Si në një kuti thesari Elias Kaneti mbledh përjetimet e tij nga fëmijëria në qytetin e lindjes Rusçuk dhe pastaj i shpërndan atje, ku e çojnë atë stuhitë e jetës. Prandaj fjalët e shkrimtarit të njohur Gjithçka që e përjetova më vonë kishte ndodhur dikur në Rusçuk janë sinteza e përvojës jetësore dhe e trashëgimisë së lënë për njerëzit, për brezat që vijnë dhe ikin.
Me një ekspozitë, e cila tregon momentet e rëndësishme prej jetës dhe krijimtarisë së Elias Kaneti Shoqata ndërkombëtare, e cila mban emrin e tij shënon përvjetorin e vet të 25-të në sallën e Arkivit Shtetëror. Organizata punon për popullarizimin e veprave të tij, duke botuar dhe duke përkthyer krijimtarinë e tij të pasur, duke zhvilluar një festival për letërsi dhe duke organizuar konkurse dhe forume ndërkombëtare.
Nobelisti ka lindur në vitin 1905 në familjen e hebrenjve sefaradikë (kështu quhen hebrenjtë e ardhur nga Spanja; Sefarad është emri i Spanjës në gjuhën hebraike, apo “ivrit”). 6 vitet e para të jetës së tij ai i kalon në qytetin bullgar Ruse (me emër të vjetër Rusçuk). Dhe natyrisht fëmijëria ndikon fortë botëkuptimin e shkrimtarit me famë botërore.
Në vitin 1911 familja ikën për në Mançester, kurse një vit më vonë – pas vdekjes së babait, vendoset në Cyrih dhe pastaj në Vjenë – tregon Penka Angellova, thelemuesja e Shoqatës ndërkombëtare “Elias Kaneti”- Pikërisht në Vjenë Elias Kaneti boton veprat e tij të para dhe e zgjedh gjuhën gjermane për gjuhë-amtare. Në vitin 1937 është detyruar të largohet nga Austria për shkak të Anshlusit dhe persekutimit të hebrenjve. Gjatë kohës së luftës dhe pas saj jeton në Angli dhe kjo ndikon fatin e tij të shkrimtarit, sepse nuk ka qenë e lehtë të fitonte popullaritet në kohën e luftës dhe duke shkruar në një gjuhë të huaj për shtetin-pritës. Karriera botërore e Elias Kaneti fillon në vitet e 60-të të shekullit të kaluar, kur shtëpia më e madhe botuese gjermane boton librat e tij. 1981 është viti, në të cilin fiton çmimin Nobel për letërsi dhe në karrigen e nobelistëve shkruan Rusçuk (emrin e qytetit të lindjes së tij). Natyrisht shkrimtari nuk identifikohet vetëm me një shtet – ai ka disa vende, në të cilat ndihet si në shtëpinë e tij – dhe Ruse, bashkë me Cyrih dhe Vjenë, është një prej tyre.
Në vitin 1931 Elias Kaneti shkruan romanin e tij të vetëm – “Verbimi”, por publiku dhe kritika i kushtojnë vëmendje pas Luftës së Dytë Botërore. Vepra e tij filozofike “Masat dhe pushteti”, të përfunduar gjatë vitit 1960-të është kryesorja për veprimtarinë e tij të shkrimtarit, ku ai analizon ekzistencën e njeriut, marrëzinë, vdekjen dhe ku jep pikëpamjen e tij mbi probleme të lidhura me pushtetin dhe organizatat masive. Të gjitha librat e tij – proza letrare, pjesët teatrale dhe esetë, tregojnë atë çast dhe kulm të pjekurisë njerëzore, kur shkrimtari sistematizon përvojën jetësore, duke u kthyer në fëmijëri në Rusçuk.
Kur njeriu lexon autobiografinë e tij, kupton se Elias Kaneti zbulon simbolet kryesore të pushtetit dhe të masave akoma në fëmijëri – thotë profesoresha Penka Angellova. – Kështu mendimtari “lind” akoma atëherë, në qytetin Rusçuk dhe përvoja grumbullohet pikërisht mbi bazën e gjërave të përjetuara në qytetin e lindjes.
Elias Kaneti fillon kujtimet e tij me përshkrimin e qytetit, ku jetonin njerëz me prejardhje të ndryshme dhe vetëm brenda një dite mund të dëgjoheshin shtatë apo tetë gjuhë. Pikërisht në Rusçuk ai mëson gjuhën bullgare nga shërbëtorët e vegjël, të ardhur nga fshatrat përreth. Atje ai dëgjon tregimet e tyre për vurkollakët që kalojnë lumin e ngrirë Danub, bashkë me ta i bëhet mishi kokrra-kokrra në qoshen e dhomës. Atje shikon kalimin e Kometës Halley, duke emocionuar bashkë me masat dhe duke pritur fundin e botës. Shkrimtari jeton deri në moshën 89 vjeç dhe në 76 ai merr çmimin Nobel për letërsi për krijimtarinë e tij të përbashkët, karakteristikat e së cilës janë largpamësia, pasuria koncepuale dhe fuqia artistike.
Elias Kaneti është shtetas i Evropës, i lindur në Bullgari – ai është në të njëjtën kohë nobelist bullgar, gjerman dhe austriak – nënvizon Penka Angellova.
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..