Shenjtërorja legjendare e Orfeut pranë fshatit Tatull dhe kompleksi parahistorik shkëmbor Harman Kaja në malin Rodopa bëhen skenë për ringjalljen e riteve të lashta trake për kremtimin e Ditës së Enjos. Më 24 qershor, kur shënojmë një nga festat më të respektuara në kalendarin popullor bullgar, Akademija Orfika i çon adhuruesit e mistereve të lashta nëpër gjurmët e të paraardhësve.
Sipas terminologjisë popullore Dita e Enjos mban edhe emrat Ivanden, Shën Joan Barna Mbledhës, Shën Joan i Verës. Kjo është data, në të cilën Kisha Ortodokse Bullgare kremton Lindjen e Shën Joan Pagëzorit. Legjenda, se natën duke u gdhirë Dita e Enjos qielli hapet dhe bëhen çudira, daton që nga koha më e lashtë. Sipas paraardhësve atë natë yjet zbresin në tokë duke iu dhënë luleve dhe barërave forcë mjekuese. Prandaj të gjitha bimët kuruese të mbledhura atë natë magjike, posedojnë një fuqi të madhe. Njerëzit besojnë se në se do të rrokullisin në vesë para se të nisë të zbardhë dita, do të jenë të shëndoshë gjatë tërë vitit.
“Atë ditë sipas gojëdhënave dhe mistereve të lashta stuhitë e tokës dhe të qiellit hasen, gjë që pasqyrohet në rite mistike karakteristike për zakonet bullgare. Kështu realiteti gërshetohet me magjinë” – tregon Cvetan Gajd, drejtor i Akademisë Orfika. “Rikrijojmë rite të paçmueshme si për identitetin bullgar, ashtu edhe për lidhjen midis së kaluarës, së tanishmes dhe të së ardhmes. Sot, megjithëqë jetojmë në një epokë moderne, është me rëndësi që njeriu të njohë rrënjët të fshehura në lashtësi. Shpesh themi “I tillë është riti”, por sikur harrojmë, se ai gjithnjë ka një përmbajtje shpirtërore. Në traditën popullore shenjtëria është pjesë e riteve.”
Nuk është e rastit që Dita e Enjos lidhet me kultin ndaj diellit dhe solsticit të verës. Pikërisht nga dita më e gjatë e vitit fillon udhëtimi i gjatë te dimri. Sipas besimeve popullore atë ditë Dielli lahet në lumenjtë ndërsa Enjo “ua hedh qyrkun krahëve dhe nis të kërkojë borën”. Edhe më sot ekziston besimi, se njeriu sëmuret nga 77 e gjysmë sëmundje dhe vetëm për këtë gjysmë nuk ka ilaç. Në fakt për të caktohet “një gjysmë bar” i cili zbulohet vetëm nga barna-bledhësit natën duke u gdhirë Dita e Enjos. Para se të agojë dielli gratë me një rit special duhet të blejnë nga shtojzovallet barërat kuruese. Për këtë ato bëjnë një rreth me shportat plotë barërat e mbledhura dhe luajnë përreth në heshtje të plotë një valle të mbyllur. Pas kësaj thurin kurora prej barërave ose bëjnë tufa të cilat i lidhin me fije të kuqe. Ato buqeta i vënë në shtëpi për shëndet. Të gjithë kalojnë përmes një kurore të madhe të thurur për nder të Enjos.
“Kur flasim për barërat mjekësore nuk është me aq rëndësi data astronomike 24 qershor, me më shumë rëndësi është lidhja midis shpirtit njerëzor dhe harmonisë së universit – thekson Cvetan Gajd. – Kështu që në radhë të parë është qëndrimi ndaj gjithçka që fshihet prapa barërave mjekësore, natyrës, stuhive. Qëndrimi i njeriut ndaj gjithçka që shfrytëzon dhe praktikon atë ditë e plotëson festën me një përmbajtje enigmatike."
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: academiaorphica.org
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..