Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tension në radhët e pushtetarëve në prag të stinës së re politike

БНР Новини
Unanimiteti pas bisedimeve të vështira – “Patriotët e Bashkuar” dhe GERB shpallën se mbeten së bashku në udhëheqjen e vendit.
Foto: BGNES

Hapja e sesionit të ri parlamentar sot ishte paraprirë nga një mbledhje e tensionuar e Këshillit të Koalicionit ditën e hënë, gjë për të cilën disa vëzhgues politikë kishin prognoza pesimiste për udhëheqjen e vendit. Shqetësimet nuk u justifikuan, madje duke marrë parasysh vetëm titujt e publikimeve të sotme mbi këtë temë: “Koalicioni i GERB-it dhe “Patriotëve” ruan përbërjen e vet” (gazeta “Trud”), “Patriotët e Bashkuar” mbeten në udhëheqje” (gazeta “Sega”). “Pas dramave me radhë koalicioni përsëri është stabil (agjencia “Mediapool”). Mirëpo, në fakt madje një zgjidhje e tillë e situatës është shkas për shqetësime.

Deri në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Koalicionit u arrit pas një aksidenti të rëndë rrugor me autobus afër qytetit Svoge, ku javën e kaluar vdiqën 17 veta dhe mbi 20 të tjerë u plagosën. Kishte akuzime se aksidenti është rrjedhim i infrastrukturës së keqe rrugore dhe se reaksionet e autoriteteve janë joadekuate. E gjithë kjo shkaktoi kërkimin e dorëheqjeve të ministrit të punëve të brendshme, të ministrit të transportit dhe të atij të zhvillimit regjional. Zëvendëskryeministri Valeri Simeonov shpalli se është kundër dorëheqjeve, duke drejtuar akuza se shteti udhëhiqet në mënyrë autoritare. Ai bëri të ditur gjithashtu disa vërejtje ndaj udhëheqjes dhe grupit parlamentar “Patriotët e Bashkuar”, në të cilin vetë ai bën pjesë. Fakti se një aksident rrugor, pavarësisht se sa i rëndë është ai, jep shkas për tronditje në udhëheqjen e tërë shtetit, nuk mund të mos provokojë shqetësime. Kundërshtimet politike rreth aksidentit tragjik nxorën në pah disa kundërshtime të brendshme te partneri i vogël i koalicionit – “Patriotët e Bashkuar” dhe ato shkaktojnë shqetësime për mungesë stabiliteti. Lehtësia me të cilën në një briefing pas mbledhjes së Këshillit të Koalicionit tronditjet e rënda në Koalicionin në pushtet të GERB-it dhe të “Patriotëve të Bashkuar” u justifikuan me probleme në komunikimin mes tyre gjithashtu është shkas për shqetësime. Kjo nga ana e vet na bën që të supozojmë se probleme të mëdha të brendshme me të vërtetë ka, por zgjidhja e tyre shtyhet. Në çfarë shkalle ky supozim është i drejtë, kjo do të shihet gjatë disa ditëve të afërta, kur do të mbahet shqyrtimi i shtyrë për më vonë i dorëheqjeve të ministrave. Nga ana e vet GERB jep sinjale se mund të mos ketë dorëheqje.

Gjithsesi, të gjitha këto ngjarje na japin shkas për të menduar pozitivisht. Siç duket kundërshtimet e brendshme nuk do të çojnë në shpërbërjen e koalicionit në pushtet. Ka të ngjarë që të bëhen ndryshime në përbërjen e qeverisë, por jo nën presion politik, por në qoftë se këtë e vendos Kryeministri Borisov për shkaqe politike. Tani për tani është pothuajse e sigurt se nuk do të ketë ndërrim të qeverisjes dhe zgjedhje të parakohshme, siç parashikohej nga disa vëzhgues. Nuk vëzhgohet edhe ndryshim i raportit të forcave politike, nuk shihen edhe shkaqe të tjera pët zhvillime të tilla. Situata mbetet e parashikueshme dhe e gjithë kjo na jep shkas për optimizëm.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD
Rumen Radev

Bullgaria duhet të rivendosë rolin e saj udhëheqës në Ballkan

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..

rinovuar më 24-10-17 4.46.MD
Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD