Vizita katërditore e Kryeministrit kinez Li Keqiang në Bullgari, që përfundoi ditën e diel, është ndër temat kryesore të mediave kombëtare sot. Shumica prej tyre vendosin në plan të parë idenë e Kryeministrit Bojko Borisov që Qendra e ardhshme e Partneritetit midis 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Kinës të kryesohet nga Liljana Pavllova, Ministre e deritanishme e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së. Vizita e Kryeministrit kinez u gjend në qendrën e vëmendjes edhe të mediave botërore. Krahas vizitës së tij një javë pas përfundimit të Presidencës sipas parimit të rotacionit të Këshillit të BE-së Bullgaria përsëri ishte vendosur ndër lajmet botërore.
Vizita e Kryeministrit kinez tërhoqi vëmendjen e botës jo vetëm sepse është vizita e tij e parë në Bullgari pas formimit të qeverisë së re në Pekin, por edhe sepse kjo është vizita e parë prej turneut të tij evropian. Përveç kësaj ajo bashkë me samitin e shtatë të iniciativës 16+1 u mbajtën në një moment, kur mes BE-së dhe SHBA-së kishte tension të madh për shkak të disa kundërshtimeve në fushën ekonomike. Në momentin e tensionit të madh mes tyre flitej për zhvillim të shkëlqyeshëm të marrëdhënieve industriale, ekonomike, financiare etj. të Kinës me një pjesë prej BE-së dhe më konkretisht me Evropën Qendrore dhe Lindore. Me arsye apo jo, këto fakte shkaktuan disa shqetësime. Pikërisht për këtë shkak edhe Kryeministri kinez, edhe ai bullgar bënë të ditur se samiti 16+1 nuk i është drejtuar askujt në botë dhe nuk do t’i dëmtojë marrëdhëniet me BE-në. Përveç kësaj Li Keqiang shtoi për t’i qetësuar disa shtete të rezervuara në vetë BE-në se “Kina nuk ka qëllim për ta ndarë Bashkimin Evropian nëpërmjet takimeve kineze me vendet e Evropës Qendrore dhe të asaj Lindore në formatin 16+1”. Pas takimit sy më sy me Kryeministrin bullgar Bojko Borisov, Kryeministri Li Keqiang saktësoi se Kina e konsideron BE-në si një fuqi e rëndësishme në prosperitetin global, e përshëndeti Evropën e Bashkuar dhe vuri në dukje se do t’i ndjekë rregullat e tregut dhe ligjet e BE-së. Një deklaratë të ngjashme bëri edhe Kryeministri Borisov, duke theksuar se Bullgaria ka mundësi të zhvillojë marrëdhënie industriale, ekonomike, financiare e të tjera me Kinën mbi bazën e pragmatizmit dhe duke respektuar të gjitha rregullat evropiane.
Teza se iniciativa mes Kinës dhe vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore nuk na ndan u përkrah edhe nga Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç. Ai dha si një shembull konkret projektin infrastrukturor të vendit të tij, i cili zbatohet nga një firmë kineze dhe e ndihmon konektivitetin e regjionit. Si ripohim i sinqeritetit të këtyre pohimeve samiti i shtatë i iniciativës 16+1 vendosi që të krijohet një Qendër globale e Partneritetit të shteteve nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe të Kinës, në kuadrin e së cilës shtetet e iniciativës të studiojnë se si bashkëpunimi i tyre mund t’u përgjigjet më mirë rregullave të Bashkimit Evropian.
Për Bullgarinë vizita e Kryeministrit kinez ka një vlerë të madhe bilaterale. Sofja përfitoi nga ajo që të shpallë pritjet e saj për marrëdhënie me efektive dhe racionale me Kinën jo vetëm sa i përket energjetikës dhe projekteve infrastrukturore të transportit, por edhe në lëmin e industrisë, teknologjive të larta, bujqësisë dhe turizmit. Si shenjë respektimi të këtyre pritjeve Kryeministri kinez u angazhua që të veprojë personalisht për përfundimin e suksesshëm të projektit për ndërtimin e centralit atomik “Belene”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..