Objekte të reja arkeologjike në Bullgarinë Veriperëndimore marrin sivjet financim nga Ministria e Kulturës. Mes tyre ka qyteza interesante nga koha e Romës së lashtë, por pjesa më e madhe janë nga epoka të tjera më të herëta.
Kujt i detyrohet kjo vëmendje ndaj trashëgimisë në regjion? Fionera Filipova, drejtoreshë e muzeut historik regjional në qytetin Vidin, komenton për Radio Bullgarinë:
“Sipas meje ky interes vjen nga puna e mirë e ekipeve prej arkeologëve, të cilët zhvillojnë studime në këtë rajon të Bullgarisë Veriperëndimore. Në fakt këtu punojmë tanimë prej viteve me mjaft kolegë, drejtues të objekteve arkeologjike nga Instituti Arkeologjik Kombëtar me muze. Mendoj se ata i mbrojnë mirë programet duke kandiduar për subvencion shtetëror nga Ministria e Kulturës. Ajo, nga ana e vet ka një qëndrim të mirë ndaj këtij regjioni dhe me të vërtetë bashkëpunojmë mirë si me Ministrinë ashtu dhe me Institutin Arkeologjik Kombëtar me muze.”
Cilat janë objektet më interesante? Fionera Filipova:
“Që nga viti 2014 ne rivendosëm, pas një ndërprerje të gjatë, studimet arkeologjike të qytetit antik Raciarija. E dini se, ai është i njohur për ekspansionin e gjuetarëve të thesareve gjatë viteve të kaluara. Sivjet po i vazhdojmë studimet arkeologjike, po e gërmojmë pjesën qendrore rreth rezidencës së guvernatorit të Raciarija. Objekti tjetër i madh, të cilin po e studiojmë dhe të cilin mendoj se sivjet do ta përfundojmë, ky është nekropoli tek fshati Balej nga epoka e bronztë, ku ka rezultate shumë interesante. Në fakt, aty ka dhe epokë të hershme, të mesme dhe të vonë. Ai jep më shumë informacion për qytezën nga periudha e vonë e bronzit pranë fshatit Balej. Kështu që aty me të vërtetë presim rezultate shumë të mira.”
Përveç Raciarija, një objekt tjetër interesant nga epoka romake është stacioni rrugor në lokalitetin Anishte, në afërsi me kufirin serb. Tanimë janë zbuluar monedha nga shekulli i 3-4, si dhe sende të shumta nga jeta e romakëve – llamba, qeramikë, pajisje për ngrohje nën dysheme. Në afërsi me stacionin studiohet dhe një vilë e lashtë romake.
Mes objekteve më të lashta në kohë është dhe qyteza nga neoliti i herët në lokalitetin “Gradec” rreth fshatit Major Uzunovo, bashkia e qytetit Vidin.
Në regjion ka shpella të shumta dhe një pjesë prej tyre janë të njohura jo vetëm me bukurinë e vet natyrore. Është siguruar dhe financim për studime të reja të shpellës “Redaka”. Në të zbulohen sende të shumta të cilat dëshmojnë për jetën e gjahtarëve përpara 40 mijëvjeçarëve. Disa zbulime tregojnë simbiozën e çuditshme midis njerëzve dhe hienave. Në shpellën e bukur dhe të njohur mirë nga turistët “Magura” do të vazhdojë xhirimi me fotogrametri i vizatimeve unike prehistorike, që të mund të arrihet i ashtuquajturi realitet virtual. Një objekt interesant nga mesjeta është lokaliteti “Gradishte” rreth qafës “Vratcata”, bashkia Vraca. Aty u zbulua një kishë e krishterë e ndërtuar mbase gjatë shekullit të 6, gjatë kohës së perandorit Justinian.
Do të zhvillohen studime nëpër trasenë e autostradës së ardhshme në veriperëndim, në pjesën Vidin-Montana-Vraca. Kjo është një veprimtari rutine, e cila zakonisht financohet nga investitorët. A ka pritje të gjenden gjetje të vlefshme?
“Po, kjo është një veprimtari rutine dhe presim të regjistrohen qytezat e veçanta, siç kishte nëpër vijën hekurudhore, por do të shikojmë sesi do të bëhet kjo dhe mbase do të jetë më vonë”, thotë zonja Filipova. “Pres para së gjithësh zbulime romake, nganjëherë dallohet dhe epoka e bronztë, por akoma nuk kam një variant përfundimtar të trasesë, kështu që e kam të vështirë të parashikoj, por gjithmonë në raste të tilla gjenden gjetje nga të gjitha epokat.”
Monumentet dhe vlerat e lashta, të gjetura në regjionin Veriperëndimor të Bullgarisë, janë një themel i mirë për punën e muzeve, të cilët tërheqin gjithnjë e më shumë turistë. Një vizitë të mirë gëzojnë dhe gjërat antike në qytetin Vidin, thotë zonja Filipova. Në vend të parë kjo është kalaja Baba Vida dhe qendra e epigrafisë e hapur vjet në bazë të projektit të bashkisë. Ajo përmban dhjetëra monumente, elemente arkitekturore, sarkofagë dhe artefakte të tjera antike prej guri me mbishkrime. “Pres të përfundojmë me një fluks të mirë turistik sivjet”, nënvizoi drejtoresha e Muzeut Historik Regjional.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BTA dhe Radio Vidin
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii”..