Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“White dinner” mban sekret vendin e piknikut nën yje në Sofje

БНР Новини

Në vitin 1988 François Pasquier pas një mungese të tij të gjatë nga Parisi i dashur, ka vendosur t’i mbledhë miqtë e vet në një piknik. I ka ftuar të gjithë ata në pyllin e Bulonjës (Bois de Boulogne), duke u thënë atyre të visheshin në të bardhë në mënyrë që të gjenin më lehtë njëri-tjetrin. Dhe ndoshta askush prej tyre atëherë nuk ka menduar se darka e këndshme në të bardhë (diner en blanc) do të bëhej një traditë, një rit i pritur me padurim, i veshur në mister dhe shije të hollë.

Çdo verë mijëra njerëz në Paris, Nju Jork, Hamburg, Milano, Hong Kong, Montreal, Johanesburg mblidhen për një darkë me stil të rafinuar nën qiell të hapur, duke respektuar kodin e veshjes në të bardhë dhe rregullat për marrëdhënie harmonike me të pranishmit e tjerë dhe me natyrën.

Historia e këtij pikniku të sofistikuar në të bardhë është 30-vjeçare – tregon Elena Spirina, organizatorja e nismës “White Dinner” në Bullgari. Në këtë ngjarje njerëzit vetë sigurojnë ushqimin dhe pijet dhe ideja është që të krijojnë një ambient të bukur rreth tyre dhe të jenë proaktivë”. Një nga mesazhet e iniciativës është lidhur me ekologjinë, sepse në piknik në pyll nuk përdoren enë plastike. Në vend të tyre pjesëmarrësit përdorin mallra për përdorim të shumëhershëm dhe janë detyruar të pastrojnë ambientin pas tyre. Dëshirojmë t’i mësojmë njerëzit të pastrojnë vendin, të cilin e përdorin, të krijojnë bukuri në çdo vend dhe në çdo kohë, përveç kësaj të veprojnë, sepse secili merr përgjegjësi për atmosferën e mirë dhe për emocionet pozitive. Me fjalë të tjera – të mos jemi vetëm konsumatorë, të cilët presin një darkë të gatshme në restorant, por të marrim pjesë në krijimin e ngjarjes” – shpjegoi organizatorja.

Снимка

Fraza e njohur “tradita dikton” e çon mendjen në komunitete të fshehta, rrite mistike dhe komplote – dhe në të vërtetë “Darka në të bardhë” ka elemente prej të gjitha këtyre gjërave. Pjesëmarrësit dinë për organizimin e ngjarjes, por deri në çastin e fundit nuk dinë vendin e saktë – atëherë një nga organizatorët do t’i shpie në vendin e zgjedhur.

Misteri është një nga “përbërësit” më të rëndësishëm të ngjarjes, sepse vendndodhjen e mbajnë fshehtë dhe pjesëmarrësit mendojnë se ku mund të jetë ajo – tregoi Elena Spirina. – Në fakt kjo është një nga gjërat, të cilat i provokojnë njerëzit të marrin pjesë – ata kanë pritje pozitive, janë kureshtarë. Më parë takohen me një të panjohur, i cili zbulon vendin e fshehtë të piknikut. Përveç kësaj shikojnë se si brenda vetëm 20 minutave “organizohet” ngjarja – pavarësisht në se në të marrin pjesë treqind apo tri mijë veta. Në vendin bosh papritmas shfaqen tavolina, karrige dhe gjithçka bëhet shumë e bukur.

Снимка

Vitin e kaluar për herë të parë 320 veta mblodhën për një darkë të tillë të bardhë në Parkun e Akademisë Ushtarake në Sofje.

Darka e parë shkoi shumë mirë dhe ne ishim befasuar nga entuziazmi i pjesëmarrësve – kujton Elena Spirina. – Një pjesë prej tyre dinin për organizimin e ngjarjes nga jashtë dhe erdhën këtu posaçërisht për të . Ata përshëndetën organizimin e saj në Bullgari me të gjitha këto tryeza të bukura, plot me lule, pena dhe qirinj. Kishte dhe gatime të shijshme – pjesëmarrësit erdhën me pite, torta, djathëra, fruta, të tjerë kishin gatuar gjellë në enë të përshtatshme.”


Më 12 korrik në një vend të fshehtë në Sofje do të mblidhen mysafirët e edicionit të dytë të “White Dinner”. Pas shtrimit të tryezave me enë prej porcelani të bardhë dhe pas zbukurimit të tyre, ata do të shijojnë perëndimin e diellit në sfondin e muzikës së saksofonit – pop, xhaz dhe soul. Për humorin e mirë të mysafirëve gjatë darkës do të kontribuojnë këngëtari Orlin Pavllov, engjëjt e bukur dhe princeshat mbi këmbalka. Në fund të gjithë të pranishmit do të ndezin fishekzjarrë, për të përfunduar në mënyrë festive këtë aventurë verore në ambient të hapur, ndër njerëz të mirë dhe me koktej në dorë .

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: whitedinner.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD