Svilen Noev është i njohur si frontmen i grupit “Ostava”, të krijuar para 27 vitesh në qytetin Gabrovo. Atëherë, bashkë me Georgi Georgiev – kitarë dhe vokal, Bojan Petkov – bas kitarë, Daniell Ivanov – bateri dhe Aleksandër Marburg – kitarë, krijuan një prej bandave më të suksesshme bullgare të muzikës rock, duke u mbështetur tek “indi rock stilistika”. Deri tani kanë gjithsej shtatë albume, kurse ai i fundit “Oqeani” doli në treg në vitin 2015. “Ostava” është formacioni, i cili vazhdon të japë aktivisht koncerte dhe të krijojë muzikë të re.
Aktualisht Svilen Noev është duke kërkuar një vend të vet personal muzikor në hapësirën reale online. Adhuruesit e tij janë në pritje që gjatë vjeshtës të dalë në treg projekti i tij debut solo. Kënga e tij e parë e ka titullin “Beautiful” (“Bukur”).
“Në një moment vendosa se kam mjaftë ide të grumbulluara për këngë, të cilat desha t’i realizoja, jo me grupin, por me muzikantë të tjerë – na tregoi Svilen – Fillova të punoja me bateristin e grupit “Ostava” – Dani, me Georgi Stanev (ish producent i Gravity Co) dhe me Krasimir Todorov – një muzikant i njohur nga grupi D2. Kështu e krijuam këngën “Beautiful”. U bë një këngë shumë e këndshme, kurse ne vazhduam të kompozojmë këngë të reja dhe deri tani kemi gjithsej gjashtë. E di se për publikun unë jam muzikant nga grupi “Ostava”, por unë nuk dua të krijoj muzikë instrumentale, por të këndoj. Prandaj këto kompozime të reja janë krejt të ndryshme nga ato të grupit “Ostava”. Kompozimet kanë tingëllim elektronik, nuk ka kitarë dhe janë në gjuhën angleze. Qëllimi është që të mos ketë aspak lidhje me “Ostavën”, përveç zërit tim. Ne përpiqemi të jemi modernë dhe në të njëjtën kohë muzika jonë të tingëllojë në një mënyrë të lehtë dhe zbavitëse. Aktualisht në të ashtuquajturin “indi rock” është shumë moderne të këndohet me falset. E interpretoj këngën “Beautiful” pikërisht në këtë mënyrë. Është interesante se ajo është krijuar para dy vitesh, pavarësisht se e promovoj tani. Unë nuk jam ndikuar nga tendencat e reja, kjo ndodhi rastësisht. Është e vërtetë se e dëgjoj dhe e pëlqej shumë muzikën angleze rock. Këndimi me falset është përhapur që prej shumë kohe, por tani përsëri është në modë. Është e vërtetë se unë që prej vitesh këndoj në këtë mënyrë, kështu qe për mua kjo nuk është diçka e re. Albumi do të quhet “Different” (“I ndryshëm”). Do të ketë dhe një këngë me këtë emër në album. Ajo do të jetë edhe kënga-“pilot”. Titulli nuk është i zgjedhur rastësisht, në fakt ai ka të bëjë me “Svilenin e ndryshëm”.
Svilen Noev nuk e ka braktisur punën e vet me grupin “Ostava” në asnjë mënyrë. Verën grupi do të ketë turne në qytete të ndryshme të vendit, por tani për tani frontmeni nuk parashikon incizimin e albumeve të reja me “Ostava”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..