Me veprimet e veta të fundit në politikën regjionale qeveria e Bojko Borisovit edhe një herë ripohoi se Ballkani Perëndimor mbetet prioritet në politikën e jashtme të Bullgarisë edhe pas përfundimit të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së sipas parimit të rotacionit. Bisedimet e Borisovit një ditë më parë në Selanik dhe dje në mbrëmje edhe në Bosnjë e Hercegovinë jo vetëm se ripohojnë, por edhe konkretizojnë disa prej vijave kryesore të sjelljes së Sofjes në këtë sferë. Ky aktivitet ballkanik u shfaq nga qeveria mu para samitit të shtatë 16+1 në Sofje, qëllimi kryesor i të cilit është që të zhvillojë bashkëpunimin ekonomik dhe të rritë investimet e Kinës në Evropën Qendrore dhe Lindore, ku gjendet edhe Ballkani Perëndimor. Një prej fushave me prioritet të iniciativës këtë vit është infrastruktura, kurse projektet infrastrukturore ishin një temë dominuese gjatë vizitave të Kryeministrit Borisov në Selanik dhe Sarajevë.
Në takimin katërpalësh në Selanik midis kryeministrave të Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Presidentit të Serbisë Kryeministri bullgar Bojko Borisov u kushtoi një vëmendje të posaçme çështjeve të infrastrukturës dhe të konektivitetit të transportit të regjionit. Tani ai e lidhi këtë temë me domosdoshmërinë që zhvillimi i sistemeve hekurudhore dhe i transportit detar dhe lumor të jetë i shoqëruar me përpjekje për lehtësimin maksimal të transportimit të mallrave përmes porteve. Teza e njëjtë u zhvillua suplementarisht edhe në Samitin e Selanikut të ministrave të transportit të katër shteteve, takim ky në të cilin pala bullgare informoi për gatishmërinë e vetë që nga fillimi i vitit 2019 të vendosë taksë elektronike për automjetet që lëvizin në autostrada. Vendi ynë bëri të ditur gjithashtu se është për arritjen e pajtueshmërisë operative të sistemeve për vendosjen e taksave për shtetet fqinje dhe ripohoi gatishmërinë për të punuar për ndërtimin e sa më shumë rrugëve dhe vijave hekurudhore, të cilat të garantojnë konektivitetin e transportit mes vendeve fqinjëve dhe të forcojnë lidhjet tregtare dhe ekonomike me to.
Përsëri këtë javë qeveria e Sofjes miratoi një Memorandum për krijimin e Këshillit Ekzekutiv për Korridorin Hekurudhor “Alpin-Perëndimor Ballkanik” për transportim mallrash. Kjo infrastrukturë gjithashtu ka qëllim ta përmirësojë konektivitetin dhe këmbimin e mallrave me vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas një vendimi të Komisionit Evropian që nga muaji mars i vitit 2018 korridori duhet të vihet në shfrytëzim në kuadrin e dy viteve, si pjesë e rrjetit hekurudhor evropian për transport të konkurrueshëm të mallrave.
Mirëpo, edhe në Selanik, edhe në Sarajevë Kryeministri Borisov rikujtoi një kusht kyç për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Në samitin katërpalësh në Selanik ai shënoi se ka nevojë për miqësi, kompromis dhe mirëkuptim mes të gjithëve në regjion, kurse në Sarajevë – se prioriteti Ballkani Perëndimor mbetet në fuqi, por vendet e këtij regjioni duhet t’i përballojnë dallimet e veta. Si shembull të përballimit të këtyre dallimeve Kryeministri Borisov shënoi Traktatin e Fqinjësisë së Mirë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, si dhe Marrëveshjen midis Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë. Nëse këta shembuj do të përsëriten, kryesisht në marrëdhëniet e vështira midis Serbisë dhe Kosovës dhe në zgjidhjen e kundërshtimeve të brendshme në Bosnjë e Hercegovinë, kjo do të shihet në të ardhmen.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..