Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tronditje në tregun e sigurimeve në Bullgari

БНР Новини

Kompania qipriote e sigurimeve “Olympic” shpalli falimentim dhe mbeti pa licencë. Falimentoi edhe dega e saj në Bullgari. Në fakt nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur më parë, sepse veprimtaria kryesore e kompanisë ka qenë përqendruar në Bullgari. Kështu mbi 200 000 automjete bullgare mbetën pa sigurimet e detyrueshme "Përgjegjësia civile" (të përgjegjësisë ndaj palëve të treta -TPL). Të prekura janë edhe shumë firma (në këtë numër edhe shtetërore), të cilat kanë pasur marrëveshje më kompaninë qipriote. Mes të tjerësh tani për tani nuk është e qartë në se bëhet fjalë pikërisht për qipriotë, apo për spanjollë – këtu informacionet nuk janë saktësuar.

Sipas legjislacionit bullgar të gjithë siguruesit tek ne kontrollohen drejtpërsëdrejti nga Komisioni i Mbikëqyrjes Financiare, anëtarët e të cilit janë zgjedhur nga Parlamenti. Por Komisioni nuk ka të drejta të kontrollojë veprimtarinë e filialeve të kompanive të huaja, të cilat janë regjistruara në shtetet e tjera të Bashkimit Evropian. Ato mbikëqyren nga autoritetet e kontrollimit në vendet përkatëse. Përveç se nuk ushtrohet kontroll mbi hapjen e degëve të tilla në Bullgari, ato nuk kanë nevojë edhe për licencë apo leje. Mjafton vetëm që kompania ëmë të lajmërojë Komisionin e Mbikëqyrjes Financiare. E gjithë kjo në fakt do të thotë se do të kalojë shumë kohë derisa njerëzit e siguruar në këtë shoqëri marrin kompensime nga fondi qipriot i kompensimeve, sepse më parë presim vendimin e gjykatës në Limasol për shpalljen e falimentimit dhe likuidimit dhe pastaj do të fillojë transferimi i parave në fondin bullgar të kompensimeve. Ndërkohë njerëzit e prekur do të duhet të lidhin në mënyrë urgjente marrëveshje të reja të sigurimit dhe të paguajnë për to.

Falimentimi i siguruesit qipriot në Bullgari shkaktoi reagime të ashpra dhe skandal të paparë në situata të ngjashme, të cilët mund të thuhet se i tejkalojnë  panikun rreth falimentimit të Bankës së katërt për nga madhësia Banka Korporative Tregtare gjatë vitit 2014. Tensioni i provokuar u bë shkak për ndërprerjen e pushimeve të deputetëve, të cilët të martën u mblodhën për seancë të jashtëzakonshme të parlamentit, të thirrur për shkak të kërkesës së partisë opozitare të socialistëve. Agjencia Shtetërore e Sigurimit Kombëtar dhe prokuroria filluan hetime në Komisionin e Mbikëqyrjes Financiare. Ato duhet të sqarojnë a ka pasur shkelje nga ana e Komisionit dhe cilat kanë qenë masat e ndërmarra nga organi përgjegjës për stabilizimin e gjendjes financiare të siguruesit. Në këtë kontekst Kryeministri Bojko Borisov tha se qeveria do të ndihmojë zgjidhjen e kazusit, por nuk do të angazhohet financiarisht. Ai kërkoi dorëheqjen e zëvendës-kryetares së Komisionit të Mbikëqyrjes Financiare Ralica Again, e cila përgjigjet për kompanitë e sigurimeve. Borisovi kërkoi nga Kuvendi krijimin e një grupi pune për kërkimin e mundësive për kompensimin e shoferëve të prekur nga falimentimi i shoqërisë “Olimpik”. Again vetë parashtroi dorëheqjen e saj, që pastaj u pranua në seancën plenare. Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva bisedoi me ambasadorin e Qipros në Bullgari dhe insistoi për takim urgjent të ekspertëve bullgarë me kolegë të tyre qipriotë, të cilët do të kërkojnë zgjidhje nga kriza.

I kujt është faji për falimentimin e “Olympic” tani për tani nuk është e qartë. Dyshimet janë lidhur me pronarët e kompanisë, të cilët mund të kenë lidhje me një nga kompanitë e sigurimeve në tregun bullgar. Sipas pistës tjetër pronari zyrtar i “Olympic” është shtetas spanjoll, i cili pak para falimentimit është larguar nga Qiproja dhe po ndodhet në Britaninë e Madhe. Jo pak ekspertë pohojnë se faj për situatën e krijuar kanë vetë të siguruarit, të cilët kanë zgjedhur këtë kompani, të tërhequr nga çmimet e ulëta.

Sipas autoriteteve përgjegjëse bullgare puna e tyre është vështirësuar nga legjislacionet e papërsosura të Bullgarisë dhe të BE-së në fushën e sigurimeve. Për këtë arsye po flitet për domosdoshmërinë për amendamente në direktivat evropiane dhe në ligjet tona.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD