30 fëmijë dhe 10 mësues nga Qendra kulturore arsimore bullgaro-ukrainase “Media” në Odesën e Ukrainës, marrin pjesë në seminarin dyjavor të gjuhës bullgare në qytetin Razgrad. Seminari organizohet me ndihmën e Qendrës shkencore “Kiril dhe Metodi” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave në partneritet me shkollën tetëvjeçare “Ivan S. Turgenev” në qytetin verilindor bullgar. Me anë të një dekreti ministror nga viti 1993 për realizimin e arsimimit të bullgarëve jashtë shtetit, që të gjithë personat me kombësi bullgare, të cilët jetojnë më vete ose në bashkësi bullgare, kanë të drejtë të frekuentojnë kurs dyjavor kualifikues, duke u përfshirë në programe të ndryshme arsimore në Bullgari. Në qytetin Razgrad seminari zhvillohet për vit të parë dhe do të vazhdojë deri më 1 korrik.
Miqtë janë akomoduar në shtëpinë e pushimit “Pçelina” në vendin me të njëjtin emër. Për ta janë siguruar leksione dhe ushtrime në gjuhën bullgare, në historinë dhe gjeografinë bullgare, në muzikën popullore dhe artet etnografike. Gjatë kohës së seminarit fëmijët njihen me traditat dhe zakonet kombëtare, kurse lektorët nga Qendra shkencore “Kiril dhe Metodi” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave zhvillojnë mësime praktike me mësuesvit.
Nxënësit nga shkolla tetëvjeçare “I. S.Turgenev” marrin pjesë aktive në programin e përgatitur për moshatarët e tyre ukrainas, si dhe në vizitat në vende interesante kulturore dhe historike në rajonin e qytetit Razgrad dhe në kryeqytetet e vjetra bullgare – Pliska dhe Veliki Presllav. Mbrëmjet e fëmijëve bullgarë dhe ukrainas janë plot me lojëra tradicionale, rreth zjarrit në kamp mikpritësit tregojnë përralla.
Bullgarët e Besarabisë u pritën në godinën e administratës së rrethit në qytetin Razgrad nga vërsnikët e tyre nga shkolla e Razgradit me bukë, merudhi dhe mjaltë. E duam shumë mëmëdheun tonë të vjetër, çdo një fëmijë nga grupi ka rrënjët e veta në Bullgari, premtojmë të mësojmë gjuhën bullgare dhe të njihemi me vëllezërit tanë sllavë”, tha mësuesja nga Ukraina – Viktorija Stojanova.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Sadet Kërova
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..
Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..