Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ram Nath Kovind: Bullgaria dhe India gjithmonë kanë qenë qendër e traditave, por dhe e ndryshimit

БНР Новини
Foto: BTA

Presidenti i Indisë Ram Nath Kovind ishte për vizitë dyditore te ne bashkë me të shoqen Savita Kovind me ftesë të presidentit Rumen Radev. Kjo është vizita e parë e një presidenti indian në Bullgari gjatë 15 viteve të fundit. Gjatë takimit të tyre më 5 shtator në Sofje dy presidentët shprehën pozitën e përbashkët se marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Indisë janë krijuar mbi bazën e miqësisë së mirë dhe kjo është një bazë solide për ndërtimin e një partneriteti modern të bazuar mbi vlerat demokratike dhe angazhimin ndaj paqes globale dhe sigurisë. Në prani të tyre u nënshkruan një sërë dokumentesh dypalëshe – Programi për bashkëpunim në fushën e shkencës dhe teknologjive për periudhën 2018-2021, si dhe tri memorandume në fushën e turizmit, arsimit dhe energjetikës bërthamore.

Të njëjtën ditë Ram Nath Kovind mbajti një ligjëratë në Aulën e Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” me temë: “Arsimi si instrument i ndryshimit dhe prosperitetit të përbashkët”. Më 5 shtator në Indi shënohet Dita e Mësuesit për nder të dr. Sarvepalli Radhakrishnan – shkencëtar i theksuar dhe burrë shteti, i cili e ka vizituar Bullgarinë gjatë vitit 1954 në cilësinë e Nënpresidentit të Indisë dhe i ka vënë themelet e marrëdhënieve moderne mes dy vendeve tona.

Ia kushtoj fjalimin tim të sotëm këtij mësuesi të madh, i cili ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe Indisë” – tha presidenti i Indisë dhe rikujtoi se arsimi dhe procesi i mësimit janë elementet kryesore të marrëdhënieve frytdhënëse midis dy popujve – marrëdhënie, të cilat me siguri ekzistojnë midis Bullgarisë dhe Indisë.

Në plan historik Bullgaria dhe India gjithmonë kanë qenë qendër e traditave, por edhe e ndryshimit. Shoqëritë tona kanë themele të forta dhe kujtesë të thellë. Ne jemi gjithashtu ishuj të stabilitetit në regjionet tona – në Ballkan dhe në Oqeanin Indian. Ne, popujt tanë, të rinjtë tanë – si studentët që janë këtu, duhet ta vazhdojmë këtë partneritet të vlefshëm. Qytetërimet tona janë të lashta, kurse kombet – të reja. Një proces i tillë zakonisht lind pikërisht në universitete” – shtoi Ram Nath Kovind.

Gjatë vizitës së Presidentit të Indisë u zhvillua një forum ekonomik bullgaro-indian, në të cilin morën pjesë 67 përfaqësues të biznesit indian dhe rreth 270 kompani bullgare. U shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim dypalësh në fusha të ndryshme, ndër të cilat turizmi, pronësia e patundshme, infrastruktura, farmacia, industria mbrojtëse etj.

Foto: Allbena Bezovska

Më 6 shtator, kur shënuam vjetorin e 133 të të Bashkimit të Bullgarisë, të dy presidentët inauguruan një monument të Mahatma Gandit, afër shtegut kryesor të Parkut të Jugut në kryeqytetin e Sofjes. Në fjalimin e vet Rumen Radev i përshëndeti të gjithë me festën kombëtare dhe tha:

Idetë dhe mësimi i Mahatma Gandit janë të njohura gjerësisht, sepse përmbajnë vlera universale. Ato na bëjnë që të jemi më të mirë, të shikojmë në të ardhmen, që të kërkojmë të mirën në botë. Mesazhi për paqe, për luftimin e dhunës dhe dashurinë mes njerëzve, thirrja e tij që pikërisht ne të jemi ndryshimi në botë, bindja e tij se simpatia ndaj tjetrit është mënyra më e mirë e zgjidhjes së çdo një debati - e gjithë kjo e vendos në radhët e humanistëve më të mëdhenj në botë. Jam i lumtur se në ditën e sotme festive Bullgaria i jep nder Mahatma Gandit.

Nga ana e vet Presidenti Kovind tha: “Inaugurimi i kësaj statuje është në momentin më të përshtatshëm – pas jo më pak se një muaji, më 2 tetor do të fillojnë festimet me rastin e përvjetorit të 150 të lindjes së Mahatma Gandit – “Ati i Kombit”, Apostulli dhe mbrojtësi i paqes në botë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD