Piktori e ka zhvendosur studion e tij në breg të detit, ku ka kapur “humorin” e detit dhe lojën e diellit mbi pasqyrën e rrafshët të sipërfaqes së ujit. Dhe gjithmonë është frymëzuar nga loja e dritës, të cilën dallgët e kanë lëkundur në një vallëzim, duke e balancuar shpirtin e tij në një harmoni të përsosur me shkëlqimin e butë të detit të qetësuar ose me fuqinë e pishtarëve të zjarrtë, të ndezura nga forca e pamëshirshme ataviste.
Galeria Kombëtare i zbukuroi muret e veta me peizazhe detare të Mario Zhekovit /i lindur më 16 tetor 1898/. Ekspozita i është kushtuar përvjetorit të 120-të të piktorit të peizazhit detar. Ai ka lindur në qytetin Stara Zagora dhe gjatë gjithë jetës krijimtaria e tij është përqendruar mbi detin – gjithmonë të ndryshëm, me qindra perëndimet e pasqyruara dhe shkëmbinjtë e ngrirë mbi sipërfaqen e qetë ose të stuhishëm.
“Mario Zhekov është një nga piktorët e pakët bullgarë, të cilët i quajmë piktorë të detit – thotë profesori Marin Dobrev, drejtor i Galerisë së arteve figurative në qytetin e Stara Zagorës. Ai të gjithë jetën e tij ia përkushton artit – detit dhe ujit, duke udhëtuar nëpër Francë dhe Rivierën e saj, por po kështu dhe nëpër brigjet e Detit Egje, Dalmacinë dhe bregdetin bullgar të Detit të Zi. Piktori gjithmonë është aty ku ka diell, kurse shpirti i tij jo i qetë vazhdimisht kërkon sfidat e veta, që të ngrihet përpara tyre me trekëmbëshin dhe kanavacën e tij."
Një takim profetik gjatë luftës do të verë shenjat në rrugën e tij, që të jetë ajo e dukshme dhe të mos luhatet mënjanë. Derisa gjatë vitit 1917 aleatët sulmojnë pozicionet e ushtrisë bullgare pranë, Mario Zhekov bie në robëri, ku një ushtar francez do ta inkurajojë atë të mësojë pikturim në vendin e tij.
4 vjet më vonë ai do të niset për në Stamboll me qëllim të hipë në një anije dhe të ndjekë ëndrrën e tij parisiane, por paratë e kursyera nuk do t’i mjaftojnë për të kryer tërë udhëtimin. Rreth Bosforit do të bëjë hapat e tij të para si piktor-deti, duke krijuar dhjetëra vizatime dhe akuarele – në përgatitje për shkollën e arteve figurative në Paris, ku do të regjistrohet gjatë vitit 1924..
“Artisti e percepton detin si një univers, i cili e ndihmon të shprehë në mënyrën më të mirë përjetimet e tij të brendshme – në fillim është vështrimi i detit, kurse pas kësaj vjen dhe krahasimi me bregun, ku mungesa e lëvizjes përballet me dinamikën e vazhdueshme – tregon profesori Marin Dobrev. Më vonë ai përfshin në pikturat e tij, pavarësisht dhe në një plan të largët, punonjësit dhe shkruan se më shumë nga çdo gjë tjetër interesohet për njerëzit e detit – peshkatarët, të cilët i punojnë rrjetet dhe i tërheqin varkat e veta.
Dhe pavarësisht se peizazhet nga mali Stara Pllanina, qyteti Veliko Tërnovo, Drjanovo, mali i Rodopeve, lumi Danub po kështu janë një sfidë për të, sikurse forca e tij është aty ku ka ujë – mund të jetë dhe një lum fare i vogël midis pemëve ose shtëpive të vjetra."
Gjatë vitit 1926 Mario Zhekov kthehet në atdhe, ku hap ekspozitë dhe afirmon emrin e tij mes mjeshtërve të peizazhit detar, kurse dhjetë vjet më vonë gjendet në Dalmaci. Në Dubrovnik ai krijon pikturat e tij më të rëndësishme, të përmbushura me shumë ngjyrë dhe dritë – sikurse vendpushimi i bukur është krijuar posaçërisht për pikturat e tij.
Ndërkohë krijimet e tij pranohen shumë mirë në galeritë e qyteteve kroate, kurse ekspozitat vetjake paraqesin veprat e tij të pikturuara në Beograd, Zagreb, Budapest, Bukuresht .
"Ndërrimi i regjimit politik gjatë vitit 1944 ve në sprovë karakterin liridashës të piktorit dhe ai gjithnjë e më shpesh kërkon vetminë bregdeteve – atje ku dallgët e detit përplasen në shkëmbinjtë", thotë profesori Marin Dobrev. Kurse deti kaq piktoresk në pikturat e tij të mëparshme, humbet ngjyrat e tij të pasura.
Deri në fund të jetës së tij – bashkë me peizazhet, Mario Zhekov do të punojë dekoret e disa teatrove, si dhe materialet reklamuese të firmës “Balkanturist”. Mjerisht, kalendari i menduar me 24 akuarele nga skajet e ndryshme të vendit tonë mbetet i papërfunduar, me qenë se gjatë vitit 1955 piktori vdes, i sëmurë nga kanceri.
Peizazhet mahnitëse detare të Mario Zhekovit mund të shikohen në sallat e Galerisë Kombëtare në Sofje deri më 16 shtator 2018.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Diana Cankova dhe arkiv
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..