Bizhuteri prej qelqi, sende të ndryshme dhe prodhime të artit ndriçojnë me ngjyra të shumta në sajë të një bullgareje, e cila ka emigruar në Shtetet e Bashkuara me një ëndërr të vetme... të jetë gjyshe. Por 20 vjet më vonë firma e saj për ngjyra rreth qytetit Siatël lulëzon – në sajë të nuancave të pasura të qelqit dhe të veprave të shkëlqyera të artistëve nga e gjithë bota.
Në moshën 57 vjeçe, e armatosur vetëm me përvojën e vet si inxhiniere kimiste, Momka Peeva gjendet nga ana tjetër e Oqeanit. Pa njohuri në gjuhën angleze dhe pa patentë shoferi, ajo është në rrugë të realizoj dëshirën e vet modeste.
“Vendimi të ik nga Bullgaria nuk qe të bëjëbiznes në Amerikë, por më tepër të jem gjyshe e mbesës sime – tregon Momka Peeva. Por në Siatël gjeta kushte të mira e të përshtatshme për punë me qelq – këtu ka galeri të shumta të specializuara, këtu i krijon veprat e veta dhe artisti botëror Dale Patrick Chihuly. Dhe pavarësisht se rajoni më propozoi mundësi të shumta të provoj zanatin tim, qe mjaft e vështirë të mund të çaj, sepse qesh emigrante dhe nuk kisha përvojën vendase. Ndërkohë fillova të mësoj anglisht, që të mund të përshtatem ndaj mjedisit, dhe jo pas shumë kohe gjeta punë në Portland si kimiste për një kompani të sapo krijuar, e cila kërkoi të bëj ngjyra prej qelqi boro-silikat. Kurse ky është një qelq i fortë, mjaft më i ndryshëm nga qelqi i zakonshëm i butë, me të cilin kisha punuar deri atëherë. Por dijet e kimisë më ndihmuan dhe për këtë qëllim munda të përshtat shumë nga formulat e njohura. Kështu vetëm pas disa muajve pata shansin e madh dhe kënaqësinë të bëj diçka unike për Shtetet e Bashkuara – krijova ngjyra shumë të zbehta."
Bullgarja arrin nuanca shumë të ndritshme, të cilat nën formën e shkopinjve prej qelqi, artistët i përdorin në bërjen e krijimeve të veta. Dhe jo pas shumë kohe fiton guximin të provojë biznes të vet bashkë me njërin prej djemve të saj – Geo, po kështu inxhinier. Në firmën e familjes në Arlingtën ajo kapet me pjesën kimike, kurse ai me pjesën teknike dhe shumë shpejt mundin që të evitojnë konkurrencën e dy firmave vendase me cilësi dhe larmi të madhe të ngjyrave. Duke tregtuar vetëm në internet, sot tregu i tyre shpërndahet deri në Australi, Japoni dhe shumë vende evropiane.
Manifaktura e Momkës propozon 98 ngjyra të papërsëritshme – me ndihmën e këtyre blankseve prej qelqi, njerëzit e artit zhvillojnë imagjinatën e vet, që t'i rikrijojnë në skulptura, bizhuteri, figura kafshësh, gota. Përfshi dhe llulla për të pirë marihuanë, me qenë se qelqi boro-silikat i reziston temperaturës së lartë dhe është i përshtatshëm për një interpretim artistik, kur ndodhet në duart e një artisti. Pas legalizimit të narkotikut në Kaliforni dhe në akoma disa shtete të tjera biznesi me llulla lulëzon dhe çmimi i tyre nganjëherë arrin 2000 dollarë.
“Fillimisht përdoret një qelq bazë, i cili është me një bazë boro-silikate dhe ndaj tij shtohen porcionet e kimikateve të ndryshme – kryesisht oksidet e metaleve – sqaron teknologjinë, me të cilën arrihen ngjyrat, Momka Peeva. Pas kësaj përzierja e trazuar vendoset në furra elektrike që të tretet. Procesi do midis 18 dhe 24 orë, përpara se qelqi të nxirret me ndihmën e të ashtuquajturve freskues. Të gjithë këtë e bëjmë me dorë, pavarësisht se bëhet më me ngadalë, por i siguron një pamje të mirë shkopit të tërhequr dhe një cilësi më të mirë me më pak fira. Disa kompani tanimë u munduan të bëjnë tërheqje me makinë, por cilësia nuk është e njëjtë.”
Përpara 2 vjetëve Geo Peev kthehet në atdhe dhe merr me qira një pjesë nga fabrika e vjetër për qelq në Bellosllav, që të themelojë një filial të firmës. Del se, tregu evropian tani po fillon të hapet për prodhime të qelqit boro-silikat dhe nga Amerika tanimë kërkojnë degën bullgare për porosi. Prandaj, mbase nuk do të jetë e largët dita në të cilën e gjithë familja përsëri do të mblidhet në atdhe.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: momkasglass.com
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..