Sipas psikologjisë së Jungut, po të arrijmë të ngrihemi përmbi opozitës së anës së errët dhe të anës së ndritshme të vetvetes, atëherë mund të shërojmë shpirtin tonë. Në jetë është pikërisht si në përralla – beteja mes së mirës dhe së keqes gjithmonë është pjesë e pandarë e së përditshmes. “Dhe sëmundja vjen pikërisht nga aty, kur e pranojmë njërën dhe përpiqemi ta mohojmë tjetrën” – thotë psikologja Silvia Marinova, e cila shëron psikikën e lënduar njerëzore me ndihmën e përrallave.
Ideja për këtë terapi jotradicionale, e cila fiton popullaritet gjithnjë e më të madh lindi më parë si një “domosdoshmëri të brendshme dhe një ndjenjë, se brenda përrallave mund të gjejmë “ushqim me vlerë të plotë” për shpirtin tonë. Kur e “përjetojmë” përrallën së bashku, vlera shtohet akoma më shumë për të gjithë pjesëmarrësit dhe për atë, i cili e organizon terapinë”.
Kur shërimi është në formën e seminarit të pranueshmit largohen nga jeta reale nëpërmjet imazheve përrallore, për të zhytur në pafundësinë e shpirtit të vet:
“Zakonisht pas kësaj kemi një pjesë praktike, në të cilën pasi kanë përjetuar imazhet e përrallave, njerëzit përpiqen t’i nxjerrin jashtë mendjes së tyre në formën e ndonjë veprimtarie – për shembull punë me plastelinë, vizatim, apo ndonjë formë tjetër artiktike – tregon Silvia Marinova. Bisedojmë për imazhet dhe kështu pjesëmarrësit i lidhin ato me vetveten, kuptojnë sesi ata jetojnë brenda tyre. Forma e seminarit është e dobishme me këtë se në kuadrin e 3-5 orëve njeriu zhyt në botën e tij të brendshme me ndihmën e imazheve përrallore dhe nxjerr nga aty përjetimin, për të cilin ka nevojë në këtë moment, “flet” me shpirtin e tij nëpërmjet personazheve të përrallës.”
Shpesh njerëzit bëjnë paralele mes vetes dhe imazhit konkret dhe reagimet e tyre tregojnë nevojën e pavetëdijshme reale ta integrojnë atë në vetveten. Fillojmë me pyetjen cila është përralla më e preferuar apo jo e preferuar, cilët janë heronjtë që kanë lënë gjurmë në vetëdijen e tyre fëmijërore dhe a janë ndryshuar më vonë. Sipas përvojës së Silvia Marinovës në vetëdijen e njeriut fabula dhe personazhet e përrallës më të dashur në fëmijëri ndryshojnë me kalimin e kohës. Kjo tregon mënyrën, në të cilën fëmija e ka interpretuar historinë dhe në të cilën ajo ka mbetur në kujtesën e tij. Në leximin e ri njeriu i rritur lidhet me botën e tij shpirtërore dhe u kushton vëmendje aspekteve që më parë kanë mbetur të padukshme.
"Zakonisht pjesëmarrësit fillojnë të ndiejnë veten më të gjallë dhe më të lidhur me personalitetin e tyre – sqaron Silvia Marinova – Sikur zgjojnë forca të reja krijuese, të cilat i ndihmojnë të gjejnë zgjidhje të përshtatshme të situatave të ndryshme jetësore. Me rëndësi është që kjo analizë simbolike të lidhet me situata konkrete nga e përditshmja. Është provuar fakti se përrallat ndihmojnë edhe atëherë kur lexohen pa bërë analizë. Ka projekte për leximin e përrallave nga njerëz me probleme psikike. Jungu e sheh në përrallat, mitet dhe ëndrrat efektin shërues të psikikën, i cili është brenda nesh. Edhe në përrallat edhe në teorinë e Jungut në qendrën e vëmendjes është personaliteti në tërësinë e tij. Brenda nesh ekzistojnë të gjitha aspektet e kësaj që dikur ka qenë dhe do të mbetet në natyrën e njeriut. Sa më shumë i integrojmë ato aq më të pavarur bëhemi nga bota e jashtme dhe në të njëjtën kohë vazhdojmë të jemi lidhur fortë me realitetin përreth. Kjo rrjedh si një proces i natyrshëm i komunikimit brenda-jashtë, i cili na ndihmon të mbetemi individualitete dhe në të njëjtë kohë të ngrihemi përmbi vetveten dhe të jetojmë në mënyrë komode në botën e jashtme. Nuk e ka këtë kundërvënie të ashpër ndaj papërsosurisë së jetës, sepse i ndiejmë ato brenda vetes. Njeriu di se çfarë e ka përjetuar për të pranuar këto papërsosuri, me qëllim që të bëhet pak më i mirë."
Shpesh nuk u kushtojmë vëmendje përrallave, sepse mendojmë se janë vetëm për fëmijë dhe ato në të vërtetë bëjnë mrekulli me psikikën e fëmijëve. Por është me rëndësi që t’u lexojmë fëmijëve përralla pa shikuar ilustrime. Kështu ata do t’i “ndërtojnë” heronjtë në vetëdijen e tyre. Por duke folur për të rriturit – ata duhet të dinë se fëmija brenda tyre është i gjallë dhe i ka nevojat e tij – nevoja për histori, plor me simbolikën e përrallave. Dhe po të mendojmë se filmat aksion i plotësojnë këto nevoja, do të mbetemi të zhgënjyer. Sepse në ta metafora humbet dhe mbetet vetëm realiteti – prandaj filmat aksion nuk mund të kenë efekt kurues.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: arkiv personal
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..