit Dimo Dimov nga kuarteti i shquar harkor “Dimov”. Ai, bashkë me zonjën Margarita Dimitrova dhe ekipin e tij vite me radhë punonin për shndërrimin e qytetit në një arenë të arteve në fillimin e shtatorit. Të gjitha spektaklet teatrale, koncertet, premierat kinematografike, titujt e shtëpive botuese, që kanë realizuar sukses gjatë vitit përkatës kalendarik, gjejnë vendin e tyre në afishen e festivalit. Që nga viti 1999 “Apolonia” dorëzon çmimin “Apolon Toksoforos” për kontribut të jashtëzajkoshëm në zhvillimin e kulturës bullgare dhe në prezantimin e saj përtej kufijve të Bullgarisë. Për vitin 2018 këtë dekoratë e mori piktori Gredi Assa.
Edhe sivjet programi ishte i larmishëm. Në skenën teatrale ishin shfaqur pjesat “Çamkoria” të regjisorit Javor Gërdev, “Dimri i pakënaqësisë sonë” dhe “Dhelpërushët” e regjisores Bina Harallampieva etj. Filmat “Drejtimet”, “Lartësimi” dhe të tjera që janë mbajtës të çmimeve të ndryshme gjithashtu gjetën vendin e tyre në program.
Koncertet e dhomës, të cilat u organizuan në Muzeun Arkeologjik të qytetit mblodhën shumë publik dhe çdo natë salla ishte plot. Në këtë skenë u prezantuan flautisti Dejan Gavriç nga Serbia, i cili dha një koncert bashkë me Stolina Dobreva – kitarë.
Joanna Kamenarska – violinë, Antonina Boneva – piano, Gabriella Georgieva – sopran, Georgi Çerkin – piano.... Këta janë vetëm një pjesë e emrave në afishen e kësaj salle.
Në të tingëlluan dhe koncerte shumë interesante të muzikës xhaz me elemente klasike – projekti i trios së Angell Zaberskit “Like Jazz 2” dhe “ImproviSatie“ i Veselin Veselinov Eko – bas dhe të Milen Kukosharov – piano. Dy formacionet treguan pikëpamje interesante ndaj kompozitorëve klasikë. Muzikantët nga “Funky Miracle”, “Koka Mass Jazz” dhe banda të tjera prezantuan projektet e tyre të ndryshme.
Premiera e vetme ishte ajo e trios së muzikës xhaz “PlaYIS“ me albumin e saj debutues „7/4“. Në fakt mbas emrit “PlaYIS“ qëndrojnë instrumentistë të njohur: Jasen Vellçev – piano, Ivajllo Zvezdomirov – bas, Stojan Jankullov – vegla me goditje. Në projekt morën pjesë gjithashtu kitaristët Veselin Kojçev dhe Elvis Stanic nga Kroacia. Ja se çfarë tha Jasen Vellçev disa minuta para fillimit të koncertit në Sozopol:
"Jam shumë i lumtur për këtë se ne të tre përsëri jemi së bashku. Deri tani kemi ekzekutuar në formacione të ndryshme, por ja se erdhi koha ta bëjmë muzikën që na pëlqen. Unë i kam shkruar kompozimet, por muzika është “e jona” sepse secili kontribuon për të. I kam bërë pjesët në etapa të ndryshme të karrierës sime – ka shumë të vjetra, ka edhe të reja. Albumi qyhet “4/7” dhe në të janë përfshirë 11 pjesa. Na pëlqen rezultati i punës sonë, jemi të kënaqur, nuk pretendojmë të na pëlqejnë të gjithët me çdo kusht”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: apollonia.bg
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..