Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lloje të reja kafshësh do të mbajnë emrin e zbuluesit Bojan Petrov

БНР Новини

Kujtime për Bojan Petrovin përmes koleksioneve të çmueshme me lloje të kafshëve nga malet e larta, shënimet e përpikta të zoologut dhe fytyra e tij e buzëqeshur në fotot e bëra pas pushtimit të majës së radhës. Në hyrjen e Akademisë Bullgare të Shkencave për alpinistin dhe shkencëtarin, i cili mbeti përgjithmonë në Himalajën, sot tregojnë artefaktet e mbledhura nëpër të gjithë botën dhe fjalët e pa shprehura deri në fund, të cilët kolegët, shokët dhe adhuruesit i shkruajnë në librin e nderit.

Снимка

I drejtuar gjithmonë drejt majës më të lartë, Bojan Petrovi i gërshetonte studimet shkencore me arritjet sportive. Në sajë të tij, Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore, në të cilin ai punonte si zoolog, zotëron një nga koleksionet më të pasura të kafshëve nga malet e larta. Njohje për aktivitetin e tij zbulues është dhe fakti se, mbiemrin e tij Petrovi e mbajnë 7 lloje të reja kafshësh – merimanga, brumbuj, njëqindkëmbësh, morra druri, tartabiqe, kurse katër të tjerë aktualisht po përshkruhen.

Снимка

Снимка"Ai ishte studiues akoma që në fëmijëri, kurse alpinizmit iu përkushtua gjatë 10-15 vjetëve të fundit, kur arriti sukseset e tij më të mëdha – tregon profesor Pavell Stoev, një kolegë dhe shok që nga periudha e fëmijërisë. Punonte mbi 3 drejtime - Studionte kafshët shpellore dhe kishte vizituar mbi 500 shpella në botë: Studionte lakuriqtë e natës dhe qe përfaqësuesi bullgar në takimet ndërkombëtare mbi konventën evropiane për ruajtjen e tyre. Drejtimi i tretë ishte lidhur me amfibet dhe zvarranikët si dhe gjetjet më interesante lidhur me to. Përveç kësaj filloi një tezë lidhur me kafshët - merimangë, por mjerisht, nuk mundi ta përfundojë. Ne, kolegët e tij, mund të përfundojmë shumë nga gjërat e tij, aq më tepër se ai la pas vetes dhe shumë njerëz të rinj."

Bojan Petrovi përveç se ishte një dijetar i shquar, mbronte dhe shumë kauza mbrojtëse të natyrës si ajo kundër ndërtimit të tepruar të Pirinit.

"Bojani kishte një pozitë shumë të fortë mbi kazusin me malin Pirin dhe si një specialist-ekolog gjithmonë ka mbrojtur natyrën, larminë biologjike – thotë akoma profesori Pavell Stoev. Kështu që synimet e qeverisë dhe të biznesit ta “konsumojnë” deri në fund një nga malet tona më të bukura, që të mund disa njerëz të përfitojnë, ishte absolutisht e papranueshme për të, si dhe për të gjithë ne. Ai qëndronte dhe pas shumë kauzave të tjera, për shembull për Grykën e Kresnës (Bullgari Jugperëndimore) – duke u shpallur kundër planeve për ndërtimin e autostradës aty."

СнимкаPër zoologun doktor Petër Beron, Sunny – siç e quanin Bojan Petrovin që të gjithë, përgjithmonë do të mbetet djali, i cili jetonte gjithmonë me ritme të shpejta dhe gjithmonë fugonte nëpër korridoret e muzeut.

Bojan Petrov qe para së gjithësh një zoolog dhe një mbrojtës i flaktë i natyrës – ai punonte në fusha të shumta, kurse koleksionet e tij të vlefshme, të mbledhura në zonat e kufijve më të lartë të jetës /rreth kampeve të alpinistëve në lartësi 5-6 mijë metra/, përgjithmonë do të mbeten tek ne – tregon shkencëtari. Ai qe një përjashtim në sfondin e të gjithë të tjerëve, me qenë se demonstronte një vullnet të paparë dhe pavarësisht nga sëmundjet e tij të shumta dhe traumat nga të dyja katastrofat mundi t’i ngjisë brenda një stine majat më të larta në botë K2, Nanga Parbat dhe Kangchendzyonga. Do ta mbaj mend si djali i vogël, të cilin e emërova në muze gjatë vitit 1998, dhe si njeriun, i cili i donte shumë malet, natyrën dhe shpellat dhe çdo gjë e bënte me shumë zemër”.

Снимка

Kujtimet materiale, të cilat ia la Bojan Petrovi muzeut Kombëtar të Shkencave të Natyrës, tani do të fillojnë të studiohen. Kështu shkencëtarët e rinj do të vazhdojnë veprimtarinë e tij të një njeriu, i cili bënte shkencë, edhe kur mundohej të prekte me dorë qiellin. Ai ëndërronte të shkelte në të gjitha majat në botë me lartësi mbi 8 mijë metra dhe vetëm 4 prej tyre nuk mundi t’i pushtonte. Por pavarësisht nga kjo u ngjit deri në lartësitë, që ku na tregoi, se edhe në botën e sotme materiale ia vlen ta rrezikojmë me të vlefshmen dhe të çmueshmen, kur bëhet fjalë për ëndrrat më të mëdha.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Diana Cankova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD