Muzikantët dhe valltarët nga qyteti Kotell fituan vendin e parë në konkursin prestigjioz “Karagjozi i artë” në qytetin Bursa në Turqi. Ky sukses i radhës i ansamblit prestigjioz muzikor dhe të vallëzimit është një njohje е nivelit të lartë të shkollës së parë në Bullgari dhe në Ballkan për folklor “Filip Kutev” nga qyteti Kotell i cili gjendet në malin Stara Pllanina.
Për historinë e vet 50 vjeçare Shkolla Kombëtare e Arteve Folklorike ka përgatitur breza të tëra prej muzikantëve, këngëtarëve dhe valltarëve të talentuar. Sot shumë prej tyre janë dirigjentë të njohur, këngëtarë, aranzhues, instrumentistë, valltarë, koreografë, pedagogë tek ne dhe nëpër botë. Krahas arsimit të specializuar, shkolla organizon dhe një veprimtari të pasur koncertesh tek ne dhe jashtë shtetit, me idenë që të popullarizohet muzika jonë tradicionale dhe vallëzimet në një nivel të lartë artistik. Të shumta janë pjesëmarrjet e solistëve të veçantë dhe të grupeve të tij përfaqësive në konkurset dhe festivalet tona dhe ndërkombëtare, të shënuara me dekorata prestigjioze. Prej disa vjetëve në Shkollën Kombëtare të Arteve Folklorike “Filip Kutev” po zhvillohen konkurset kombëtare “Kërraba e artë” dhe “Ylberi i këngës”, të cilat tërheqin fëmijë dhe të rinj nga vendi, mjeshtëritë e të cilëve vlerësohen nga një juri e autoritetshme. Mësimi i valleve bullgare në shkollën e Kotelit fillon gjatë vitit 1998. Përpara disa ditëve 20 vjetori i kësaj dege u festua me suksesin e Konkursit Ndërkombëtar “Karagjozi i artë” – vendi i parë për muzikantët dhe valltarët. Më shumë hollësira tregon zonja Janka Doçeva – menaxhere artistike e Shkollës Kombëtare të Arteve Folklorike “ Filip Kutev”:
“Kam nderin të prezantoj grupe të shkollës në konkurse dhe festivale ndërkombëtare që nga viti 2003. Bashkë me drejtoreshën Maria Gradeshlieva kemi një bashkëpunim të suksesshëm. Në edicionin e 32 të festivalit ndërkombëtar “Karagjozi i artë” garuan ansamble prej 23 vendeve nga e gjithë bota. Programi i nxënësve të Shkollës Kombëtare të Arteve Folklorike “Filip Kutev” nga qyteti Kotell qe i përgatitur nga koreografët Mirosllav Tipovski dhe Konstantin Kostantinov, të cilët janë mësues në koreografi. Programi e pushtoi publikun me gradimin dinamik, me ndikimin skenik, gjë që zbuloi magjinë dhe bukurinë të cilat e mbajnë muzika dhe vallet popullore bullgare. Fëmijët tanë - valltarë dhe muzikantë, qenë të shkëlqyer në interpretimet e tyre dhe u bënë fituesit e pakundërshtueshëm. Ata morën adminrimin e të gjithë pjesëmarrësve, pjesa më e madhe nga të cilët qenë profesionalistë me përvojë të madhe dhe shumë arritje. Sivjet në konkurs garuan grupe nga Gjeorgjia, Osetia e Veriut, Ukraina, Bjellorusia, Kazakistani... Mjaft të mira qenë interpretuesit e vallëzimeve nga Kaukazi. Po kështu shumë e mirë qe dhe prania e grupeve nga Brazili, Maqedonia, Indonezia, por fituan nxënësit tanë. Pavarësisht dhe fëmijë, ata luftuan në mënyrë profesionale.
Në juri, morën pjesë përfaqësues nga Koreja e Jugut, Maqedonia, Turqia, Portugalia, Polonia e të tjera. Në ndryshim nga konkurset e shumta nëpër botë dhe tek ne, ku mund të marrësh pjesë, në qoftë se paguan, tek “Karagjozi i art” gjërat qëndrojnë në mënyrë tjetër. Nga ana financiare shprenzimet e grupeve mbulohen nga vendi pritës. Prandaj dhe seleksionimi i pjesëmarrësve është kaq i përpiktë. Edhe sikur grupi të jetë i miratuar vetëm për etapën e parë të konkursit, kjo tanimë është njohje e nivelit të lartë artistik.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..
"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet..