Arkitektët dhe inxhinierët e rinj, të bashkuar nga dashuria e tyre për bukurinë unike të shtëpive rilindëse bullgare, kërkojnë dhe mbrojnë dijet shumëshekullore, të transmetuara brez pas brezit nga mjeshtërit ndërtues nëpër tokat tona. Jo vetëm se dëshirojnë t’i ruajnë mjeshtëritë e mëdha, por dhe ta rikthejnë në përputhje me mënyrat autentike bukurinë dhe madhështinë e dikurshme të fasadave të shkatërruara.
Përpara disa vjetëve, 7 specialistë në fushën e ndërtimit dhe të projektimit të godinave krijojnë shoqatën “Meshtra”. Ata i vënë vetes për qëllim të zhvillojnë forma alternative të arsimit dhe përmes tyre të ndihmojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe popullarizimin e saj, si dhe të ndajnë dijet tradicionale dhe ato artizanale me të rinjtë. Dhe jo rastësisht zgjedhin për emrin e organizatës së tyre fjalën “mjeshtër” (në bullgarisht ajo është “majstor”). “Meshtër” apo “meshtra” (sh.) kanë quajtur vetes ndërtuesit (muratorët) në gjuhën e tyre sekrete dhe në bisedimet me pasanikët.
Detyra e parë i shpie arkitektët dhe inxhinierët e shoqatës në fshatin Dolen – një rezervat arkitektural në malin e Rodopeve, ku i përshkruajnë shtëpitë rilindëse, bisedojnë me njerëzit për traditat e tyre dhe për mënyrën e jetesës, njihen me mjeshtërit vendas, të cilët lavdërohen si më të mirët në ndërtimin e mureve prej guri dhe në renditjen e pllakave prej guri për çati. Por, a mund të përdoren sot metodat e vjetra? Po, përgjigjen shkurtimisht anëtarët e shoqatës “Meshtra”. Sepse zanatet e dikurshme japin njohuri për teknikat, të provuara gjatë shekujve. Dhe sepse tani nuk i njohim materialet natyrale dhe i nënvleftësojmë cilësitë e tyre.
“Ne si arkitektë dhe inxhinierë jemi bindur sesa është e rëndësishme të ketë dhe një pjesë praktike në procesin e arsimimit, që të mund të afrohemi sa më afër materialeve – mendon arkitektja Irina Argirova. Shtëpitë rilindëse janë mjaft të rëndësishme për kulturën e vendit tonë, prandaj është e nevojshme që teknikat e ndërtimit t’u transmetohen brezave të ardhshme. Kështu këto shtëpi do të restaurohen në mënyrën e drejtë dhe pronarët e tyre do të vlerësojnë se çfarë pasurie kanë. Por dhe përse materialet natyrale të mos përdoren dhe në ndërtimin e godinave të reja?”
Vendi ynë disponon 5 rezervate arkitekturore. Në disa fshatra po kështu vihen re shtëpi të vlefshme rilindëse, të cilat mjerisht shkatërrohen për shkak të shpopullimit të vendbanimeve dhe mungesës së dijeve nga ana e pronarëve të tyre për mirëmbajtjen e godinave. Por, kujdes i kujt duhet të jenë këto shtëpi – i pronarëve, i bashkive apo i shtetit?
“Kujdesi për restaurimin e shtëpive të vjetra është i të gjitha palëve – nuk ka sesi të themi se është vetëm i njërës prej tyre – mendon inxhinierja Petja Grueva. Por, në qoftë se pronarët nuk i vlerësojnë shtëpitë e veta, shteti nuk mund t’i ndihmojë. Prandaj duhet që të gjitha palët të marrin pjesë në këtë proces.”
Fare shpejt arkitektët dhe inxhinierët e shoqatës “Meshtra” përsëri do të nisen në rrugë, në kërkim të mjeshtërive dhe dijeve të ndërtuesve të vjetër dhe me qëllim të tregojnë për traditat e ndërtimit të shtëpive të vjetra.
“Punishtja e parë do të jetë në fshatin Llozen, në malin e Rodopeve dhe më saktë në pjesën e tij lindore. Në fund të muajit korrik atje do të takohemi me magjinë e mureve të gurta, kryeveprave të ndërtuara prej qerpiçi dhe çative prej guri – tregojnë dy specialistet. Do të prezantojmë arkitekturën karakteristike për këtë rajon dhe teknikat tradicionale të ndërtimit, si dhe do të restaurojnë suvanë prej balte të një shtëpie autentike prej qerpiçi. Kurse në mesin e muajit gusht, bashkë me muzeun Etnografik në të hapur “Etëra”, për vit të tretë të radhës do të zhvillojmë programin arsimor “Në botën e arkitekturës së lashtë malore”-në të janë parashikuar leksione dhe një pjesë praktike. Leksionet do të jenë në lidhje me arkitekturën tradicionale rilindëse për rajonin e qytetit Gabrovo (Bullgari Qendrore, ku ndodhet muzeu arkitektural “Etëra”), kurse mjeshtrit vendas do të na tregojnë sesi ndërtohen muret prej guri, si bëhet një skelet prej druri dhe si përgatitet llaçi i baltës për muret tradicionale të shtëpive rilindëse. Por, para së gjithësh do të zhvillojmë një studim në terren të zanateve ndërtuese në malin Stara Pllanina, që të mund të dokumentojmë trashëgiminë kulturore materiale dhe jo materiale në dhjetëra fshatra. Dhe në fund do të organizojmë një ekspozitë për të treguar rezultatet e arritura.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: meshtrango.com
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..