Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Komisioneri evropian i zgjerimit nuk përjashton idenë për shkëmbimin e të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës

Foto: BGNES

Sipas komisionerit evropian të zgjerimit Johanes Han, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës nuk përjashtohet shkëmbimi i territoreve ose korrigjimi i kufirit si “elementi i fundit i mozaikut”. Në një intervistë dhënë Agjencisë MIA komisioneri theksoi, se çfarëdo që të jetë vendimi, ai duhet të kontribuojë për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, dhe se të dy palët duhet të marrin në konsideratë detyrimet e tyre ndërkombëtare. Sipas zotit Han mosmarrëveshja midis Serbisë dhe ish krahinës së saj Kosova, e cila shpalli pavarësi në vitin 2008, mund të zgjidhet deri në mesin e vitit 2019. Ndërkohë në një intervistë për Agjencinë “Rojters” presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi, se autoritetet e Serbisë dëshirojnë që në shkëmbim të marrëveshjes me Kosovën, vendi i tyre të marrë garanci për hyrje në BE-në deri në vitin 2025.


Kiriakos Micotakis: Në se parlamenti nuk do të miratojë marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë, bisedimet do të fillojnë nga zeroja

Foto: BGNES

Lideri i partisë më të madhe opozitare në Greqi “Demokracia e Re” Kiriakos Micotakis tha, se partia e tij do të votojë kundër marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë – Republika e Maqedonisë së Veriut. Në se parlamenti nuk do të miratojë dokumentin, bisedimet do të fillojnë nga zeroja. Lideri opozitar akuzoi pushtetarët, se nënshkruan marrëveshjen pa marrë në konsideratë parlamentin dhe popullin. Qeveritarët theksojnë, se Micotakisi kritikon marrëveshjen për të fituar përkrahës, përderisa në bisedime personale me politikanë evropianë premton, që “Demokracia e re” të zbatojë klauzolat e marrëveshjes në se ajo do të miratohen nga parlamenti.


Miting në Shkup në përkrahje të referendumit për emrin e Maqedonisë

Foto: BGNES

Mijëra maqedonas demonstruan para Përfaqësisë së BE-së në Shkup në përkrahje të Koalicionit “Së bashku për Maqedoninë evropiane”. Përfaqësues të më se 30 partive dhe bashkimeve civile bënë apel që në referendumin më 30 shtator të votohet për ndërrimin e emrit të vendit, kështu që të hapen negociatat për anëtarësim në NATO-në dhe në BE-në dhe të miratohet Marrëveshja me Greqinë. Kryeministri Zoran Zaev tha, se 30 shtatori është një ditë për zgjedhje dhe për nisjen e Maqedonisë në rrugën evropiane.


Qindra u arrestuan në Stamboll gjatë protestave kundër kushteve të punës

Foto: reuters.com

Mijëra punëtorë të punësuar në ndërtimin e aeroportit të ri të tretë të Stambollit protestuan kundër kushteve të këqija të punës. Demonstrata u shpërnda nga policia me gaz lotsjellës. Më se 400 veta u arrestuan. Shkak për protestën u bë incidenti me 17 nëpunës të plagosur, pasi një minibus i cili transportonte punëtorë deri në objekt, pësoi një aksident. Sipas të dhënave zyrtare, nga vitit 2015 e këtej në ndërtimin e aeroportit humbën jetë 27 veta. Ndër të arrestuarit nga policia ishin fotoreporteri i Agjencisë “Frans Pres” dhe katër gazetarë të tjerë, të cilët pak më vonë u çliruan.


Rrahman Rama: Muajit e ardhshëm do të ketë ushtri të Kosovës

Foto: mksf-ks.org

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrahman Rama, duke komentuar nismën qeveritare për transformimin e forcës në ushtri, shprehu besim, se krijimi i ushtrisë së Kosovës do të bëhet fakt brenda disa muajve. Projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri janë në parlament. Ushtria e ardhshme e Kosovës do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në rajon, mendon Rama.

Përpilues: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Foto: Sekretariati i shtypit i Presidentit

Presidenti Rumen Radev: Besoj se kemi talent për ta konfirmuar Bullgarinë si një vend sovran dhe të begatë në hartën e Evropës

Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..

botuar më 25-01-01 12.05.PD

Çfarë e pret BE-në në vitin 2025

“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..

botuar më 24-12-31 1.35.MD

Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit përcolli një vit të suksesshëm

Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..

botuar më 24-12-29 9.10.PD