Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tri përparësitë më të mëdha të fshatit Starosell

БНР Новини

Fshati Starosell ndodhet midis malit Sredna Gora dhe Fushës së Rrafshët Trake dhe mund të lavdërohet me tri përparësi, me të cilat tërheq njerëz me interesa më të ndryshëm: adhurues të historisë së trakëve të lashtë, admiruesit e verës së famshme vendase dhe të SPA turizmit dhe ujit shërues mineral. Nuk mund të mos çuditesh se si një fshat kaq i vogël në shikim të parë, i cili nuk bie në sy në qendrën pothuaj ideale gjeografike të Bullgarisë ka grumbulluar kaq shumë kuriozitete në një vend.

Снимка

Deri para pak kohe Starosell ishte nën hijen e pushimores së afërt dhe më të njohur SPA – Hisarja. Mirëpo, sot ai e konkurron me sukses dhe admiruesit e tij nuk kanë fjalë që të përshkruajnë vetitë e ujërave të tij minerale, dobitë dhe hidroterapinë e pishinave minerale. Turizmi Spa po lulëzon dhe nuk ka bullgar, ose të huaj, i cili të mos jetë i kënaqur për procedurat shëndetësore ujore, ose thjeshtë për notimin në ndonjë prej pishinave minerale në të hapur dhe në të mbyllur në Starosell. Nuk është e rastit se pranë hoteleve të tanishme të shkëlqyeshme së shpejti do të hapen akoma disa objekte turistike, të cilat do të strehojnë akoma admirues të rajonit.

Снимка

Në oborrin e brendshëm të një prej këtyre komplekseve turistike, i cili tërheq vëmendjen me arkitekturën e vendbanimit tradicional bullgar të Rilindjes, ndodhet edhe kantina e njohur e verës “Starosell”. Ajo prodhon rreth një mln shishe me verë të bardhë, të kuqe dhe rosé prej vreshtave të veta në një sipërfaqe prej rreth 200 hektarësh, ku rriten 8 varietete rrushi. Kantina mund të vizitohet dhe të shijohen verërat vendase. Ajo është e re, nuk ka 15 vjet, por i respekton strikt traditat në prodhimin e verës, të trashëguara nga trakët e lashtë, të cilët kanë jetuar në këto troje dhe janë marrë me prodhim vere. Mirëpo, në dallim të tyre sot kantina përdor teknologjitë më moderne dhe disponon mjeshtërit më të mirë në këtë zanat, të cilët vlerësojnë cilësinë e rrushit dhe zgjedhin teknologjitë më të përshtatshme tpër çdo një rendiment kundrejt një honorari prej minimum 30 mijë eurosh . Megjithëse kantina e verës “Starosell” është relativisht e re, verërat e saj, kryesisht ato të kuqe, kanë shumë adhurues në botë.

Снимка

I përmendëm trakët, sepse pas burimeve minerale dhe verës së shkëlqyeshme historia e tyre është përparësia e tretë e Staroselit në betejën e vendbanimeve të vogla për të mbijetuar, ku popullsia pakësohet çdo vit për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike. Disa km larg fshatit janë zbuluar monumente të rëndësishme, vende të shenjta, mbeturinat e qyteteve të tëra dhe varrezat e personave të rëndësishëm trakë. Kjo trashëgimi e pasur historike, kulturore dhe arkeologjike që prej pesë shekujsh para Krishtit tërheq shumë turistë nga vendi dhe jashtë, sepse rrënojat janë ruajtur shumë mirë dhe janë paraqitur në një mënyrë interesante para vizituesve.

Снимка

Shumë njerëz mendojnë se banorët e sotëm të rajonit i mbeten besnik shijes së mirë të trakëve, sepse është dukshëm se që njerëzit e lashtë kanë zbuluar përparësitë e kësaj krahine – vreshtat, burimet minerale, natyrën e mrekullueshme në kufirin mes malit dhe rrafshinës, klimën e butë dhe të këndshme. Është e qartë se nuk ka kundërshtim midis botës së lashtë dhe asaj moderne. Ato bashkëjetojnë me sukses dhe kjo është me dobi për njerëzit bashkëkohorë, të cilët kujdesen për ruajtjen e gjërave të vlershme dhe të vërteta. Madje invazioni i industrisë turistike ka qëllim t’i ruajë traditat. Përveç kësaj ajo është punëdhënësi i vetëm në rajon, ku nuk ka shumë mundësi për biznes. Mirëpo, tani për tani Starosell mbetet anës fluksit turistik, që vëzhgohet në bregdetin tonë ose në vendpushimet dimërore të vendit, dhe ndoshta pikërisht për këtë shkak rajoni është kaq i vlershëm. Këtu nuk mund të shihet fluksi i turistëve që shpejtojnë përmes objekteve turistike, që të arrijnë sa më shpejt te destinimi i radhës në programin e udhëtimit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: m.starosel.com, bg.wikipedia.org dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banjat Qendrore Minerale

Sofja për fillestarët - turne falas të së shtunës na zhytin në hijeshinë e kryeqytetit

"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..

botuar më 24-10-05 8.40.PD

Kryeasistenti Radosllav Jordanov: Nuk ka asnjë mënyrë për ta njohur Danubin nëse nuk "zhyteni" në të

Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..

botuar më 24-09-29 6.15.PD

Me një ekspozitë blogerët e udhëtimit na ftojnë që të njohim qoshet më magnetike të atdheut

"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..

botuar më 24-09-28 8.35.PD