Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Profesor Cvetomir Llukanov – kirurgu i zemrave të fëmijëve në Heidellberg

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Akoma që në lashtësi njerëzit e kanë kuptuar sesa organ i brishtë është zemra, kurse Omeri bile ka përshkruar mbi 100 lloje lëndimesh vdekjeprurëse të zemrës, të marra në beteja të ndryshme. Dhe mezi në mesin e shekullit të kaluar kirurgët kanë guxuar të realizojnë operacione për mënjanimin e të metave të saj.

Profesori Cvetomir Llukanov kryeson Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike në Heidelberg dhe gëzon një nderim të merituar, sepse renditet mes kirurgëve gjermanë me më pak raste të vdekjes dhe të ndërlikimeve në karrierën e tij. Akoma në fëmijëri ai e dinte se një ditë do të bëhej mjek i mirë dhe me kujdes e “kultivonte” ëndrrën, duke u frymëzuar nga librat e mjekëve shkrimtarë. Gjimnazi në qytetin e tij të lindjes Trojan, universiteti mjekësor në qytetin Pleven dhe Spitali Kombëtar i Kardiologjisë janë fillimi i rrugës së tij profesionale, plot specializimeve të shumta. Prandaj vetë e quan veten mjek bullgar.

Përpara 20 vjetëve profesori Cvetomir Llukanov shkon në Heidelberg, që të merret me shkencë në Qendrën e sëmundjeve onkologjike. Dhe la aty zemrën e vet: Unë e zgjodha Heidelbergun apo ai mua, thotë mjeku.

Kardiokirurgjia për fëmijë  është një lëndë jashtëzakonisht interesante, sepse çdo ditë ndeshemi me keqformime të reja – ato janë mbi 100 lloje, ose janë me kombinime midis tyre – shpjegoi doktori Llukanov. Mosha e pacientëve ka pasur rëndësi për pionierët përpara rreth gjysmë shekulli, kur lind kirurgia e zemrës. Pikërisht ata i kanë bërë gjërat për herë të parë dhe janë heronjtë e vërtetë, derisa për ne sfida më tepër është t’i përballojmë sëmundjet, të cilat deri vonë janë konsideruar si të pa shërueshme. Është interesante se rruga deri në zemrën është shumë e shkurtër – ndodhet vetëm 2-3 centimetra nën lëkurë, por kirurgjisë i kanë qenë të nevojshme 2 500 vjet, që ta kalojë këtë rrugë. Prandaj dhe brezi ynë  është një nga më të lumturit, me qenë se tanimë mund të shkelë mbi atë, të cilën është arritur, dhe t’i korrigjojë keqformime kardiake edhe tek të sapolindurit."

Kirurgu është në krye të një ekipi ndërkombëtar dhe në marrëdhëniet me kolegët e tij pëlqen shumë këtë se ata mundin t’u gëzohen dhe sukseseve të të tjerëve. Për të gjithë ata puna me prindërit është prioritet, sepse vetëm në qoftë se arrijnë ta fitojnë besimin e tyre, në fund bëhet çudia. "Është e nevojshme të tregojmë empati, prindërit janë nga grupe të ndryshme sociale dhe fetare  dhe duhet të të ulemi ose të ngjitemi në nivelin e tyre në bisedat me ta, që të mund të realizojmë një shërim të suksesshëm", shton profesori Llukanov.

"Tema me refugjatët na emocionon shumë, sepse pothuajse çdo javë kemi fëmijë me një fat të çuditshëm dhe të meta të rënda, të cilat nuk i shikojmë më në Evropën Perëndimore – tregon kirurgu. Kohët e fundit operuam një vajzë 12 vjeçe nga Afganistani me anomali të mëdha të zemrës . Sipas meje nuk ka ndonjë rast tjetër të tillë në botë – sipas logjikës së mjekësisë fëmija duhej të kishte vdekur akoma gjatë vitit të parë ose të dytë të jetës së e vet, por ja që ajo niset me këmbë nga Afganistani bashkë me prindërit e vet dhe me këmbë e kalon rrugën deri në Gjermani. Që të gjithë gëzohemi shumë sepse ajo, të cilën e kanë bërë prindërit e saj është në të vërtetë heroizëm. Ata thonë se kanë ikur nga Afganistani që të mund ta ndihmojnë fëmijën e vet. Aktualisht shërimi i këtyre të huajve është problem serioz, por nuk mendoj se ka njeri normal aq më tepër të krishterë, i cili  të refuzojë ndihmë, përderisa punon në një shtet të pasur si Gjermania. Sisitemi ynë ka mjaft mundësi që të marre përsipër shërimin e refugjatëve. Prandaj dhe në asnjë në spital, edhe me shaka askush nuk e ngre çështjen nëse ata punojnë apo jo. Thjesht mundohemi t’u ndihmojmë."

Deri në fund të vitit në gjuhën bullgare  do të dalë libri “Me dorë në zemër” të profesorit Cvetomir Llukanov, në të cilin ai tregon raste nga praktika e tij. E ka shkruar bashkë me dy kolegë të tij gjermanë si mbështetje për prindërit në ditët dhe netët e gjata në spital – që të shikojnë se ka pasur dhe raste të tjera si fëmija e tyre, si dhe se përball tyre qëndrojnë njerëz, qëllimi kryesor i të cilëve është t’u ndihmojnë.

"Familja ime është forca ime, thotë mjeku duke pohuar se pa bashkëshorten e tij – po kështu mjeke dhe pedagoge në Heidelberg, dhe dy fëmijët e tyre nuk do të kishte sukses. Do të doja të dihet një ditë, se dy mjekë bullgarë kanë punuar në Heidelberg, dhe kanë lënë diçka pas vetes së vet, tregon ai për ëndrrën e tij."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD